Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimi në Shtëpinë e Bardhë erdhi një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bllokoi papritmas një delegacion izraelit që të takohej me homologët amerikanë për shkak se Shtetet e Bashkuara përmes abstenimit lejuan miratimin e një rezolute të OKB-së, e cila bënë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.
LINDJE E MESME- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, mbajti një ditë të dytë bisedimesh të martën me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallantas, në të cilat Shtetet e Bashkuara theksuan kundërshtimin ndaj një ofensive tokësore të Izraelit në Rafah. Takimi në Shtëpinë e Bardhë erdhi një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bllokoi papritmas një delegacion izraelit që të takohej me homologët amerikanë për shkak se Shtetet e Bashkuara përmes abstenimit lejuan miratimin e një rezolute të OKB-së, e cila bënë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Presidenti amerikan Joe Biden po përpiqet të bindë Izraelin që të mos nisë një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të kushteve të rënda humanitare atje dhe rrezikut të viktimave civile. Rafah është vendstrehimi i fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës, shumica prej të cilëve janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Sipas autoriteteve palestineze, më shumë se 32,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës, që kur Izraeli nisi një operacion të madh ushtarak në përgjigje të vrasjes së 1,200 njerëzve në Izraelin jugor nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të martën se zoti Sullivan premtoi mbështetje "të hekurt" të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe se të dy zyrtarët diskutuan nevojën që Izraeli "të bëjë më shumë për të mbështetur dhe zgjeruar ndihmën humanitare në Gazë".
“Është kritike që Izraeli të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar viktimat në mesin e civilëve dhe për të kryer operacione në mënyrë sa më strategjike dhe të saktë që të jetë e mundur dhe në operacionet e tij ushtarake të ketë si synim mbrojtjen e civilëve në Rafah”, tha ajo.
Presidenti Biden, gjatë një fjalimi në një tubim fushate në Rajli të Karolinës së Veriut, u detyrua të ndalonte për pak kohë për shkak të një grupi protestuesish, që bërtiste mbi nevojën për një rritje të ndihmës humanitare në Gazë.
"Ata kanë të drejtë. Ne duhet të kujdesemi më shumë për Gazën", tha Presidenti Biden.
Zyrtarët amerikanë janë përpjekur për javë të tëra të negociojnë një marrëveshje, që do të mundësonte lirimin e pengjeve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur, që po mbahen nga Hamasi, në këmbim të një armëpushimi gjashtë-javor dhe lirimit të disa të burgosurve palestinezë. Një zyrtar amerikan tha të hënën se është bërë përparim gjatë negociatave në ditët e fundit./ VOA
Foto ilustruese MOSKË-Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve ...
Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Moskë, 6 prill 2023. BJELLORUSIA- Udhëheq&eu...
foto ilustruese TURQI- Turqia hodhi poshtë të martën akuzat për bashkëpunim me Izraelin, veçanërisht bashkëpunimi...
Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, (djathtas) ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, (majtas) dhe ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara...
Foto ilustruese SHBA- Ligjvënësit amerikanë kanë përfshirë 12,000 viza speciale imigrimi shtesë për afganët q&...
foto nga vendngjarja SHBA- Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u pë...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli thotë se refuzimi i Hamasit i një propozimi aktual për një marrëveshje armëpushimi në Ga...
Foto ilustruese GREQI-Ky është momenti kur lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzon në parlament mocionin e mosbe...
Donika Gërvalla KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara ja...
Takimi në Pentagon mes sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, SHBA- Udhëheq...