LIVE UPDATES
Bota

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në botë

Ish-portieri i ekipit futbollistik të Arsenalit në Angli, David Seaman, tani është ambasador i Fondacionit Britanik të Zemrës.

29 Shtator 2023, 21:48 Nga I.A

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të shkaktojnë numrin

ANGLI- Sëmundjet e zemrës shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në çdo rajon të globit, sipas Federatës Botërore të Zemrës. Kjo organizatë thotë se janë rritur aftësitë e mjekëve për të gjetur trajtime të reja dhe pajisje mjekësore që u mundësojnë njerëzve me sëmundje të zemrës të jetojnë më gjatë, por bota duhet të bëjë më shumë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Ish-portieri i ekipit futbollistik të Arsenalit në Angli, David Seaman, tani është ambasador i Fondacionit Britanik të Zemrës. Ai përballet me një rrahje të çrregullt të zemrës, të njohur si fibrilacion atrial. Më 29 shtator, në Ditën Botërore të Zemrës, ai paralajmëroi njerëzit për sëmundjen që shkakton vdekjen e më shumë njerëzve në mbarë botën se çdo gjë tjetër.

“Çdo ditë rreth 180 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës në Britani", tha ai.

Një sondazh i organizuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës tregon se mbi një e treta e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Britani. Ata madje nuk janë të vetëdijshëm se mund të kenë sëmundje të zemrës pa përjetuar simptoma. Mjekët në vendet perëndimore thonë se rënia e pirjes së duhanit dhe zhvillimi i teknikave dhe mjekimeve të reja kirurgjikale ka sjellë përmirësime.
Megjithatë, vdekjet nga sëmundjet e zemrës po rriten në të gjithë botën.

“Në vitin 2021, 20.1 milionë njerëz në botë vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa në vitin 2019 18.6 milionë. Pra, për fat të keq, ka një rritje të numrit të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Ne e dimë se çfarë mund të shkaktojë sëmundjet kardiovaskulare. Rreth 80% e këtyre sëmundjeve janë potencialisht të parandalueshme. Disa nga faktorët e rrezikut janë të njohur, si pirja e duhanit, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë dhe diabeti. Pra, ne i dimë shumë shkaktarë të sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë Profesor Fausto Pinto, ish-president i Federatës Botërore të Zemrës.

Pirja e duhanit, ushqimet e shpejta, niveli i ulët i stërvitjes dhe dieta e varfër kontribuojnë gjithashtu në një rritje të sëmundjeve të zemrës në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Këto rajone kanë probleme shtesë për shkak të sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor, duke bërë që në shumë raste, sëmundjet kardiovaskulare të përfundojnë me vdekje. Profesori i Kardiologjisë në Universitetin e Londrës, Riyaz Patel thekson se çdo vend është në garë me sëmundjet e zemrës. Sipas tij, megjithëse është bërë përparim i madh në trajtimin e sëmundjeve të zemrës në të gjithë botën, kjo nuk ka ngadalësuar përhapjen e tyre dhe numrin e vdekjeve nga këto sëmundje.

Një kontribues kryesor ka qenë pirja e duhanit, e cila ka rënë në disa vende perëndimore për shkak të programeve të ndërgjegjësimit të publikut dhe masave ligjore për të kufizuar këtë zakon, si ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike. Por këto përfitime janë kundërpeshuar nga prirja globale drejt obezitetit, e nxitur nga ushqimet e shpejta.

“Në kohët historike, ajo u nxit kryesisht nga duhani dhe sfidat e tjera të shëndetit publik. Me kalimin e kohës, kjo ndryshoi dhe pirja e duhanit filloi të reduktohej në disa vende perëndimore. Fatkeqësisht, faktorë të tjerë rreziku janë rritur, si obeziteti dhe diabeti”, thotë profesor Patel.

Ajo që e rëndon më tej situatën është fakti se sëmundjet e zemrës janë të parandalueshme, dhe në fund të fundit mjekët besojnë se ky duhet të jetë synimi kryesor i vendeve të botës. Ekspertët Patel dhe Pinto mendojnë se politika të reja të shëndetit publik janë të nevojshme për të inkurajuar një mënyrë jetese më të shëndetshme. Kjo mund të bëhet përmes fushatave të shëndetit publik si ato që organizohen në Ditën Botërore të Zemrës dhe ligjeve për të inkurajuar njerëzit të ndjekin praktika më të mira shëndetësore.

Marrë nga VOA

david seaman

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!