LIVE UPDATES
Bota

Mbyllja e ambasadave afgane në Evropë hap rrugën për më shumë komunikim me talibanët

Si Oslo, ashtu edhe Londra kanë thënë se vendimet e tyre në asnjë mënyrë nuk paraqesin njohjen zyrtare të sundimit të talibanëve në Afganistan, të cilët asnjë shtet nuk i ka njohur për shkak të shqetësimeve lidhur me nivelin e mjerueshëm të respektimit të të drejtave të njeriut dhe dështimeve për të mbajtur premtimet që ata i dhanë para se të merrnin pushtetin në gusht të vitit 2021.

13 Shtator 2024, 14:19 Nga N.F
Mbyllja e ambasadave afgane në Evropë hap rrugën për më
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Pasi qeveria de facto e talibanëve shkëputi raportet me një numër misionesh diplomatike që operonin jashtë vendit nga diplomatë besnikë të Republikës së rrëzuar afgane, autoritetet britanike dhe norvegjeze kanë vendosur që të mbyllin ambasadat afgane që gjenden në shtetet e tyre.

Si Oslo, ashtu edhe Londra kanë thënë se vendimet e tyre në asnjë mënyrë nuk paraqesin njohjen zyrtare të sundimit të talibanëve në Afganistan, të cilët asnjë shtet nuk i ka njohur për shkak të shqetësimeve lidhur me nivelin e mjerueshëm të respektimit të të drejtave të njeriut dhe dështimeve për të mbajtur premtimet që ata i dhanë para se të merrnin pushtetin në gusht të vitit 2021.

Por, ekspertët thanë se mbylljet e ambasadave me gjasë do t’i hapin rrugë komunikimit më të madh me talibanët, të cilët kanë kontrollin e tërë territorit të Afganistanit dhe kanë forcuar kontrollin e pushtetit. Diplomatët që kanë shërbyer në ish-qeverinë afgane mbetën të bllokuar kur talibanët morën kontrollin, por vazhduan punën në disa shtete perëndimore dhe vazhduan të ndihmonin qytetarët afganë.

Por, dritarja e punës së tyre nisi të mbyllej kur talibanët në korrik njoftuan se po shkëpusnin raportet me 14 misione të tilla në shtetet perëndimore, duke thënë se nuk do të pranonin asnjë dokument konsullor që ata do të procesonin, një burim i rëndësishëm financimi për vazhdimin e punës të këtyre misioneve.

Shumica e shërbimeve konsullore, sikurse verifikimi i dokumenteve të identifikimit apo dëshmi të tjera policore, që ofrohen nga ambasadat kërkojnë një shkallë bashkëpunimi me qeverinë e shtetit sepse misionet diplomatike mund të mos kenë qasje në të gjitha të dhënat e qeverisë.

Gjatë këtij muaji, Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Britanisë njoftoi se do të mbyllte Ambasadën afgane në Londër. Kjo zyrë tha për Radion Evropa e Lirë më 9 shtator se vendimi u mor pas “shkarkimit nga puna të stafit të Ambasadës nga talibanët”.

Norvegjia shpejt ndoqi shembullin e Britanisë, duke njoftuar se Ambasada afgane në Oslo do të mbyllej më 12 shtator. Qeveria britanike dhe ajo norvegjeze kanë lënë të kuptohet se vendimet e tyre nuk përbëjnë njohje zyrtare të qeverisë të talibanëve, grup i linjës së ashpër. Ndërtesat e ambasadave, që janë pronë e Afganistanit, më vonë do t’i dorëzohen një qeverie “të njohur” të Afganistanit.

Por, Hameed Hakimi, ekspert për Afganistanin, tha se vendimet për mbylljen e ambasadave mund të merren si “një realitet” se talibanët “ka pak gjasa të zëvendësohen në një të ardhme të afërt”. Talibanëve, tha ai, kjo u ofron mundësi të argumentojnë se sundimi i tyre po njihet, qoftë edhe duke mos pasur njohje formale.

“Talibanët mund ta përdorin këtë në avantazhin e tyre në përpjekjet e tyre për legjitimitet me afganët dhe faktorin ndërkombëtar”, tha Hakimi, hulumtues në institutin Chatham House të Londrës.

Dhjetëra shtete, kryesisht fqinj të Afganistanit, veçse kanë ambasada funksionale në Kabul dhe disa kanë akredituar diplomatë talibanë. Qeveria e talibanëve po ashtu pjesërisht kontrollon misionet diplomatike në disa shtete dhe ka vendosur raporte të punës me misionet diplomatike afgane në Republikën Çeke, Spanjë, Holandë, Bullgari dhe në Konsullatën afgane në Munih.

Misionet që operojnë në shtetet perëndimore janë me staf diplomatik që ishte emëruar nga qeveria paraprake dhe këta persona tashmë janë izoluar. Hakimi tha se nëse të gjitha këto misione mbyllen “kjo në të vërtetë do të nënkuptonte mbylljen e kapitullit të Republikës Islamike afgane”.

Republika Islamike afgane, siç njihej formalisht, u krijua pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara rrëzuan qeverinë e talibanëve në nëntor të vitit 2001, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington. Pothuajse dy dekada më vonë, Republika afgane, e njohur ndërkombëtarisht, kolapsoi teksa talibanët morën pushtetin pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani.

Talibanët, ndërkaq, rikrijuan emiratin brutal që kishin në vitet ’90, duke vendosur ndalime të ashpra dhe ligje diskriminuese që rezultuan në shkelje të gjera të të drejtave të njeriut. Gratë dhe vajzat afgane janë privuar nga edukimi dhe punësimi në shumicën e sektorëve dhe kanë mungesë të të drejtave themelore.

Këto politika të talibanëve deri më tani kanë pamundësuar që qeveria e tyre të njihet zyrtarisht. Mungesa e kësaj njohjeje ka ndërlikuar komunikimin me qeverinë e talibanëve për një sërë çështjesh të rëndësishme, sikurse ndihma humanitare, dhe e ka bërë të vështirë për 2 milionë afganët që jetojnë në shtetet perëndimore që të kenë qasje në shërbimet konsullore.

Graeme Smith, analist i lartë për Afganistanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me bazë në Bruksel, tha se qeveritë perëndimore mund të jenë duke vepruar në bazë të rekomandimit të koordinatorit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për të lehtësuar lëshimin e dokumenteve për afganët jashtë vendit.

Në raportin e tij, që në dhjetor të vitit 2023 u mbështet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, koordinatori i OKB-së për Afganistanin, Feridun Sinirlioğlu, bëri thirrje për bashkëpunim më të mirë mes regjimit taliban dhe botës jashtë, me qëllim që afganët të mund të marrin dokumentet që u duhen për të vazhduar jetën e tyre të përditshme.

“Afganët janë duke vuajtur, pa pasur qartësi se ku të shkojnë kur iu duhen dokumente të identitetit apo dokumente të udhëtimit”, tha Smith, duke treguar se afganët të cilët nuk kanë dokumente të udhëtimit nga ndonjë shtet tjetër, përballen me mungesë të shërbimeve konsullore.

“Hapat që po i shohim tani mund të jenë përpjekje praktike të disa qeverive” për të përmirësuar situatën, tha Smith.

Sipas tij, ende ka sfida që këto përpjekje “që synojnë rritjen e presionit ndaj regjimit, të mos sabotojnë jetën dhe mirëqenien e afganëve”. Shumë kryeqytete perëndimore po ashtu po përballen me çështjen e ndërlikuar se çfarë të bëjnë me azilkërkuesit afganë, aplikimet e të cilëve janë refuzuar.

Muajin e kaluar, Gjermani dëboi 28 burra afganë të dënuar për krime në këtë shtet. Ata u dërguan në Kabul dhe Katari luaji rolin e ndërmjetësit për të siguruar bashkëpunimin e talibanëve, në mënyrë që grupi i linjës së ashpër të pranonte afganët e kthyer. Smith tha se disa shtet “po e zbulojnë padobishmërinë” e pasjes së pranisë konsullore “të lidhur me autoritetet në Kabul”, nëse atyre u duhet të aranzhojnë kthimin e emigrantëve afganë.

“Por, është e paqartë nëse ky ka qenë motivi për mbylljet e fundit”, tha ai.

Si Britania, ashtu edhe Norvegjia nuk kanë treguar nëse do të lejojnë qeverinë e talibanëve të ofrojë shërbime konsullore në Londër dhe Oslo. Fati i Ambasadës afgane në Berlin dhe i Konsullatës në Bon është i paqartë, edhe pse Konsullata në Berlin me gjasë do të mbetet e hapur për shkak se bashkëpunon me qeverinë e talibanëve sa i përket shërbimeve konsullore.

Në Londër, eksperti për Afganistanin Hakimi tha se mbyllja mund të krijojë një “mundësi për talibanët që të lobojnë te shtetet perëndimore” që përfaqësuesit e tyre të lejohen, të paktën, të ofrojnë shërbime konsullore.

Këto misione diplomatike afgane mund të mbesin të mbyllura për një kohë të pacaktuar, sikurse ngjashëm ndodhi në SHBA, ku Ambasada afgane dhe dy konsullata janë të mbyllura që nga marsi i vitit 2002. Ambasada afgane në Kanada ofron shërbime këshilluese nga distanca për afganët që jetojnë në SHBA. Në Norvegji, një grua afgane që jeton në Oslo, tha se është e shqetësuar për bashkatdhetarët e saj të cilët tani nuk kanë qasje në shërbimet konsullore.

“Ka mundësi që procesi i dëbimit me forcë të afganëve do të nisë”, tha ajo për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Ky proces, megjithatë, duhet të ndalet”.

Mina Rafiq, një tjetër afgane që jeton në Norvegji, tha se preferon mbylljen e ambasadave sesa bashkëpunimin me talibanët.

“Kjo gjë mund të jetë në favor të azilkërkuesve afganë”, tha ajo, “sepse Qeveria norvegjeze tani duhet t’u japë atyre dokumentet e nevojshme”./ REL

ambasada afgane evrope talibane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet