LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Paralajmëron OKB: Zgjidhja mes dy shteteve po “zbehet”! Duhet angazhim politik dhe diplomaci mes palëve

Në Këshill, zonja Kaag shprehu shqetësim për zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor, që nisën më 21 janar, veçanërisht në Xhenin, Tubas dhe Tulkarm. Zonja Kaag tha se në Gazë, duhet të zbatohet marrëveshja e armëpushimit me tre faza; të realizohet lirimi i pengjeve si dhe të shmanget me çdo kosto rifillimi i luftimeve.

26 Shkurt 2025, 21:26 Nga B.Z
Lufta Izrael-Hamas/ Paralajmëron OKB: Zgjidhja mes dy shteteve po
Zyrtarja

PALESTINË - Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme paralajmëroi të martën se po zbehen mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët.

“Njerëzit në rajon mund të dalin nga kjo periudhë në paqe, me siguri dhe dinjitet”, tha Sigrid Kaag, koordinatore speciale për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Megjithatë, ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të arritur zgjidhjen me dy shtete”.

Më vonë, ajo u tha gazetarëve se ndikimet e konfliktit, gjendja në Gazë, zgjerimi i vendbanimeve izraelite dhe kërcënimet për aneksimin e Bregut Perëndimor po e shtyjnë më larg një zgjidhje me dy shtete.

"Pra, qëllimi im është t'i kujtoj këshillit se deklaratat janë një gjë, por ajo që na duhet është të veprojmë", tha ajo. “Dhe kjo është zgjidhja me dy shtete, pasi është një zgjidhje e realizueshme, gjeografikisht, por ajo po shuhet para syve tanë. Dhe vetëm me fjalë kjo zgjidhje nuk arrihet. Duhet angazhim politik dhe diplomaci aktive”, tha ajo.

Në Këshill, zonja Kaag shprehu shqetësim për zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor, që nisën më 21 janar, veçanërisht në Xhenin, Tubas dhe Tulkarm. Zonja Kaag tha se në Gazë, duhet të zbatohet marrëveshja e armëpushimit me tre faza; të realizohet lirimi i pengjeve si dhe të shmanget me çdo kosto rifillimi i luftimeve.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre për marrëveshjen e armëpushimit dhe të përfundojnë negociatat për fazën e dytë”, tha ajo. “I përgëzoj vende ndërmjetësuese, Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre të vendosur në arritjen e fazës së parë të armëpushimit dhe përpjekjeve për sa i përket fazës së dytë”, theksoi ajo.

Ambasadorja në detyrë e Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Trump po vazhdon punën për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Hamasi vazhdon të mbajë 63 pengje, duke përfshirë shtetasin e lindur në Nju Xhersi, Idan Alexander dhe eshtrat e katër amerikanëve që u vranë nga Hamasi në Gazë”, tha ambasadorja Dorothy Shea duke iu referuar grupit të Hamasit, i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste.

"Për sa kohë që Hamasi qëndron si një forcë që mund të qeverisë, që mund të administrojë, ose që mund të kërcënojë me përdorimin e dhunës, paqja bëhet e pamundur", tha ajo. “Hamasi duhet të eliminohet. Duhet të zhduket.”

Ambasadori i Izraelit ra dakord, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë të veprojë.

“Ne nuk do të pengohemi. Ne do ta eliminojmë Hamasin”, u tha Danny Danon anëtarëve të Këshillit. “Më besoni kur e them. Ne do t'i kthejmë njerëzit në atdhe dhe do të garantojmë sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit."

I pyetur më tej nëse arritja e këtij synimi përfshin rinisjen e luftimeve, ambasadori Danon u tha gazetarëve se ajo ishte një mundësi, por se po diskutoheshin edhe alternativa të tjera. Ai iu referua si shembull një marrëveshjeje sipas së cilës luftëtarët e Organizatës Çlirimtare të Palestinës u larguan nga Libani në Tunizi, pas pushtimit izraelit të Libanit në vitin 1982, në ndjekje të tyre.

“Por në fund, nuk do ketë më Hamas në Gazë”, tha ai.

I dërguari palestinez Riyad Mansour shprehu shqetësimin se faza e parë e armëpushimit pritet të përfundoja pas disa ditësh dhe deri tani nuk ka një marrëveshje të sigurtë për fazën e dytë.

“Për Shtetet e Bashkuara, përfundimi i kësaj marrëveshjeje dhe zbatimi i saj ka të bëjë me pengjet. Por a është kështu edhe për Izraelin?”, i tha Këshillit zoti Mansour. “Ditët në vazhdim do të dëshmojnë se cilat ishin përparësit e tij në të vërtetë. A do ta shkatërrojë armëpushimin dhe do të rifillojë luftimet? Apo izraelitët, të gjithë juve, neve, do ta kthejmë këtë në një armëpushim të përhershëm për të shpëtuar jetë?”

Noa Argamani, një e re izraelite, e cila u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023 dhe e mbajt peng për tetë muaj nga Hamasi në Gazë përpara se sa të shpëtohej ushtria izraelite, u bëri thirrje palëve që të zbatojnë plotësisht tre fazat e marrëveshjes së brishtë të armëpushimit, në mënyrë që të gjithë pengjet e mbetur, të gjallë dhe të vdekur, të lirohen.

Ajo tha se partneri i saj, Avinatan Or, i cili gjithashtu u mor peng, nuk ka të drejtë të lirohet deri në fazën e dytë të marrëveshjes.

“Bëni më shumë përpjekje për t’i kthyer të gjithë në shtëpi tani”, i tha Noa Argamani, Këshillit të Sigurimit, hera e parë që person që ishte marrë peng në 7 tetor, i drejtohej direkt Këshillit.

Ajo tha se pengjet e mbetura "gjenden në ferr" dhe "meritojnë të kthehen në shtëpi".

Sipas kushteve të marrëveshjes së rënë dakord në mes të janarit, faza e parë e saj, prej 42 ditësh, përfundon këtë të shtunë. Mediat lokale kanë njoftuar se janë liruar 30 pengje izraelitë dhe të huaj, ndërsa janë kthyer eshtrat e katër pengjeve të vrarë, përfshirë dy fëmijë. Qindra të burgosur palestinezë janë liruar gjithashtu.

Në fazën e dytë pritet të lirohen pengjet e mbetur meshkuj, përfshirë ushtarë, në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë.

Në fazën e tretë, trupat e pengjeve të vdekur izraelitë pritet të shkëmbehen me luftëtarë të vdekur palestinezë.

Noa Argamani paralajmëroi se “çdo sekondë në robëri është i rrezikshëm”.

“Kjo është arsyeja pse është absolutisht kritike që t'i japim fund kësaj tragjedie të tmerrshme. Pa veprime të menjëhershme, shumë njerëz të tjerë të pafajshëm do të vriten”, tha ajo./VOA

lufta izrael-hamas okb

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!