LIVE UPDATES
Bota

Tre miliardë njerëz votojnë këtë vit, dhe askush nuk e di nëse dhe kur do të përfundojnë luftërat

Shpresa është e kotë në rast se nuk do të ketë veprime pozitive që mund të sjellin armëpushime dhe negociata, dhe për momentin në horizont nuk duket të ketë asgjë të tillë. Pafuqia apo përçarja brenda organeve kryesore të qeverisjes botërore, e konfirmuar shpeshherë gjatë vitit 2023, vështirë se do të kapërcehet edhe në vitin që sapo ka hyrë.

4 Janar 2024, 14:03 Nga Giampiero Gramaglia
Tre miliardë njerëz votojnë këtë vit, dhe askush nuk e
Lufta

Nga Giampiero Gramaglia “Il Fatto Quotidiano”

Në kalendarin e vitit 2024, të gjitha ditët duhet të shënohen me të kuqen e luftës, sepse askush nuk është në gjendje të shkruajë se cilat do të jenë datat e paqes në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë tani. Për me tepër askush nuk e di nëse do të mbërrijnë ndonjëherë.

Shpresa është e kotë në rast se nuk do të ketë veprime pozitive që mund të sjellin armëpushime dhe negociata, dhe për momentin në horizont nuk duket të ketë asgjë të tillë. Pafuqia apo përçarja brenda organeve kryesore të qeverisjes botërore, e konfirmuar shpeshherë gjatë vitit 2023, vështirë se do të kapërcehet edhe në vitin që sapo ka hyrë.

Reformimi i OKB-së nuk mendohet të ndodhë së afërmi. G7 dhe G20 kanë pasur që në fillimet e tyre të meta në përfaqësim dhe efikasitet, që nuk mund të korrigjohen. Ndërkohë skicave të para të një rendi të ri alternativ ndërkombëtar u mungon konsensusi dhe funksionaliteti.

Ndërkohë janë të përcaktuara datat e zgjedhjeve më të rëndësishme. Më 17 mars, mbahen zgjedhjet presidenciale në Rusi, që nuk pritet të kenë ndonjë interes të madh sepse është e sigurt se do të fitohen nga Vladimir Putin. Midis prillit dhe majit mbahen zgjedhje në Indi, në demokracinë më të madhe në botë për nga numri i popullsisë. Në datat 5-9 qershor, mbahen zgjedhjet për rinovimin e Parlamentit Evropian, të cilat do të shërbejnë si prolog për zgjedhjen në vjeshtë të drejtuesve të rinj të institucioneve evropiane. Dhe më 5 nëntor do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Shtetet e Bashkuara.

Por lista është shumë më e gjatë. Zgjedhje mund të kemi edhe në Britaninë e Madhe, edhe pse sipas vetë qeverisë atje, votimi mund të shtyhet deri në janar 2025. Në kutitë e votimit do jenë të thirrur qytetarët në Portugali, Belgjikë dhe Austri. Meksika shkon në zgjedhje më 2 qershor, Tajvani më 13 janar, Irani në mars, dhe më pas Bjellorusia.

Në përgjithësi, nga zgjedhjet do të preken rreth 3 miliardë njerëz në gati 50 vende. Siç e përmenda më lart zgjedhjet në Rusi do të jenë një formalitet. Është e sigurt rizgjedhja e Putinit në mandatin e tij të pestë si president, që mund të mos jetë i fundit i tij. Sepse Putin është vetëm 71 vjeç dhe për pushtetin e tij nuk ka më kufizime  kushtetuese. Udhëheqësi rus, që pas pushtimit të Ukrainës dukej i izoluar, ka gjetur gradualisht hapësirë ​​për të manovruar.

Së bashku me Kinën dhe vendet e tjera të BRICS duhet të konfirmojnë dhe specifikojnë këtë vit zgjerimin e ndikimit të tyre, ku më të afërta janë misionet në Gadishullin Arabik.Shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit e zhvendosi vëmendjen e medias dhe opinionit publik nga Ukraina, duke u cilësuar si “lufta tjetër” dhe nxjerrë më në pah njëfarë lodhjeje nga përkrahja perëndimore për Kievin, ku zgjedhjet presidenciale që ishin të programuara të zhvilloheshin po në mars paralelisht me ato në Rusi, janë shtyrë për një datë të mëvonshme.

Në 2024-ën objektivi kryesor mund të mos jetë më çlirimi i territoreve të pushtuara, sidomos në Ukrainë. Do të ketë një fokus më të madh tek alternativa: përpjekja për të përmirësuar pozicionet në funksion të një negocimi dhe në kontekstin e një konflikti llogoresh pa ndonjë përparim nga njëra apo tjetra palë.

Zgjedhjet në Indi janë një provë për Narendra Modin, një nga udhëheqësit më aktivë në kërkim të një rendi të ri botëror, dhe në një grupim të improvizuar dhe plot kontraste, së bashku me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, presidentët brazilianë Luiz Inacio Lula da Silva dhe afrikano-jugorin Cyril Ramaphosa. Por në të kohët e fundit bëjnë pjesë edhe figura si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi, që sapo iu nënshtrua një testi elektoral me pak rëndësi.

Në edicionin e tyre të 10-të, zgjedhjet për Parlamentin do të tregojnë nëse projekti integrues ngjall ende interesin e qytetarëve të 27 vendeve të BE-së. Njësia matëse për këtë do të jetë pjesëmarrja në votim, dhe mbi të gjitha nëse vullneti për të ecur përpara së bashku do të dominojë mbi tundimin për një rikthim tek egoizmi kombëtar.

Krizat e legjislaturës së nëntë të PE-së, pandemia e Covid-19, pushtimi i Ukrainës, konflikti midis Izraelit dhe Hamasit kanë treguar se Bashkimi Evropian është efektiv vetëm kur bashkon forcat për të reaguar, siç bëri kur miratoi programin e Gjeneratës Tjetër për të ringjallur rritjen ekonomike pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Ndërkohë unioni është i dobët dhe jofunksional kur nuk ka kohezionin apo forcën për tu dëgjuar nga të tjerët. Në frontin ukrainas ai është në thelb i bashkuar, por shtrihet në pozicionet atlanticiste, pra në një linje më atë të SHBA-së. Nuk ka autonomi, edhe sepse nuk zotëron forcën e duhur ushtarake.

Në lidhje me Lindjen e Mesme qasja e saj është e fragmentuar; dhe Izraeli njeh vetëm rolin e saj si rindërtuese e infrastrukturës që pretendon të drejtën për të rindërtuar Gazën. Fushata zgjedhore do të dominojë gjithë vitin që sapo ka nisur dhe do të ndikojë - madje mund të paralizojë - veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare.

Në fakt, kushdo që synon të fokusohet në ndryshimin e udhëheqësit në Shtëpinë e Bardhë, si Rusia apo Izraeli, do të provojnë për arsye të ndryshme, të veprojnë të baraslarguar nga palët, të paktën deri në momentin e votimit.

Aktualisht, të gjitha shenjat janë se 2 kandidatët e partive kryesore do të jenë Joe Biden nga demokratët dhe Donald Trump nga republikanët. Por të panjohurat, politike dhe gjyqësore, që peshojnë mbi fushatën zgjedhore janë të mëdha: Biden ka vlerësime shumë të ulëta në sondazhe dhe problemin e moshës.

Ai do të mbushë 82 vjeç ditën e zgjedhjeve, por edhe Trump, që nuk është shumë më i ri në moshë - do të jetë 78 vjeç e gjysmë - përballet me shumë gjyqe federale, shtetërore dhe lokale (një vendim fillestar për to pritet më 11 janar), dhe përshtatshmëria e tij e diskutueshme si kandidat duhet të gjykohet paraprakisht nga Gjykata e Lartë e SHBA-së.

Megjithatë demokratët nuk kanë një kandidaturë rezervë të gatshme të hidhet në garë. Ndërkohë republikanët mund të përmirësojnë pozitat gjatë zgjedhjeve paraprake. Alternativa e Trump në kampin e sfidantëve është Nikki Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, e moderuar dhe shumë e përgatitur. Zgjedhja e saj presidente e vendit në nëntor, do të konfirmonte rregullin që në Perëndim gratë vijnë në pushtet veçanërisht nëse janë të djathta. Por ne nuk jemi ende në atë pikë.

giampiero gramaglia

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit