13 Shtator 2024, 14:57
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten për Radion Evropa e Lirë se ka nisur hetimet pas identifikimit të disa pamfleteve me gjuhë urrejtëse në veri të vendit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se me urdhër të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.
Deri më tani, sipas Elshanit, nuk është askush i dyshuar. Pamfletet që janë parë në veriun e banuar me shumicë serbe, kanë qenë me fotografi të disa personave të maskuar dhe të armatosur, me mbishkrimet se të gjithë janë “Millana dhe vëllezër nga Banjska”, dhe që janë në pritje të “okupatorit”.
Në disa pamflete është parë edhe fotografia e Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e ka pranuar organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në këmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Dy ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.
Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave".
Në aktakuzë nuk është përmendur përfshirjen e mundshme e udhëhëqësisë së Serbisë, ndonëse autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë vazhdimisht për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë terrorist./ REL
kosove postera policia
Bota
13 Shtator 2024, 14:30
N.F
Narin Guran
TURQI- Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u ...
Bota
13 Shtator 2024, 14:19
N.F
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Pasi qeveria de facto e talibanëve shkëputi raportet me një numër misionesh diplomatike që operonin ja...
Bota
13 Shtator 2024, 14:06
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ekspertët e Kombeve të Bashkuara akuzuan sot Iranin për përshkallëzimin e shtypjes ndaj ...
Bota
13 Shtator 2024, 14:01
N.F
Groenlandë
GROENLANDË- Një rrëshqitje e një maje mali prej 1.2 kilometrash në Dickson Fjord, në një zonë t&eum...
Bota
13 Shtator 2024, 14:03
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetës...
Bota
13 Shtator 2024, 14:02
r.ll
josep borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka dënuar furnizimin e dyshuar të Rusisë me raketa balistike nga Irani, si dhe ësht&eum...
Bota
13 Shtator 2024, 13:48
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kisht...
Bota
13 Shtator 2024, 12:05
S.B
Balloon girl
LONDËR- Një nga veprat më të famshme të artistit britanik Banksy, 'Balloon Girl', është gjetur nj...
Bota
13 Shtator 2024, 10:52
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi sot se ka hequr kredencialet e gjashtë diplomatëv...
Bota
13 Shtator 2024, 09:57
r.ll
pamje nga bastisjet
KOSOVË Dy institucione të tjera paralele serbe janë vënë në shënjestër nga autoritetet sht...