LIVE UPDATES
Bota

“Not yet”, si i zhgënjeu BE kosovarët në një ditë të bukur qershori

Edhe pse po e paralajmëronte një kundërshtar oficial i Kosovës, heqja e vizave nuk dukej si ngjarje fiktive, teksa po afronte mbledhja e krerëve të BE’së dhe një varg takimesh i zyrtarëve më të ulët europianë, që po përgatisnin agjendën për shefat.

24 Qershor 2022, 18:02 Nga I.A
“Not yet”, si i zhgënjeu BE kosovarët në një
EU

KOSOVË- Më 14 qershor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç “u lajmërua nga askund” për të bërë një deklaratë rreth liberalizimit të vizave. Në mediat e Kosovës, përfshirë Gazetën Express, kjo deklaratë u publikua jo si diçka e vërtetë, por “një balonë” e radhës e provokatorit Vuçiç. Edhe pse po e paralajmëronte një kundërshtar oficial i Kosovës, heqja e vizave nuk dukej si ngjarje fiktive, teksa po afronte mbledhja e krerëve të BE’së dhe një varg takimesh i zyrtarëve më të ulët europianë, që po përgatisnin agjendën për shefat. Ngjarjet në Ukrainë dhe dhënia e statusit të kandidatit për këtë shtet, deklaratat e Kancelarit gjerman Scholz se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave e kishin bërë mundësi reale më në fund. Dje BE bëri me dije se ende s’është në gjendje t’i hap dyert për Kosovën. Mark Rutte, kryeministri i Holandës, një prej skeptikëve, kërkoi ende punë, duke konstatuar se nuk janë përmbushur kushtet – “not yet” (akoma jo) tha ai, ndërsa Viola Von Crammon e zbuloi njeriun që, sipas saj, po i bllokon kosovarët – ministri i brendshëm i Emmanuel Macronit.

Ka së paku nja 12 vjet që kur në Kosovë filloi të përmendet në mënyrë intensive heqja e vizave. Asokohe vendi ishte në zgjedhje dhe Hashim Thaçi kishte vendosur t’i nxjerrë si grep ato për kosovarët, për t’i joshur që ta fitonte garën elektorale, edhe pse zyrtarë të BE’së, europarlamentarë e raportues, kishin tërhequr vërejtjen se nuk është e mirë të jepen premtime të tilla.

Kur europianët kishin dhënë atë që njihet si “road map”, institucionet kishin filluar ankesat se ishin dyfishi i kushteve që ua kishin caktuar vendeve tjera. Kërkesat, kryesisht të natyrës teknike, ishin plotësuar, përjashtuar luftën e pamjaftushme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka vendet anëtare – veçmas Franca, nuk ishin bindur – kërkonin jo vetëm arrestime të të dyshuarve për korrupsion, por edhe dënime për të akuzuarit. Kërkesë që vlen edhe sot, më 2022, kur vendin e qeverisin “të pakorruptuarit”.

Diku më 2016, një institucion i rëndësishëm i BE’së, Komisioni Europian, kishte ardhur në përfundim se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin vizash, duke e kërkuar vetëm edhe ratifikimin e marrëveshje së demarkacionit. Prishtina zyrtare me vështirësi e kishte përmbushur këtë kusht, për shkak të përplasjeve të mëdha, ku përfshihej edhe gjuajtja me gaz nga VV’ja opozitare e Albin Kurtit, që çoi gati në konflikt fizik mes partive politike.

Përsëri drejtues të instituicioneve të BE’së Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Zëvendësja e Komisionit Europian, Federica Mogherini, “ministri” i BE’së për Çështje të Brendshme, Dimitri Avramopoulos dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn kishin reaguar më 2018, pas miratimit të marrëveshjes së kufirit, duke e cilësuar si hap thelbësor për heqjen e vizave, duke shtuar se të gjitha palët në Kosovë “duhet t’i vazhdojnë përpjekjet e suksesshme për ta arritur udhëtimin pa viza”.

Që prej asaj kohe, ngjarje dramatike kanë ndodhur në Kosovë. Vendi ka lidership të ri, ish-udhëheqës të lartë përfshirë presidentin, kryeparlamentarin ndodhen në paraburgim në Hagë. Kosovë tash udhëhiqet nga një lidership i ri, por BE’së nuk i ka mjaftuar kjo gjë.

Kapitulli i ri për vizat u rikthye fort në diskurs vetëm kur Rusia nisi luftën në Ukrainë dhe kur u tha se BE duhet të bëjë diçka për Ballkanin, që këtu të mos vijnë forca të tjera për ta zënë vendin e Perëndimit, duke e bërë për vete atë, apo duke mos e lënë të stabilizohet. Në Kosovë, për shkak të qasjes së lidershipit aktual, u përhap ideja për lehtësira në integrime dhe ideja se europianët do t’ua kthejnë “borxhin” e vizave.

Një ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor, i vetmi që u rebelua ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tashmë ka nisur një betejë verbale me bullgarët, të cilët i akuzoi rëndë se kanë kidnapuar dy shtete të NATO’s (Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), duke ua pamundësuar fillimin e negociatave për anëtarësim, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit, si pasojë e kontestit të palëve mbi identitetin. As Rama, i cili kësaj here operoi në bllok me Presidentin serb dhe Kryeministrin maqedonas, si shtete të Ballkanit të Hapur, nuk arritën të të shantazhojnë BE’në.

Në Kosovë nuk pati ndonjë nervozë te lidershipi. Presidentja Osmani ishte ajo që udhëtoi drejt Brukselit. Kur shkoi atje, u pa duke biseduar me Macronin dhe Scholzin, por nuk ia doli të shtynte përpara kauzën e kosovarëve. 27 vendeve iu tha se në sallë është e vetmja që nuk mund të udhëtojë pa vizë, por nuk arriti të depërtojë në ndërgjegjen e udhëheqësve europianë.

Presidentja tha se gjeti përkrahje tek vendet e Unionit, por një këshilltar i saj deklaroi se Macron u interesua të shohë progres për vizat

“Sa i përket krimit dhe korrupsion ka inkurajuar që institucionet tona të jenë më të vendosura dhe të shtyjnë përpara agjendën e tyre kundër-korrupsion”, tha këshilltari.

Në krejt këtë sagë, Kryeministri Albin Kurti nuk u duk askund. Mungoi vetëm një deklaratë e tipit “nuk kam lidhje me këtë punë”. Por atmosferën, si duket, e kishte përjetuar krejt ndryshe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ish-gazetari tash i shndërruar në diplomat, i cili cicëroi në Twitter, shoqëruar me një fotografi ku shihej ai dhe Presidentja.

“Ishte ditë e gjatë, por përfundimisht një ditë e mirë”.

Marrë nga Gazeta Ekspress

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit