Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Presidenti Donald Trump postoi online një deklaratë, sipas të cilës akordi me Republikën Islamike është parashikuar të nënshkruhet të dielën, që përkon me 80-vjetorin e tij të lindjes.

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit parashikojnë të dielën si ditën e marrëveshjes që do t’i japë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por Teherani ka hedhur dyshime sa i takon kohës dhe protestuesit e linjës së ashpër në vend kanë ngritur zërin kundër.
Presidenti Donald Trump postoi online një deklaratë, sipas të cilës akordi me Republikën Islamike është parashikuar të nënshkruhet të dielën, që përkon me 80-vjetorin e tij të lindjes.
Ndërsa kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif deklaroi se Islamabadi po përgatitej për një nënshkrim elektronik të ujdisë, që do të ndiqet nga një proces bisedimesh në nivel teknik në javët e ardhshme.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Bagahei, duke folur përpara postimit të Trump ditën e shtunë tha se, “nuk do të jetë e nesërmja”, por marrëveshja mund të nënshkruhet “në ditët e ardhshme”.
Agjencia e lajmeve “Fars” citoi një burim të informuar që deklaroi të dielën se Teherani nuk e ka marrë vendimin përfundimtar mbi projekt/marrëveshjen, me të gjitha aspektet, politike, ligjore dhe teknike që po shqyrtohen ende në nivel ekspertësh.
Negociatorët e Katarit udhëtuan në Teheran mëngjesin e së dielës, në kuadër të përpjekjeve për finalizimin e marrëveshjes, bëri të ditur për agjencinë “Reuters” një burim në dijeni të çështjes.
Nga ana e tij, Trump shkroi më herët në “Truth Social” se pasi të nënshkruhet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë për të gjithë.
Dhe sapo ngushtica të jetë hapur, Amerika do të heqë bllokadën detare të saj, – deklaruan burimet konfidenciale të “Reuters”.
Negociatat mbi programin bërthamor iranian, një nga arsyet përse Trump i dha jetë luftës, do të vijnë më pas.
Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pretendojnë se sulmet që nisën më 28 shkurt kanë rrënuar bazën industriale ushtarake të Iranit dhe dëmtuar ushtrinë e tij, ekspertët thonë se bombardimet vetëm sa kanë forcuar dominimin e linjës së ashpër të Gardës Revolucionare./Dosja.al
Foto Ilustruese Në fillim të marsit, anëtarët e Policisë Kombëtare Spanjolle kontrolluan një zonë pyjore ...
SHBA- Politika e re amerikane kërkon më shumë nga Ballkani Perëndimor dhe premton më pak nga vetja. Ajo zhvendos fokusin te bash...
Foto Ilustruese Bota po pret me ankth se kur dhe nëse SHBA-të dhe Irani do të nënshkruajnë një marrëveshje p&e...
Viktor Orban HUNGARI- Viktor Orban u rizgjodh sot si kreu i Fidesz, pavarësisht humbjes dërrmuese të partisë së kra...
Foto Ilustruese IZRAEL- Zyrtarë të lartë izraelitë po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes SHBA-Iran, pasi thon&eu...
KINË- Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj direkt në Azinë Qendrore, rajonin e pasur me burime natyrore që...
Donald Trump SHBA- Marrëveshja e shumëpritur për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe për të hapur Ngu...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një marrëveshje me Iranin është planifikuar të...
Foto ilustruse KATAR- Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani zhvilloi një telefonatë me homologun e tij pakistanez p&eu...
Foto ilustruse RUSI- Zëvendëskryeministri rus vazhdonte të ecte, por nuk po arrinte t’i shmangej një grupi gazetarësh me pye...