All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza: Me sharje e ofendime drejt zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë

Ajo ka kulmuar më 11 tetor, kur partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje - ka mbivotuar kundër kërkesës së partive opozitare për një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me përgjimin e një bisede telefonike, e cila, sipas opozitës, përfshin shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, tani i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

15 Tetor 2024, 21:22 Nga N.F
Analiza: Me sharje e ofendime drejt zgjedhjeve të shkurtit në
Kuvend i Kosovës
All - Paragraf - 1

KOSOVË- “Spiun”, “tradhtar”, “kriminel”, “hajn” e “llaskuç”! Epitete të tilla, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë mveshur lehtësisht njëri-tjetrit, sidomos në seancat e dy javëve të fundit. Gjuha e tillë fyese dhe denigruese është përdorur edhe nga përfaqësues të pushtetit, edhe të opozitës, edhe nga burra, edhe nga gra.

Ajo ka kulmuar më 11 tetor, kur partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje - ka mbivotuar kundër kërkesës së partive opozitare për një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me përgjimin e një bisede telefonike, e cila, sipas opozitës, përfshin shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, tani i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Fyerjet atë ditë kanë qenë edhe personale. Për disa analistë të politikës, ato janë duke u intensifikuar me afrimin drejt zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Beteja për rritje apo mbajtje të elektoratit po bëhet në mënyrë të paskrupullt, duke dëgjuar çdo ditë akuza apo kundërakuza, me apo pa bazë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arton Demhasaj nga Organizata joqeveritare “Çohu”.

Për Rrahman Paçarizin, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, gjuha e tillë denigruese bëhet e zakonshme në Kosovë përpara çdo procesi zgjedhor.

“Diskursi është krejt i ngjashëm dhe zakonisht shkon kah një lloj nacionalizmi, kah një lloj përpjekjeje për të dëshmuar se cila parti është më nacionaliste apo më atdhetare”, thotë ai.

Sipas të dy vëzhguesve, kjo gjuhë vetëm se e degjeneron diskursin parlamentar. Akuzojnë njëri-tjetrin, duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vendi ku mbizotëron gjuha e argumenteve.

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga deputetët e kësaj partie është vetëm reagim ndaj gjuhës me të cilën u drejtohen kolegët nga opozita.

“Nuk është se ndonjë deputet i pushtetit ka pasur iniciativë apo qëllim ta degradojë gjuhën karshi oponentëve. Është, thjesht, një lloj përgjigjeje ndaj gjuhës së përdorur [nga opozita]”, thotë Dugolli për Radion Evropa e Lirë.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, drejton akuza të ngjashme kundër deputetëve të Vetëvendosjes.

“Ky debat shkon duke u ashpërsuar, për shkak të numrave nga shumica, në këtë rast nga Lëvizja Vetëvendosje. Sikur ta kishim një sjellje normale, ku do ta lejonin debatin dhe do t’i dëgjonin pretendimet e opozitës me qetësi, atëherë normalisht që nuk do të vinte deri te diskutimi aq i ashpër”, thotë Tahiri.

Për Arben Gashin, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, gjuha denigruese - kushdo që e pëdor - “është e gabuar”.

“Nuk u shërben asgjë qytetarëve të Kosovës dhe vetëm e polarizon skenën politike”, thotë ai.

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të partisë tjetër në opozitë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se debatet me gjuhë të ashpër, janë karakteristikë e parlamenteve të vendeve me demokraci.

Por, sipas tij, AAK-ja nuk e mbështet gjuhën denigruese dhe “varet nga deputetët veç e veç se çfarë gjuhe përdorin”.

“Gjuha ofenduese duhet të dënohet. Ajo nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve këtu në Kuvend. Jemi pak para zgjedhjeve dhe unë nuk pres ndonjë diskurs më të ashpër, më të rëndë, mirëpo pres ballafaqim më të fortë ndërmjet opozitës dhe Qeverisë”, thotë Tahiri.

Përfaqësuesit e partive politike, me të cilët bisedoi REL-i, thonë se jo. Ata pretendojnë kështu përkundër faktit se fjalët ofenduese dhe denigruese në adresë të njëri-tjetrit, deputetët e pushtetit dhe opozitës i kanë shprehur teksa kanë akuzuar njëri-tjetrin për bashkëpunim ose komunikim me Listën Serbe dhe ish-nënkryetarin e saj, Radoiçiq.

Sipas Demhasajt, përplasjet e partive parlamentare me akuzat “për bashkëpunim me Listën Serbe”, rrezikojnë stigmatizimin e kësaj partie - që është më e madhja e serbëve në Kosovë - por edhe të partive të tjera të këtij komuniteti.

“Krejt këto akuza që po i shohim sot, të cilat po i bëjnë partitë politike ndaj njëra-tjetrës... Ato nesër mund të përfundojnë bashkë në një qeveri - këto mes vete e ndoshta bashkë edhe me Listën Serbe”, thotë Demhasaj.

Por, ndryshe e sheh situatën Paçarizi. Sipas tij, Lista Serbe, e cila mbështetet dhe dirigjohet nga Beogradi zyrtar dhe politikat e tij, nuk mund të përjetohet më si partnere e besueshme nga partitë politike shqiptare.

Ai thekson se përplasjet ndërmjet partive politike nuk kanë të bëjnë me ndonjë përpjekje për stigmatizim apo dobësim të Listës Serbe, por me, siç thotë, mungesën e kreativitetit të tyre për të ndërtuar kauza apo për të nisur koncepte politike të qarta dhe të profilizuara mirë.

“Për shkak të mungesës së kreativitetit, merren me çështje, të cilat janë më të lehta dhe më popullore, siç janë: rrahagjokset për patriotizëm, për atë se kush e ka çliruar veriun, a është çliruar veriu, a ka apo nuk ka sovranitet etj.”, thotë Paçarizi.

Të dy analistët thonë se degradimi i gjuhës së komunikimit parlamentar, në funksion të arritjes së efekteve politike, duhet shmangur. Duke kujtuar se në të kaluarën ka pasur raste kur deputetët janë përleshur edhe fizikisht, ata thonë se gjuha dhe sjellja e tillë kanë, pastaj, efekt zinxhiror edhe tek opinioni.

“Ka rrezik të barten edhe te familjet e tyre, te qytetarët, të cilët mund të mos përmbahen dhe të reagojnë në mënyrë të papërgjegjshme”, përfundon Paçarizi./REL

kuvend kosove zgjedhje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet