LIVE UPDATES
Bota

Rikthehen maskat! Rritja e rasteve me COVID "alarmon" disa spitale në SHBA

Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

4 Janar 2024, 14:59 Nga N. F

Rikthehen maskat! Rritja e rasteve me COVID "alarmon" disa spitale

 

Foto ilustruese

 

SHBA- Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashwin Vasan i tha WABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

"Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19", tha Vasan për WABC-në.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se kishte mbi 29.000 hospitalizime nga COVID-i në të gjithë SHBA-në nga 17 deri më 23 dhjetor, ose 16 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu raportuan më shumë se 14.700 raste hospitalizimi për shkak të gripit në të njëjtën periudhë.

Bartja e detyrueshme e maskave ishte pika e ndezur politike dhe kulturore gjatë pandemisë me COVID-19, duke shkaktuar zemërim në mesin e atyre që ndoqën këshillat mjekësore dhe vërejtën se maskat bënë pak për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Një Gjykatë e Lartë e dominuar nga konservatorët hodhi poshtë detyrimin federal të presidentit Joe Biden për vaksinë ose testim të detyrueshëm për kompanitë, dhe një gjyqtar i emëruar nga paraardhësi i tij republikan hodhi poshtë detyrimin për bartjen e maskës në transport publik.

Kishte, gjithashtu, pakënaqësi të thellë midis atyre që bartnin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk bartnin maska. Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, tregojnë shifrat e CDC-së, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.

Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se kërkoi që "pacientët, vizitorët dhe stafi të bartnin maska – kërkesa për bartjen e maskave në disa zona të kampusit u miratua nga spitali”. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve".

Cook County Health, i cili përfshin Çikagon dhe Endeavour Health në periferi të Çikagos, muajin e kaluar filloi të kërkonte përsëri maska pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Illinoisit u kërkoi spitaleve të rrisin përpjekjet parandaluese në disa fusha, duke përfshirë përdorimin e maskës në të gjithë objektin.

Në Masaçusets, Berkshire Health Systems filloi me bartjen e detyrueshme të maskave të mërkurën, sipas një deklarate. Në Kaliforni, Qarku i Los Anxhelosit të shtunën rivendosi bartjen e maskave në të gjitha objektet e licencuara të kujdesit shëndetësor, sipas një deklarate të qarkut dhënë Shërbimit të Lajmeve të Qytetit. Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.

Marrë nga REL

rel shba covid

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit