LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e policit në Kosovë! Gazeta gjermane shkruan për situatën në veri: Lojëra serbe!

Në shkrim thuhet se Vuçiç po përdor metodën e mësuesve të tij, Millosheviçit dhe Putinit, duke nxitur dhunën në Kosovë dhe pretendon të jetë i paditur përpara BE-së.

29 Shtator 2023, 21:32 Nga f.i
Vrasja e policit në Kosovë! Gazeta gjermane shkruan për
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAZ) i ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës më të fundit në Kosovë, duke e titulluar artikullin "Lojëra serbe".

Në artikull fillimisht kujtohen luftërat në Jugosllavi dhe vrasjet në Kroaci e Bosnje nga trupat e financuara dhe të dërguara nga Beogradi, e deri te presidenti rus, Vladimir Putin i cili kopjoi me sukses metodën e Millosheviçit për të aneksuar Krimenë në 2014-ën, se si liderët pretendojnë se nuk kishin të bënin me vrasjet. E pikërisht diçka e ngjashme po ndodh edhe në Ballkan, thuhet në shkrim, ku "Vuçiç po përdor metodën e mësuesve të tij, Millosheviçit dhe Putinit".

Artikulli i plotë:

Beogradi nxit dhunën në Kosovë dhe pretendon të jetë i paditur përpara BE-së. Në realitet, bëhet fjalë për kontrollin e territorit.

Kur Jugosllavia u shpërbë me gjak 30 vjet më parë, Serbia luajti një lojë cinike: teksa trupat e financuara nga Beogradi dhe të dërguara në betejë plaçkitën, vranë dhe pushtuan në Kroaci, dhe më vonë në Bosnje, presidenti serb Slobodan Millosheviç u paraqit si i pafajshëm. Ai pohonte se vendi i tij nuk kishte asnjë lidhje me të, se bëhej fjalë për konflikte ndërmjet serbëve vendas dhe shteteve fqinje. Kjo ishte një gënjeshtër dhe megjithatë vështirë se dikush në Perëndim e ngriti zërin kundër saj. Njerëzit preferuan ta shihnin Millosheviçin si partner negociator. Putini kopjoi me sukses sistemin e Millosheviçit në Krime në vitin 2014. “Burrat e tij të vegjël me të gjelbra” ishin forca speciale të ushtrisë ruse pa shenja kombësie në uniformat e tyre. Zyrtarisht, Kremlini pohoi se nuk dinte asgjë për të. Sot, kur gënjeshtra nuk është më e nevojshme, Moska mburret me operacionin special për pushtimin e Krimesë në atë kohë. Gënjeshtra e djeshme është bërë shfrytëzimi i sotëm.

Diçka e ngjashme aktualisht po shfaqet sërish në Ballkan. Kosova veriore e populluar nga serbët kontrollohet kryesisht nga Serbia. Pothuajse të gjitha punët varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Beogradi. Asgjë e rëndësishme nuk ndodh në veri pa dijeninë e qeverisë serbe. Një javë më parë, një skuadër prej 30 luftëtarësh u shfaq papritur në veri. Ata ishin të pajisur mirë, me armë zjarri, granata dore, automjete të blinduara dhe pajisje komunikimi, të kamufluar nën kapuçë. Skuadra bllokoi një rrugë, i zuri pritë një njësie policore kosovare, qëlloi një polic dhe më pas u fsheh në një manastir ortodoks, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe të kishës serbe. Të paktën 3 luftëtarë u vranë në një përleshje të mëvonshme me policinë kosovare.

Nuk është plotësisht e qartë nëse luftimet ishin një provokim i Beogradit që doli jashtë kontrollit dhe çfarë synohej prej tyre. Një gjë është e sigurt: grupi i luftëtarëve të lirë mund të ishte pajisur dhe mbështetur vetëm nga Beogradi. Qytetarët e thjeshtë nuk kanë automjete të blinduara dhe granata dore, as në zonat e egra të veriut të Kosovës. Nëse presidenti i fuqishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tani pohon se nuk dinte asgjë për do të duhet të jesh shumë naiv për ta besuar atë. Vuçiç po përdor metodën e zotërisë së tij Millosheviçit, ministër i propagandës së të cilit ishte: dhuna u jepet nënkontraktorëve të ushtrisë së lirë dhe promovohet sistematikisht, ndërsa në skenën evropiane pretendon se je i shqetësuar dhe i gatshëm për të negociuar, gjë që në realitet synimi është vetëm të fitosh kohë. Qëllimi i vërtetë është kontrolli mbi territorin.

Burrat e shtetit që dikur besonin gënjeshtrat e Millosheviçit duken sot qesharakë, në rastin më të mirë në retrospektivë sot. Ata që sot janë në krye dhe ende besojnë, ose pretendojnë se besojnë, se Vuçiçi është një njeri, fjalës së të cilit mund t’i besohet, duhet të mendojnë se si do të jetë ai qëndrim pas 10 vjetësh. Vuçiç po ndjek një strategji cinike në Kosovë. Është koha për ta quajtur atë me emrin e saj. Jo në retrospektivë, si me Millosheviçin dhe Putinin, por tani. Që Vuçiq po shtrembëron faktet është loja e tij. Askush nuk po e detyron BE-në apo Berlinin të luajnë së bashku.

tensionet në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!