LIVE UPDATES
Bota

Daçiç reagon pas dënimit të Dodik: Kjo është kriza më e madhe që nga fillimi i luftës

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiç, u liruar nga të gjitha akuzat.

26 Shkurt 2025, 19:12 Nga M.B
Daçiç reagon pas dënimit të Dodik: Kjo është
Ivica Daçiç

SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, është cilësuar si “kriza më e madhe që nga përfundimi i luftës” dhe rezultat i “sulmit të përgjithshëm të Sarajevës dhe disa fuqive perëndimore ndaj RS-së” nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, raporton agjencia Beta.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiç, u liruar nga të gjitha akuzat.

Të dy ishin të akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Pak pas marrjes së vendimit për Dodikun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Daçiq tha se ky organ, me propozim të Vuçiç, miratoi njëzëri shtatë përfundime, ku, ndër të tjera, dënon vendimin e gjykatës si “jodemokratik dhe të paligjshëm” dhe bën thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për ndalimin e “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit” të krijuar nga ky dokument.

“Këshilli bëri thirrje për qetësi në reagime, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi, për unitet dhe bashkim të gjithë popullit tonë dhe të të gjitha partive politike në Serbi dhe RS. Kishte edhe përfundime të tjera që nuk do t'i përmend, por u shpreh shqetësim i madh për këtë situatë", tha Daçiç, i cili është edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai shtoi se në seancë u vlerësua se vendimi kundër presidentit të RS-së është “i drejtuar kundër interesave jetike të popullit serb” dhe se “ndërhyrja e të huajve” ka çuar në krizën aktuale. Daçiç edhe konfirmoi se Vuçiç do të udhëtojë sonte drejt Banja Llukës për të biseduar me Dodik.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithëve u është bërë e qartë se Serbia, RS-ja dhe populli serb në tërësi ndodhen në një situatë të vështirë”, tha Daçiç.

Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajtin dënimin si “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”. Vulin tha se në Serbi aktualisht po tentohet “shkaktimi i një revolucioni me ngjyra dhe destabilizimi i Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës” dhe se vendimi ndaj Dodikut është pjesë e “përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit”.

Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç “do t’i mbrojnë serbët kudo që jetojnë dhe nuk do të lejojnë rrënimin e Republikës Sërpska”. Nëse aktgjykimi në të njëjtën formë bëhet i formës së prerë, Dodik, përveçse pushon së qeni president i RS-së, sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, humb edhe të drejtën për të ushtruar çfarëdo funksioni publik në Bosnjë dhe Hercegovinë për një periudhë prej gjashtë vjetësh./ REL

milorad dodik

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale