LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë në veri, kush do të menaxhojë nënstacionin elektrik të Vallaçit?

Udhërrëfyesi përmend edhe trafo-stacionin e Vallaçit, i cili gjendet rreth tetë kilometra larg Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe.

24 Qershor 2022, 17:42 Nga k.m.
Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë në veri, kush do
Foto ilustruese

Kosova apo Serbia? Se kush saktësisht do të menaxhojë nënstacionin elektrik të Vallaçit, është e paqartë. Dy vendet, më 21 qershor, kanë miratuar një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Udhërrëfyesi përmend edhe trafo-stacionin e Vallaçit, i cili gjendet rreth tetë kilometra larg Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe. Edhe Kosova, edhe Serbia pretendojnë se janë pronare të Vallaçit, përmes të cilit do të shpërndajnë energjinë elektrike në komunat në veri të Kosovës. Aktualisht, punëtorët e nënstacionit Vallaç paguhen nga Rrjeti Elektrik i Serbisë (Elektromrezha Srbije - EMS), por marrin udhëzime nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

Nga KOSTT-i thonë se energjia elektrike transmetohet dhe distribuohet nëpërmjet Rrjetit të Transmetimit 400/220/110 kV të Republikës së Kosovës dhe Rrjetit të Distribuimit 35/xx kV të Republikës së Kosovës (KEDS).

KEDS-i është kompani e Kosovës për shpërndarjen e energjisë elektrike. Nga viti 2013, ajo menaxhohet nga një konsorcium turk dhe ka autoritetin ekskluziv për shpërndarjen e energjisë elektrike në gjithë Kosovën, si dhe për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e aseteve në terren. Në udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë thuhet se Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) lëshon licencë për kompaninë serbe, “Drustvo Elektrosever D.O.O.” dhe siguron se puna e kompanisë zhvillohet në përputhje me ligjet e Kosovës.

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi të premten licencën për kompaninë Elektrosever, për furnizimin e veriut të Kosovës me energji elektrike. Bordi i ZRRE-së votoi me pesë vota për dhe asnjë kundër.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës. Kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri. Nga KOSTT-i thonë se pas licencimit nga ZRRE-ja, që është bërë të premten, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshje për aderim në rregullat e tregut dhe për përgjegjësinë e balancimit me KOSTT-in.

“Pra, sipas legjislacionit në fuqi, energjinë elektrike në tërë territorin e Kosovës e transmetojnë dhe e shpërndajnë kompanitë e licencuara për këto aktivitete, KOSTT dhe KEDS,”- thuhet në një deklaratë të KOSTT-it për Radion Evropa e Lirë.

Aty, po ashtu, theksohet se Vallaçi është në pronësi të KOSTT-it.

“Pra, KOSTT-i i ka të gjitha kompetencat e operimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të nënstacionit”, thuhet në deklaratë.

Shtohet se KOSTT-i ka planifikuar “revitalizimin e nënstacionit dhe ndërrimin e pajisjeve të tensionit të lartë 110 kV në nënstacionin Vallaç”, në mënyrë që “të rritet siguria dhe besueshmëria e operimit të nënstacionit, si dhe siguria e furnizimit me energji elektrike e palëve të kyçura”. Rrjeti Elektrik i Serbisë (EMS), në anë tjetër, thotë se “në nënstacionin e Vallaçit janë gjashtë të punësuar të përhershëm - të gjithë kanë kontratë pune për një kohë të pacaktuar, që do të thotë se e marrin pagën në EMS-ja”.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë për funksionimin e mëtejmë të nënstacionit Vallaç, EMS-ja thotë se kjo çështje është kompetencë e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. REL i është drejtuar kësaj zyre me të njëjtën pyetje, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë më 22 qershor për mediat serbe se nënstacioni Vallaç do të jetë në pronësi të Serbisë dhe se diçka e tillë “nuk është vënë në dyshim asnjëherë”.

“Ashtu sikurse që është edhe Elektrosever-i ynë... është kompani serbe”, ka thënë Petkoviç për Radio-Televizionin e Serbisë, duke shtuar se kjo “kompani serbe do të jetë përgjithmonë e pranishme në Vallaç”.

Ai ka pretenduar se për një gjë të tillë ka garanci edhe nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Krahas udhërrëfyesit, kemi dy dokumente shumë të rëndësishme, këtu tani i kam sjellë ekskluzivisht origjinalet - gjegjësisht, letrën e përfaqësuesit të veçantë për dialog, Mirosllav Lajçak, në të cilën shkruhet se Elektrosever do të jetë përherë i pranishëm në Vallaç”, ka thënë Petkoviç.

Sipas tij, kjo do të thotë se “askush nuk mund të ndërhyjë në Vallaç dhe askush nuk mund ta marrë Vallaçin”.

“Kushdo që e kupton sadopak situatën në Kosovë, e di se çdo ndërhyrje në Vallaç, i cili paraqet zemrën e sistemit elektro-energjetik në veri... ose nëse Prishtina arrin ta marrë Vallaçin, veriu do të mbetet pa energji elektrike”, ka thënë Petkoviç.

Ai ka shtuar se Serbia ka marrë garanci se KOSTT-i dhe KEDS-i, “vetëm me leje të kompanisë serbe Elektrosever, do të mund të kenë qasje në Vallaç” - gjë që nuk shkruan askund në udhërrëfyesin e publikuar për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Bashkimit Evropian, por edhe Qeverisë së Kosovës për t’i konfirmuar ose hedhur poshtë deklaratat e Petkoviçit, se ekzistojnë letra garancie që KOSTT-i dhe KEDS-i nuk mund të kenë qasje në Vallaç pa miratimin e Elektrosever-it, por nga asnjëri institucion nuk ka marrë përgjigje.

Me Marrëveshjen e vitit 2013 për energjinë ( për zbatimin e së cilës Kosova dhe Serbia u pajtuan më 21 qershor), konsumatorët në veri do të paguajnë vetë rrymën, pas 23 vjetësh. Elektrosever do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës atje.

Eksperti i energjisë në Kosovë, Ethem Çeku, njëherësh ish-ministër i këtij sektori, thotë se nënstacioni i Vallaçit është aset i Kosovës dhe se pronësia e tij nuk mund të kontestohet. Deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, Çeku i vlerëson si të paqëndrueshme.

“Vallaçi është pjesë integrale e sistemit energjetik në Kosovë, pjesë e aseteve të Republikës së Kosovës. Çështja e menaxhimit mbetet një çështje shumë e vështirë, të cilën duhet ta zgjidhë Qeveria e Kosovës. Ne po shpresojmë që, më në fund, Serbia e kupton se problemet e energjisë nuk janë probleme lokale, pra nuk janë problem i raporteve vetëm Kosovë-Serbi, por janë probleme globale”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, nëse Serbia arrin ta shkëpusë nënstacionin Vallaç nga sistemi energjetik i Kosovës, “atëherë hapet dera edhe për shumë elemente ndikuese në fushën e energjisë”.

Nënstacioni i Vallaçit në veri të Kosovës siguron pjesën më të madhe të energjisë elektrike për veriun e Kosovës, ku jeton popullatë me shumicë serbe. Gjithashtu, hidrocentrali në Liqenin e Ujmanit furnizohet me energji elektrike nga nënstacioni i Vallaçit. Çeku thotë se rëndësia e Vallaçit ka bërë që Serbia ta synojë të drejtën e pronësisë mbi këtë nënstacion, ndërsa Kosova të insistojë në ruajtjen e së drejtës së pronësisë mbi të.

Siç thotë ai, Vallaçi është “pika e energjisë që ndërlidhet përmes Ujamanit dhe, përmes tij, kontrollohet e gjithë hyrja e energjisë në pjesën veriore të Kosovës”.

Në këtë kontekst, sipas tij, çështja e nënstacionit Vallaç ka marrë edhe kuptim politik.

“Ky është problemi themelor, sepse ajo pjesë [veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe] po e politizon skajshmërisht çështjen e energjisë, e cila është çështje fundamentale dhe e drejtë qytetare. Vetë kërkesa për të krijuar një kompani njënacionale [Elektrosever] dhe duke mos e pranuar sistemin energjetik të Kosovës, tregon se pala serbe, fatkeqësisht, është duke e vendosur [furnizimin me energji elektrike] në kontekst politik”, thotë Çeku.

Nënstacioni i Vallaçit është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit. Është i lidhur me disa linja të tensionit të lartë 110 kV (kilovolt): me nënstacionin Trepça, nënstacionin Skënderaj, nënstacionin në Ujman, nënstacionin Ilirida (Mitrovicë) dhe nënstacionin Palaj (në afërsi të Prishtinës), si dhe me nënstacionin Novi Pazar 2 - linjë interkonektive Kosovë-Serbi.

Rol i Vallaçit thuhet se është të sigurojë furnizim të besueshëm me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion, brenda Sistemit të Transmetimit të Kosovës.

Gjithashtu, ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës interkonektive 110 kV Vallaç-Novi Pazar./REL

marrëveshja kosovë-serbi vallaç

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit