LIVE UPDATES
Bota

Negociatat me BE/ Gjermania i ofron ndihmë Maqedonisë së Veriut: Mund të kontribuojmë në zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë

Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron ndihmë në zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë

15 Tetor 2024, 22:47 Nga r.ll
Negociatat me BE/ Gjermania i ofron ndihmë Maqedonisë së Veriut:
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, samiti i Berlinit

GJERMANI- Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. "Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon," tha Baerbock. "Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë", tha Baerbock duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të  Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjermania inkurajon lidershipin

Shefja e diplomacisë gjermane e inkurajoi lidershipin e ri të Maqedonisë së Veriut që ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm të ndryshimit të kushtetutës: “Shpeshherë në politikë nënvlerësohet rëndësia e lidershipit. Hapat e rëndësishëm, përfshirë proceset integruese, gjithmonë kanë arritur sukses kur liderët janë treguar të guximshëm, përkundër klimës negative shoqërore kanë bërë atë që është më e mira për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, duam të japim kontributin që kjo të realizohet edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë".

Sa i përket kushtit të Bullgarisë, Baerbock tha se ky kusht duhet plotësuar pasi kështu janë rregullat aktuale në BE: "Ndoshta nuk jemi dakord me këto rregulla, por janë rregullat për të cilat kemi rënë dakord së bashku. Derisa t’i ndryshojmë këto rregulla, gjë që unë e dëshiroj – duhet t'i respektojmë ato."  

Maqedonia e Veriut e gatshme për kompromis

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe. Ai lëvdoi edhe kërkesën e Gjermanisë për reformimin e vendimmarjes brenda BE-së, që së paku për disa çështje - si kapitujt e zgjerimit - të ketë një shumicë të kualifikuar. "Kjo do të na mundësonte të përparojmë në këtë proces në bazë të meritave", tha Mucunski.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit. "Ne jemi një vend që pranon kompromise. Por Bullgaria është në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të përfshihemi, por duhet të ofrojmë zgjidhje dhe të përgatisim propozime, duke shpresuar që pas zgjedhjeve, me mbështetjen e Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, të mund të ecim përpara".

Maqedonia e Veriut e shkëputur nga paketa me Shqipërinë

Komisioni i BE-së filloi të martën negoicatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë duke e shkëputur Maqedoninë e Veriut nga paketa dyshe. Sofja e bllokon procesin e anëtarësimit, duke kërkuar që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga "popujt themelues" të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE heziton të përparojë me ndryshimin e nevojshëm kushtetues, megjithëse kryeministri Mickoski është parimisht dakord, por kërkon garanci shtesë sigurie. Bullgaria, e cila aktualisht ndodhet në prag të zgjedhjeve, sinjalizon se kjo kërkesë mund të mos jetë e funditgjë që ka shkaktuar zhgënjim në Maqedoninë e Veriut.  Në fund të shtatorit edhe kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht mban në dorë kryesinë e radhës së BE-së, kishte ofruar ndërmjetësimin e tij mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e grindjes mes dy vendeve./DW

gjermani maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet