LIVE UPDATES
Bota

Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore për abort! Gjykata e Lartë rrëzon ligjin 50-vjeçar

Gjykata me shumicë konservatore vendosi në favor të shtetit me një votim 6 pro dhe tre në vija ideologjike - duke i dhënë fund efektivisht të drejtës kushtetuese për një abort.

24 Qershor 2022, 17:37 Nga k.m.
Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore
Foto ilustruese

SHBA- Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore për abortin, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim 50-vjeçar. Gjykata rrëzoi vendimin historik Roe kundër Wade, disa javë pasi një dokument i paprecedentë i zbuluar sugjeroi se ajo favorizonte një vendim të tillë.

Me vendimin e ri, tani gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja. 13 kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligje të nxitjes që automatikisht do ta shpallin të jashtëligjshëm abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë.  

Gjykata me shumicë konservatore vendosi në favor të shtetit me një votim 6 pro dhe tre në vija ideologjike - duke i dhënë fund efektivisht të drejtës kushtetuese për një abort.

"Ne mendojmë se Kushtetuta nuk i jep të drejtën për abort...dhe autoriteti për të rregulluar abortin duhet t'i kthehet popullit dhe përfaqësuesve të tij të zgjedhur,"-thuhej në vendim. Çështja historike e vitit 1973 vendosi me një votim 7 me 2, se e drejta e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë e saj mbrohej nga kushtetuta e SHBA.

Vendimi u jepte grave amerikane të drejtën absolute për abort në tre muajt e parë (tremujorin) e shtatzënisë, por lejoi kufizime në tremujorin e dytë dhe ndalime në tremujorin e tretë.

Vendimi i së premtes përbën një ndryshim të plotë të precedentit ligjor të Gjykatës së Lartë - një veprim jashtëzakonisht i rrallë - dhe ka të ngjarë të krijojë beteja politike që përçajnë kombin.

Në shtetet ku mendimet për abortin janë të ndara ngushtë - si Pensilvania, Miçigani dhe Wisconsin - ligjshmëria e procedurës mund të përcaktohet në bazë të zgjedhjeve. Në të tjerat, vendimi mund të nisë një raund të ri betejash ligjore, duke përfshirë nëse individët mund të dalin jashtë shtetit për aborte ose të porosisin ilaçe për abortin përmes shërbimeve postare./ Marrë nga BBC

gjykata e lartë shba ligji per abortin

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 30 Mars

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë