LIVE UPDATES
Bota

Ngërçi në negociata me Bullgarinë, Gjermania i ofrohet për ndihmë Maqedonisë së Veriut, Baerbock: Duam të japim kontributin që kjo të zgjidhet

Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron ndihmë në zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë

16 Tetor 2024, 08:40 Nga M.B
Ngërçi në negociata me Bullgarinë, Gjermania i ofrohet
Annalena Baerbock 

GJERMANIA- Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. "Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon," tha Baerbock. "Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë", tha Baerbock duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të  Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjermania inkurajon lidershipin

Shefja e diplomacisë gjermane e inkurajoi lidershipin e ri të Maqedonisë së Veriut që ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm të ndryshimit të kushtetutës: “Shpeshherë në politikë nënvlerësohet rëndësia e lidershipit. Hapat e rëndësishëm, përfshirë proceset integruese, gjithmonë kanë arritur sukses kur liderët janë treguar të guximshëm, përkundër klimës negative shoqërore kanë bërë atë që është më e mira për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, duam të japim kontributin që kjo të realizohet edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë".

Sa i përket kushtit të Bullgarisë, Baerbock tha se ky kusht duhet plotësuar pasi kështu janë rregullat aktuale në BE: "Ndoshta nuk jemi dakord me këto rregulla, por janë rregullat për të cilat kemi rënë dakord së bashku. Derisa t’i ndryshojmë këto rregulla, gjë që unë e dëshiroj – duhet t'i respektojmë ato."  

Maqedonia e Veriut e gatshme për kompromis

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe. Ai lëvdoi edhe kërkesën e Gjermanisë për reformimin e vendimmarjes brenda BE-së, që së paku për disa çështje - si kapitujt e zgjerimit - të ketë një shumicë të kualifikuar. "Kjo do të na mundësonte të përparojmë në këtë proces në bazë të meritave", tha Mucunski.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit. "Ne jemi një vend që pranon kompromise. Por Bullgaria është në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të përfshihemi, por duhet të ofrojmë zgjidhje dhe të përgatisim propozime, duke shpresuar që pas zgjedhjeve, me mbështetjen e Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, të mund të ecim përpara".

Maqedonia e Veriut e shkëputur nga paketa me Shqipërinë

Komisioni i BE-së filloi të martën negoicatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë duke e shkëputur Maqedoninë e Veriut nga paketa dyshe. Sofja e bllokon procesin e anëtarësimit, duke kërkuar që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga "popujt themelues" të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE heziton të përparojë me ndryshimin e nevojshëm kushtetues, megjithëse kryeministri Mickoski është parimisht dakord, por kërkon garanci shtesë sigurie. Bullgaria, e cila aktualisht ndodhet në prag të zgjedhjeve, sinjalizon se kjo kërkesë mund të mos jetë e funditgjë që ka shkaktuar zhgënjim në Maqedoninë e Veriut.  Në fund të shtatorit edhe kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht mban në dorë kryesinë e radhës së BE-së, kishte ofruar ndërmjetësimin e tij mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e grindjes mes dy vendeve. / DW

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale