LIVE UPDATES
Bota

"Postime të theksuara racore dhe seksuale në një rrjet mesazhesh!' Kandidati për guvernator në Karolinën e Veriut padit CNN për shpifje

Padia në Gjykatën e Lartë të Qarkut Wake, vjen më pak se katër javë pas lajmit që bëri që shumë zyrtarë dhe kandidatë të zgjedhur republikanë, përfshirë kandidatin për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të distancoheshin nga fushata e zotit Robinson për postin e guvernatorit.

16 Tetor 2024, 08:28 Nga M.B
"Postime të theksuara racore dhe seksuale në një rrjet
Mark Robinson

SHBA- Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, ngriti padi të martën kundër rrjetit CNN lidhur me lajmin e muajit të kaluar se ai kishte bërë postime të theksuara racore dhe seksuale në një rrjet mesazhesh të një faqeje pornografike, duke e quajtur lajmin të pamatur dhe shpifje.

Padia në Gjykatën e Lartë të Qarkut Wake, vjen më pak se katër javë pas lajmit që bëri që shumë zyrtarë dhe kandidatë të zgjedhur republikanë, përfshirë kandidatin për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të distancoheshin nga fushata e zotit Robinson për postin e guvernatorit. Robinson, i cili bëri të ditur ngritjen e padisë në një konferencë shtypi në qytetin Raleigh me një avokat nga shteti Virxhinia, ka hedhur poshtë lajmin e rrjetit CNN se ai qëndron pas mesazheve në fjalë.

Rrjeti CNN “vendosi ta publikonte lajmin pavarësisht se e dine ose shpërfilli në mënyrë të pamatur që të dhënat e zv/guvernatorit Robinson, përfshirë emrin, datën e lindjes, fjalëkalimet dhe adresat e emalit që supozohet se ishin të lidhura me llogarinë në faqen pornografike, ishin komprometuar në sulme të mëparshme nga hakerët”, thuhet në aktpadi.

Zoti Robinson, i cili do të bëhej guvernatori i parë zezak në Karolinën e Veriut nëse zgjidhet, e quajti raportimin e rrjetit CNN një “linçim të teknologjisë së lartë” ndaj një kandidati “i cili është vënë në shënjestër që nga dita e parë nga njerëz që nuk pajtohen politikisht dhe duan ta shkatërrojnë”. Rrjeti CNN nuk pranoi të komentonte të martën, tha zëdhënësja Emily Kuhn përmes një emali.

Lajmi i rrjetit CNN, i publikuar më 19 shtator, thoshte se zoti Robinson postoi deklarata më shumë se një dekadë më parë në kanalin e mesazheve të një faqeje pornografike, ku ai e quan veten “nazist zezak”, se i pëlqen pornografia transgjinore dhe e preferonte Hitlerin më shumë se Barack Obamën dhe e kishte kritikuar ashpër udhëheqësin e ndjerë të të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

Rrjeti CNN njoftoi se ka identifikuar detajet e llogarisë në faqen pornografike me llogari të tjera në internet të zotit Robinson, duke e krahasuar emrin e përdoruesit, një adresë të njohur emali dhe emrin e tij të plotë.

Lajmi i kanalit CNN thotë se detajet e shkruara nga përdoruesi i llogarisë përputheshin me moshën e zotit Robinson, kohëzgjatjen e martesës dhe të dhëna të tjera biografike. Po ashtu krahasoi frazat e përdorura nga ai në rrjetin Twitter me shprehjet e postuara nga llogaria në faqen pornografike.

Sondazhet pas lajmit të publikuar nga rrjeti CNN tregonin për një epërsi të rivalit demokrat Josh Stein, aktualisht prokuror i përgjithshëm.

Padia, e cila kërkon të paktën 50 milionë dollarë si dëmshpërblim, thotë se përpjekja kundër zotit Robinson “duket të jetë një sulm i koordinuar që synon të dëmtojë fushatën e tij për guvernator”. Aktpadia nuk ofron asnjë provë që rrjeti CNN apo individë të tjerë të kenë planifikuar me grupe të jashtme për të krijuar ato që zoti Robinson pretendon se janë deklarata të rreme.

Në gjykatat e Karolinës së Veriut, një zyrtar publik që ngre akuza për shpifje duhet ta provojë se i akuzuari e dinte se deklarata ishte e rreme ose nuk mori parasysh pavërtetësinë e saj.

Zoti Robinson, 56 vjeçar, u zgjodh në postin e zv/guvernatorit në vitin 2020. Ai thotë se kaloi fëmijëri të varfër dhe ka bërë punë, por që më vonë janë mbyllur, për të cilat ai fajëson Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Fjalimi i tij katërminutësh në Këshillin Bashkiak të Greensboro-s, duke mbrojtur të drejtat e armëmbajtjes dhe ankuar për "demonizimin" e punonjësve të policisë u bë viral. Ky fjalim i siguroi atij një pozitë në bordin e Shoqatës Kombëtare të Armëve dhe popullaritet mes votuesve konservatorë./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale