Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e quajti vendimin “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik”, dhe tha se ai ka për qëllim “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.
SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e Serbisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e quajti vendimin “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik”, dhe tha se ai ka për qëllim “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.
“Po shkojmë në Banja Llukë për t’i dhënë mbështetje popullit tonë, për të ndikuar që të gjitha vendimet që merren në fund të çojnë në qetësimin e situatës, në uljen e tensioneve,” tha Vuçiç në një video të publikuar në Instagram.
Ai përsëriti pretendimin e tij se në Serbi janë duke u bërë “përpjekjet më të ndyra për një revolucion të orkestruar”. Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodikun me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, u liruar nga të gjitha akuzat.
Të dy ishin të akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Vuçiç arriti në mbrëmje në Banja Llukë, ku u mblodhën qytetarë për ta pritur ardhjen e tij. Aty ai pritet ta zhvillojë një takim me Dodikun. Pas arritjes atje, Vuçiç tha se "kjo është një ditë e vështirë".
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e kritikoi vendimin duke thënë se kjo është “kriza më e madhe që nga përfundimi i luftës” dhe rezultat i “sulmit të përgjithshëm të Sarajevës dhe disa fuqive perëndimore ndaj RS-së”.
Pak pas marrjes së vendimit për Dodikun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kishte thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Daçiç tha se ky organ, me propozim të Vuçiç, miratoi njëzëri shtatë përfundime, ku, ndër të tjera, dënon vendimin e gjykatës si “jodemokratik dhe të paligjshëm” dhe bën thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për ndalimin e “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit” të krijuar nga ky dokument.
“Këshilli bëri thirrje për qetësi në reagime, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi, për unitet dhe bashkim të gjithë popullit tonë dhe të të gjitha partive politike në Serbi dhe RS. Kishte edhe përfundime të tjera që nuk do t'i përmend, por u shpreh shqetësim i madh për këtë situatë", tha Daçiç, i cili është edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai shtoi se në seancë u vlerësua se vendimi kundër presidentit të RS-së është “i drejtuar kundër interesave jetike të popullit serb” dhe se “ndërhyrja e të huajve” ka çuar në krizën aktuale.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithëve u është bërë e qartë se Serbia, RS-ja dhe populli serb në tërësi ndodhen në një situatë të vështirë”, tha Daçiç.
Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajtin dënimin si “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”.Vulin tha se në Serbi aktualisht po tentohet “shkaktimi i një revolucioni me ngjyra dhe destabilizimi i Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës” dhe se vendimi ndaj Dodikut është pjesë e “përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit”.
Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç “do t’i mbrojnë serbët kudo që jetojnë dhe nuk do të lejojnë rrënimin e Republikës Sërpska”.
Nëse aktgjykimi në të njëjtën formë bëhet i formës së prerë, Dodik, përveçse pushon së qeni president i RS-së, sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, humb edhe të drejtën për të ushtruar çfarëdo funksioni publik në Bosnjë dhe Hercegovinë për një periudhë prej gjashtë vjetësh./ REL
foto ilustruese SHBA- NATO po kërkon të gjejë zgjidhjet e duhura për të garantuar infrastrukturën që ndodhet në sht...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se&nb...
Voldymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA- Ukraina thotë se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje paraprake që do t'i ...
Eric Adams NJU JORK - Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i kërkoi një gjykatësi federal të më...
Ivica Daçiç SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, ...
foto ilustruese SHBA- Rezervat në rritje kineze të bakrit kanë tërhequr vëmendjen e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili t&eu...
Foto ilustruese KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikë...
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë...
foto ilustruese SUDAN- Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avio...
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...