Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.
SHBA-Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai. Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.
Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet. Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.
“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Vuçiç, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë. Kosova ka thënë se rreth 30 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues. Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.
Serbia ka mohuar çdo përfshirje.
Më 29 shtator, Millan Radoiçiç tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe. Ndërkohë partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë./REL
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Al Jazeera se Serbia donte q...
foto ilustruese RUSI- Një bloger rus është dënuar me 8 vjet burg për një postim që kritikonte operacionet ushtarake...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh të premten mbi perspektivën e fillimit të negociatave nga Bashkimi Ev...
Evan Gershkovitch RUSI- Krerët e demokratëve dhe republikanëve në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senat...
Armen ARMENI- Eksodi i armenëve etnikë nga Nagorno-Karabaku është duke vazhduar për të dhjetën ditë, pas një o...
Andrei Troshev RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga komandantët kryesorë të grupit mercenar Wagner të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të sa...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës ka reaguar sot ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipëris&eu...
foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan...
Milan Radoiçiç SERBI- Është publikuar e plotë letra e Milan Radoiçiç, i cili mori sot përgjegjësi...