LIVE UPDATES
Bota

VOA: Presidenti Donald Trump kërkon shqyrtim të prodhimit kinez të bakrit

Presidenti Trump pyeti së fundmi në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e tij të Tregtisë Howard Lutnick që ta sqarojë këtë çështje.

26 Shkurt 2025, 19:10 Nga E. D
VOA: Presidenti Donald Trump kërkon shqyrtim të prodhimit kinez
foto ilustruese

SHBA- Rezervat në rritje kineze të bakrit kanë tërhequr vëmendjen e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili të martën urdhëroi nisjen e hetimit mbi atë që zyrtarët amerikanë thonë se është “përpjekja kineze për të kontrolluar tregun e bakrit”.

Presidenti Trump pyeti së fundmi në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e tij të Tregtisë Howard Lutnick që ta sqarojë këtë çështje. Lutnick lexoi nga ajo që tha se do të ishte një publikim i tij në rrjete sociale: “Tarifat do të ndihmojnë në fuqizimin e industrisë amerikane të bakrit dhe do të fuqizojnë mbrojtjen tonë kombëtare. Industritë amerikane varen nga bakri dhe ai duhet të sigurohet në Amerikë. Nuk duhet të ketë përjashtime. Politika ‘Amerika e Para’ krijon vende pune për amerikanët dhe mbron sigurinë tonë kombëtare. Ka ardhur koha që të shfrytëzojmë bakrin tonë”.

Këshilltari kryesor i zotit Trump për tregti sqaroi shqetësimet e administratës para se presidenti të nënshkruante urdhrin.

“Kina ka kohë që ka shfrytëzuar prodhimet e shumta industriale, përtej nevojave të tregut, si armë ekonomike për të mbizotëruar tregjet botërore duke ndikuar keq te konkurrentët. Pekini ka shkaktuar dështimin e industrive rivale përmes subvencioneve të mëdha për industritë kryesore të saj. Kina gjithashtu ka mbytur tregun ndërkombëtar me prodhime që shiten me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit dhe më pas vendos kontroll mbi tregun, pas dështimit të konkurrentëve”, tha zoti Peter Navarro për gazetarët.

Hetimet pas urdhrit të Presidentit Trump do të përqendrohen mbi atë nëse importi i një malli paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Presidenti ka të drejtën të vendosë nëse do të pranojë rekomandimet e raportit që duhet të përfundohet pas 270 ditëve.

Qeveria kineze ka publikuar një raport gjatë muajit shkurt ku prezanton planin e saj për të rritur rezervat e bakrit nga 5 deri në 10 % deri në vitin 2027.

Të dhënat e qeverisë kineze tregojnë se më 2024 Kina ka qenë e para në botë për prodhimin e bakrit të përpunuar dhe materialeve të përpunuar me bakër.

Zoti Navarro u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shfrytëzojnë më shumë potencialin e “pashfrytëzuar” të bakrit amerikan. Ai gjithashtu foli për planet e rritjes prej 70% të prodhimit amerikan të bakrit duke zvogëluar varësinë ndaj prodhimit të huaj që vlerësohet si material me rëndësi jetike për pajisjet elektrike./VOA

shba donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë