Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se dëshironte një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Al Jazeera se Serbia donte që lufta në Kosovë të fillonte të dielën e 24 shtatorit dhe se nuk e përjashton mundësinë për një sulm të ri nga Beogradi.
I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulme të reja, Kurti u përgjigj se ka informacione të tilla ka shume dhe se ato grupe të armatosura, të cilave, siç tha ai, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armatim dhe municione, janë vazhdimisht duke kryer stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë". Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.
Kurti tha gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, të cilët morën përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës, janë Slobodan Milosheviç dhe Zheljko Razhnjatoviç Arkan që, siç ka thënë ai, duan ta kthejnë rajonin deri në vitet e 90-ta, duke thënë dhe se grupet paramilitare në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiçin dhe Radoiçiçin “Putin dhe Prigozhin”. Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se dëshironte një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme nënkryetari i Listës Serbem Millan Radoiçiç dha dorëheqjen nga detyra dhe pranoi se kishte qenë më 24 shtator në Basnjskë ku policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
foto ilustruese RUSI- Një bloger rus është dënuar me 8 vjet burg për një postim që kritikonte operacionet ushtarake...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh të premten mbi perspektivën e fillimit të negociatave nga Bashkimi Ev...
Evan Gershkovitch RUSI- Krerët e demokratëve dhe republikanëve në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senat...
Armen ARMENI- Eksodi i armenëve etnikë nga Nagorno-Karabaku është duke vazhduar për të dhjetën ditë, pas një o...
Andrei Troshev RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga komandantët kryesorë të grupit mercenar Wagner të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të sa...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës ka reaguar sot ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipëris&eu...
foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan...
Milan Radoiçiç SERBI- Është publikuar e plotë letra e Milan Radoiçiç, i cili mori sot përgjegjësi...
Aleksander Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë me Sekretarin A...