LIVE UPDATES
Bota

Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë, Gjuriç: Kjo ishte mundësi e madhe për të filluar bashkëpunimin strategjik me administratën Trump

Lidhur me Kosovën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se Gjuriç ka arritur të përcjellë “të paktën një pjesë të asaj me të cilën përballen njerëzit tanë në terren – presionet, përndjekjet, marrjen nën kontroll të institucioneve, madje edhe faktin që patriarku serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë nën presion”.

6 Gusht 2025, 22:54 Nga r.ll
Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë, Gjuriç: Kjo
gjuric, rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se është pajtuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

Në një shkrim në X pas takimit me Gjuriçin në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington, Rubio tha se “jemi të përkushtuar për marrëdhënie me dobi të ndërsjellë me Serbinë, e cilat sjellin përfitime për qytetarët tanë dhe interesat tona”.

Rubio dhe Gjuriç biseduan gjithashtu për “rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të krijuar kushte për rritje ekonomike dhe mirëqenie”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.

Lidhur me Kosovën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se Gjuriç ka arritur të përcjellë “të paktën një pjesë të asaj me të cilën përballen njerëzit tanë në terren – presionet, përndjekjet, marrjen nën kontroll të institucioneve, madje edhe faktin që patriarku serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë nën presion”.

“Situata është vërtetë e tillë që kërkon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin”, ka thënë Gjuriç, sipas njoftimit.

Siç tha ai në një intervistë për RTS, “Serbia është një faktor që është e përcaktuar ta përdorë ekonominë si model dhe mënyrë për zgjidhjen e problemeve”.

Duke folur për krizën në Bosnje e Hercegovinë, Gjuriç tha se i ka përcjellë Rubios qëndrimin se “ajo që është bërë në rastin e (Millorad) Dodikut përbën një gjueti politike ndaj kundërshtarëve” dhe një përpjekje për ta larguar nga posti një njeri që është zgjedhur në mënyrë demokratike.

Marrëdhëniet SHBA–Serbi

Gjuriç tha pas takimit për mediat serbe se kjo vizitë ishte mundësi e madhe për Serbinë për ta filluar bashkëpunimin strategjik me administratën e presidentit Donald Trump herët dhe si vendi i parë në rajon.

“Mendoj se do të shohim më shumë rezultate dhe hapa më konkretë në javët dhe muajt në vijim. Vetë fakti që unë jam praktikisht ndër të parët nga pjesa jonë e botës si ministër këtu është një akt respekti dhe një dëshirë e sinqertë për të ndryshuar diçka për mirë”, tha Gjuriç për Tanjug.

Ai tha gjithashtu se “kemi parë se ka një oreks i madh” për të thelluar bashkëpunimin ekonomik përmes projekteve konkrete në fushën e energjisë, infrastrukturës, teknologjive të reja, shkencës, bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Mendoj se kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, sepse administrata e udhëhequr nga presidenti Trump ka nevojë edhe për aleatë dhe miq, dhe Serbia, historikisht, dikur ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe besoj se mund të jetë përsëri”, theksoi ai.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Në janar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për dialogun strategjik, por nuk është e qartë se kur do të fillojë ai.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë kishte konfirmuar se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Shqipërinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.

As Rubio e as Gjuriç nuk përmendën çështjen e tarifave në deklaratat e tyre. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po zhvillon negociata për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, të cilat pritet të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, në shtator të vitit 2020, nën praninë e tij në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik. Megjithatë, pesë vjet më vonë, shumë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk janë zbatuar, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektimin e saj./REL

marco rubio marko gjuriç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet