LIVE UPDATES
Bota

"Plani i arratisjes së sulmuesve", Lukashenko kundërshton pretendimin e Putin-it

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenka citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën.

26 Mars 2024, 21:55 Nga M.B
"Plani i arratisjes së sulmuesve", Lukashenko kundërshton
Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Moskë, 6 prill 2023.

BJELLORUSIA- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha më 26 mars se sulmuesit, që kryen sulmin në sallën e koncerteve afër Moskës javën e kaluar, tentuan të ikin në shtetin e tij, por nuk mundën për shkak të masave shtesë të sigurisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenka citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Kur sulmuesit u larguan nga jugperëndimi i Moskës për në rajonin e Brjanskut, Bjellorusia shpejt ngriti pika të kontrollit.

“Prandaj ata nuk mundën që të hynin në Bjellorusi. Ata e kuptuan këtë, prandaj u kthyen dhe shkuan në zonën e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Lukashenka, që është aleat i Rusisë. “[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe unë nuk kemi fjetur për një ditë”, shtoi ai. “Ka pasur ndërveprim të vazhdueshëm”.

Putin ka pretenduar se të dyshuarit dëshironin që të largoheshin drejt Ukrainës. Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin ku u vranë 139 persona më 22 mars. Grupi militant, Shteti Islamik Korasan ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se e vlerësojnë si të besueshëm këtë pretendim. Por, zyrtarët rusë vazhdojnë të insistojnë se Ukraina ishte e përfshirë në sulm. Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), më 26 mars përsëriti pretendimin e Putinit se jo vetëm Ukraina, por Perëndimi kishte rol në sulmin vdekjeprurës.

Pa ofruar asnjë dëshmi, Bortnikov pretendoi se agjencitë perëndimore të spiunazhit po ashtu mund të kenë të qenë të përfshira në sulm, edhe pse ai e pranoi se kishte pranuar një informacion nga SHBA-ja më herët gjatë marsit për një sulm të mundshëm terrorist. Versioni i Lukashenkas për ngjarjet i bën jehonë komenteve të ambasadorit bjellorus në Rusi, Dzmitry Krutoy, i cili më herët tha se shërbimet speciale bjelloruse “ndihmuan Rusinë të përmbushin detyrën e parandalimit të terroristëve që të iknin përtej kufirit”.

Analisti politik, Artyom Shreibman, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e bëra nga Lukashenka dhe Krutoy janë në kundërshtim me ato që thotë Rusia. Nëse sulmuesit do të dëshironin të largoheshin për në Ukrainë, atëherë Bjellorusia “nuk kishte absolutisht çfarë të bënte”. Shreibman tha se çdo përfshirje e Ukrainës nënkupton se do të ishte e nevojshme që të mendohej paraprakisht një rrugë për ikjen e sulmuesve. Ai tha se Putini dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë rusë po përpiqen që të promovojnë “narrativin ukrainas” për këtë sulm terrorist./ REL

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez