Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmet izraelite dhe amerikane goditën objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore, duke e turpëruar Teheranin, i cili u duk se nuk ishte në gjendje të mbrohej siç duhet.
IRAN- Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasojat e konfliktit të qershorit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, rikthimi i politikanit veteran, Ali Larijani, si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, përbën rikthim politik, i cili, megjithatë, nuk ishte i papritur.
Pas përfundimit të luftës, 67-vjeçari theksoi se në ditën e parë të sulmeve izraelite, aparati i sigurisë iraniane e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar dorëheqjen. Vitin e kaluar, Larijanit iu ndalua garimi për president.
Megjithatë, tani ai do të luajë rol qendror në formësimin e politikave pas bombardimeve izraelite dhe amerikane që vunë në pah dobësitë ushtarake të Iranit.
“Larijani u la mënjanë dhe u përjashtua, por kurrë nuk u hoq plotësisht nga skena politike”, tha analisti politik iranian me bazë në Londër, Babak Dorbeigi, për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).
“Gjatë luftës 12-ditëshe ndodhën disa zhvillime të rëndësishme. Një çështje madhore, siç është theksuar nga zyrtarët dhe media, ishte llogaritja e gabuar e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit”, shtoi ai.
"Nevoja urgjente për ndryshim"
Sulmet izraelite dhe amerikane goditën objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore, duke e turpëruar Teheranin, i cili u duk se nuk ishte në gjendje të mbrohej siç duhet.
Zyrtarët ofruan versione të ndryshme për shkallën e dëmit të pësuar, duke krijuar përshtypjen se në udhëheqjen iraniane mbretëron rrëmuja.
“Megjithatë, çështja më kritike - ajo që ka përparësi para të gjitha të tjerave – është të kuptuarit se, në kohë lufte, nuk mund të kërkosh mbështetje te udhëheqësi suprem [ajatollah Ali Khamenei]”, tha Dorbeigi.
“Mungesa e tij dhe mungesa e udhëheqjes në Iran zbuluan një boshllëk të madh në krye. E gjithë kjo tregon për një nevojë urgjente për ndryshim”, shtoi ai.
Në këtë kontekst, Larijani shihet si një figurë e besueshme, i cili është i aftë për të marrë “vendime të arsyeshme”.
I cilësuar si pragmatist, ai do të punojë ngushtë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, i cili kryeson organin e sigurisë dhe shpesh shihet si proreformist.
Por, vendimet e këtij organi duhet të miratohen nga Khamenei, gjithsesi.
“Përderisa Khamenei mbetet në krye të sistemit, nuk duhet pritur ndonjë ndryshim strategjik në politikë, vetëm rregullime taktike”, tha analisti iranian me bazë në Paris, Reza Alijani, për REL.
“Roli i Larijanit duket se është menaxhimi i krizës, që përfshin edhe menaxhimin e kompromiseve, pasi Khamenei asnjëherë nuk lejon që kompromiset t’i atribuohen drejtpërdrejt atij”, shtoi ai.
Larijani e ka mbajtur më parë këtë post, nga viti 2005 deri në vitin 2007, dhe më pas ka shërbyer si kryetar i Parlamentit iranian deri në vitin 2020. Në këtë rol, ai fitoi rëndësi ndërkombëtare duke mbështetur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë (të njohura si E3).
Administrata e parë e Trumpit u tërhoq nga ajo marrëveshje dhe SHBA ishte në proces negociatash me Teheranin kur filluan sulmet ajrore izraelite në qershor.
Bisedimet u ndërprenë papritur dhe nuk kanë rinisur. Teherani thotë se nuk mund t’i besojë Uashingtonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë dyshon nëse ka ndonjë vlerë në vazhdimin e bisedimeve, duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar në objektet bërthamore iraniane.
Pas konfliktit, Irani vazhdoi bisedimet me E3 dhe Bashkimin Evropian më 25 korrik.
Vendet e E3 paralajmëruan se, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e OKB-së ndaj Iranit duke aktivizuar mekanizmin e marrëveshjes së vitit 2015.
Këshilltar i lartë për çështjet bërthamore
Para riemërimit të tij në Këshillin e Sigurisë, Larijani ishte tashmë këshilltari kryesor i Khameneit për çështjet bërthamore.
Më 20 korrik, ai u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Kremlin dhe “përcolli vlerësime për situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme dhe për programin bërthamor iranian”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
SHIKONI EDHE:Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor
Disa muaj para konfliktit me Izraelin dhe SHBA-në, Larijani kishte paralajmëruar në televizionin iranian se një sulm do ta bënte Iranin më të prirë për të zhvilluar armë bërthamore.
Por, që nga sulmet, zyrtarët iranianë kanë shmangur përmendjen e kësaj çështjeje, duke theksuar në vend të kësaj se Irani do ta vazhdojë pasurimin e uraniumit.
Është një dallim që fuqitë perëndimore nuk e pranojnë, pasi Irani ka pasuruar uraniumin në nivele shumë më të larta se sa kërkohen për një program bërthamor civil.
Emërimi i Larijanit ndodhi dy ditë pasi Irani njoftoi krijimin e një Këshilli të ri të Mbrojtjes, nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurisë./REL
helikopteri GANË- Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Mjedisit të Ganës janë midis tetë personave të vrarë pasi një...
donald trump SHBA- Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve anemb...
foto ilustruese IZRAEL- Kabineti i Netanyahut pritet t'i japë dritën jeshile planit të tij për të pushtuar të ...
foto ilustruese EVROPË- Raporti i fundit Evropian për Drogën 2025, i publikuar nga Agjencia Evropiane e Drogave (EUDA) ,...
gjuric, rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se është pajtuar me ministrin e Jash...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, janë...
avioni ne piste ANGLI- Qindra udhëtarë mbetën të bllokuar në Aeroportin e Birminghamit ditën e sotme kur një aeropl...
foto ilustruese GAZË- Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin e Gazës derisa k&eum...
jim acosta, joaquin oliver SHBA- Një ish-reporter i CNN ka shkaktuar një stuhi reagimesh në SHBA pasi intervistoi një avatar t&eum...
gjeloshaj, millatovic MAL I ZI- Në Prokurorinë Themelore në Podgoricë, të mërkurën, janë marrë në pyetje ...