LIVE UPDATES
Bota

Spastrime me miliona të dënuar: Si Xi Jinping po ringjall në Kinë “revolucionin e vazhdueshëm” të Maos

Për më shumë se një dekadë dhe me jehonën e “revolucionit të vazhdueshëm” të Mao Ce Dunit, Xi ka përhapur frikë dhe terror në radhët e Partisë Komuniste, përmes fushatës së tij më të madhe kundër korrupsionit në historinë moderne të Kinës.

4 Janar 2024, 14:35 Nga Chun Han Wong
Spastrime me miliona të dënuar: Si Xi Jinping po ringjall në
Xi Jinping

Nga Chun Han Wong “Wall Street Journal”

Sundimtarët kinezë kanë i përdorur prej kohësh fushatat kundër korrupsionit për të mënjanuar rivalët e tyre dhe për të konsoliduar pushtetin. Por Xi Jinping po e lidh gjithnjë e më shumë autoritetin e tij me një variant të ri: një spastrim që nuk përfundon asnjëherë. Për më shumë se një dekadë dhe me jehonën e “revolucionit të vazhdueshëm” të Mao Ce Dunit, Xi ka përhapur frikë dhe terror në radhët e Partisë Komuniste, përmes fushatës së tij më të madhe kundër korrupsionit në historinë moderne të Kinës.

Tani ai po kërcënon të konsolidojë partinë teksa po përpiqet të drejtojë ekonominë e dytë më të madhe në botë në periudhën e saj më të madhe të pasigurisë në një gjeneratë. Që kur u ngjit në pushtet në vitin 2012, hierarkët e partisë kanë dënuar afro 5 milionë njerëz për shkelje të rënda si shpërdorimi i pushtetit, por edhe relativisht të padëmshme si krijimi i burokracisë së tepërt.

Gjatë vitit 2023, fushata e pandërprerë e spastrimeve përfshiu sektorin e financës, ushqimit,  kujdesit shëndetësor, gjysmëpërçuesve dhe sportit, duke sjellë shkatërrimin e karrierës së shumë zyrtarëve të lartë, bankierë, drejtorë spitalesh, madje edhe administratorë të klubeve të futbollit.

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, u zhdukën nga sytë e publikut në verë përpara se të shkarkoheshin papritur nga postet e tyre, duke nxitur dyshime se edhe ata janë burgosur ose pushkatuar. Spastrimi i fundit në Pekinit i një duzine zyrtarësh të lartë të ushtrisë dhe industrisë së mbrojtjes nga parlamenti kombëtar dhe një organ këshillimor qeveritar, kanë nxitur spekulime rreth një vale më të gjerë goditjesh në radhët e establishmentit ushtarak të vendit.

Dhe kjo fushatë nuk ka ndonjë fund në horizont. Kohët e fundit udhëheqësi kinez foli mbi planet e tij mbi mënyrën se si do të vazhdojë fushata gjatë viteve të ardhshme, madje ai ka përcaktuar edhe agjencinë që do të merret me të. Kritikët e Xi thonë se zgjatja e kësaj fushate edhe për një dekadë tjetër është rezultat i refuzimit të tij për të pranuar ndryshimet strukturore dhe një transparencë më të madhe, të cilat janë të nevojshme për një qeverisje më të pastër nga korrupsionit dhe abuzimet.

Por në vend të kësaj, lideri kinez ia ka hedhur fajin dështimeve morale të individëve të veçantë, ndërsa e ka forcuar më tej stilin e tij të centralizuar dhe aspak transparent të qeverisjes. Kjo sipas një analize të Wall Street Journal ndaj platformës së shpalosur nga Xi, direktivave partiake dhe të dhënave zyrtare.

Vetëm një spastrim i vazhdueshëm, mund të sigurojë që partia të mbetet e fuqishme dhe e pastër, ka argumentuar ai. “Lufta kundër korrupsionit, është forma më e plotë e vetë-revolucionit”- u shpreh Xi disa ditë përpara se të fillonte mandatin e tij të tretë si kreu i PKK në tetorin e vitit 2022.

“Për sa kohë që vazhdon të ekzistojë terreni dhe kushtet e favorshme për korrupsion, lufta kundër tij nuk mund të ndërpritet për asnjë moment”- nënvizoi ai. Një pohim i tillë i hap rrugën Xi-së që t’i përdorur spastrimet disiplinore për një kohë të pacaktuar si një mënyrë për të garantuar përmes frikës besnikërinë ndaj tij dhe vizionit që mbron.

“Në Kinë, fushatat supozohet të jenë shumë intensive por të shkurtra në kohëzgjatje. Xi ka shpikur një mjet paradoksal të politikës: një fushatë spastrimi të përhershme”- thotë Yuen Yuen Ang, profesor i shkencave politike në Universitetin Xhon Hopkins, SHBA.

Ndërsa spastrimi i përjetshëm e mbështet autoritetin e Xi-së, ai ka rrënjosur ndërkohë në radhët e anëtarëve të partisë një frikë dhe ngurrim të vazhdueshëm për të vepruar me vendosmëri, sidomos tani që po shtohen sfidat. Ekonomia po përpiqet të dalë nga ngadalësimi që imponoi Covid-19.

Papunësia e të rinjve është rritur shumë, teksa ka rënë ndjeshëm tregu i shtëpive dhe optimizmi i konsumatorëve në përgjithësi. Ndërkohë, borxhi publik po rritet, ndërsa investitorët e huaj po i kthejnë gjithnjë e më shumë shpinën tregut kinez.

Në vitet e para të fushatës, shumë zyrtarë e panë atë si një version më të gjatë dhe më ambicioz të përpjekjeve të mëparshme. Rreth 180.000 njerëz u ndëshkuan për shkelje të ndryshme vitin 2013. Ky numër u rrit në rreth 621.000 në 2018-ën, vit kur Xi shpalli një “fitore dërrmuese” mbi korrupsionin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të paktën gjysmë milioni njerëz ndëshkohen çdo vit që prej vitit 2017, ose rreth 4 herë më shumë sesa ndëshkoheshin zakonisht çdo vit kur në krye ishte paraardhësi i Xi-së në vitet 2002-2012. Bazuar në disa parametra, në drejtimin e Xi korrupsioni në Kinë ka pësuar rënie.

Organizata me bazë në Berlin, Transparency International e renditi Kinën në vendin e 65-të në indeksin e vitit 2022 mbi perceptimet për korrupsionin në sektorin publik në 180 vende dhe territore. Një përmirësim i ndjeshëm nga vendi i 80-të nga 176 juridiksione në 2012-ën, vitin kur Xi mori pushtetin.

Edhe një sondazh i publikuar në vitin 2020 nga Qendra Esh për Qeverisjen Demokratike dhe Inovacionin e Universitetit të Harvardit, zbuloi se përqindja e qytetarëve kinezë që i shihnin zyrtarët si përgjithësisht “të pastër” u rrit në më shumë se 65 për qind në vitin 2016, nga afro 35 për qind në vitin 2011.

Megjithatë, ka shenja të tjera se Xi nuk e ka frenuar aq shumë korrupsionin. Ai e ka fshehur më shumë nga sytë e publikut. Plani i ri 5-vjeçar për luftën ndaj korrupsionit, i publikuar në shtator 20023, premton të frenojë format e reja dhe të fshehura të korrupsionit, ku zyrtarët përdorin struktura të errëta të korporatave dhe “dyert rrotulluese” midis sektorit publik dhe privat për të kërkuar përfitime të paligjshme.

Rasti i fundit që përfshiu Zhang Jing, një ish-zyrtar lokal në Kinën Jugperëndimore, tregon se korrupsioni është sërish aty. Sipas akuzës zyrtare, shkeljet e Zhang datojnë që në fillim të viteve 2000, kur si kryetar partie në komunë, ai filloi të pranonte “zarfa të kuq” me para nga sipërmarrësit dhe miqtë, në këmbim të dhënies së informacionit të brendshëm rreth projekteve qeveritare.

Zhang u përpoq të mbulonte gjurmët duke ia kthyer ryshfetin një sipërmarrësi përmes një transferte bankare, përpara se të merrte ryshfete sërish më vonë. Autoritetet e kapën Zhang në vitin 2022, dhe në mars 2023, ai u dënua me 4 vjet burg pasi u zbulua se kishte marrë ryshfete në vlerën 1.24 milionë juanë, ose rreth 175.000 dollarë amerikanë.

Po sipas të dhënave zyrtare, hetimet që përfshijnë forma më të dukshme të korrupsionit kanë rënë gjatë viteve të fundit. Njerëzit e ndëshkuar për abuzim me paratë publike, ranë në rreth 9.300 në vitin 2022 nga 13.600 në vitin 2018, dhe ata të ndëshkuar me masa disiplinore për organizimin e aktiviteteve luksoze si dasma dhe bankete ranë nën 3.000 nga 7.000 në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, numri i njerëzve të ndëshkuar me masa disiplinore për dhënien dhe marrjen e pahijshme të dhuratave - një formë më e fshehtë e ryshfetit - është rritur në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur në 23.000 në vitin 2022 nga rreth 6.800 në vitin 2015.

Organi mbikëqyrësi më i lartë i partisë, Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës, ka paralajmëruar për një tendencë në rritje të “opsioneve të korrupsionit”. Vetë Xi duket se pranon disa nivele të korrupsionit si pasojë e pashmangshme e ruajtjes së sundimit njëpartiak, ku siç thonë disa analistë korrupsioni duhet të shtypet në vend se të çrrënjoset  përmes vigjilencës së përjetshme.

Daniel Leese, profesor i historisë kineze në Universitetin e Freiburgut, thotë se për Xi “gjithçka ka të bëjë me qëndrimin dhe gatishmërinë mendore dhe jo me kontrollet dhe balancat institucionale”. Leese dhe historianë të tjerë thonë se spastrimet e përhershme të Xi-së janë frymëzuar pjesërisht nga idetë e Maos për kryerjen e “revolucionit të vazhdueshëm”, të cilat synonin të shmangnin atrofinë ideologjike në parti dhe në shoqërinë kineze në përgjithësi.

Por ndërsa Mao ngriti në këmbë kinezët e zakonshëm për të spastruar armiqtë e klasës, duke sulmuar nga jashtë atë që ai e shihte si një parti të kalbur, Xi e ka tronditur partinë nga brenda, duke përdorur frikën për të imponuar sjellje të virtytshme. Edhe vetë inspektorët e disiplinës së partisë janë bërë objektiva në kuadër të një ‘fushate korrigjimi’ të nisur në shkurt të vitit të kaluar që synon “të kthejë tehun nga brenda dhe të presë mishin e kalbur”.

“Çështja është të ruhet presioni i vazhdueshëm. Në këtë model nuk ekziston asnjë mënyrë për të pasur një ndalesë përfundimtare”- thotë Leese. Por ndërsa e ka ndihmuar Xi-në të grumbullojë një nivel pushteti të paparë që nga koha e Maos, zyrtarë të partisë thonë nën zë se qasja e tij “rregull për shkak të frikës” e ka mbytur debatin e politikave dhe ka nxitur pavendosmërinë midis zyrtarëve të nivelit më të ulët, pikërisht në një kohë kur Kina kërkon një lidership më vendimtar për t’u përballur me sfidat afatgjata.

Frika po i detyron burokratët të veprojnë me ndrojtje, dhe kjo do të ketë një ndikim potencialisht të rëndësishëm në ekonomi, thonë studiuesit. “Zyrtarët janë më të prirur të ofrojnë favore për ndërmarrjet shtetërore, duke reduktuar kështu rreziqet e karrierës së tyre, sepse ndarje të tilla fondesh nuk nënkuptojnë korrupsion”- shkruan kohët e fundit studiuesit kinezë Zeren Li dhe Songrui Liu. Por sipas tyre një favorizim i tillë e dëmton efikasitetin ekonomik dhe devijon burimet nga ndërmarrjet private më dinamike.

chun han wong xi jinping

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit