LIVE UPDATES
Bota

Çështja e dinarit/ Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve

Ndërsa diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, zonja Gërvalla tha se “ka disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik”, duke shtuar se “vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë”.

26 Mars 2024, 20:35 Nga M.B
Çështja e dinarit/ Gërvalla: Nuk ka tension në
Donika Gërvalla

KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, pavarësisht se mbi disa tema nuk pajtohen plotësisht. Ndërsa diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, zonja Gërvalla tha se “ka disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik”, duke shtuar se “vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë”. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ajo foli edhe mbi mungesën e përparimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, kohën e skadencës e ka derisa Serbia të tërhiqet, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ia vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet”, u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë që Mali i Zi të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, zonja Gërvalla tha se “do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë”.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla nesër në mbledhjen e Komisionit për politikë dhe demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pritet të diskutohet raporti për Kosovën. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Donika Gërvalla: Ne mendojmë se nëse nesër krijohet kuorumi i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për Kosovën, atëherë mendojmë që një kërkesë e tillë, pra raporti do të mund të miratohet. Dhe më lejoni të konstatoj sot se rrallë ndonjëherë në historinë e anëtarësimeve pas vitit 1990 në Këshillin e Evropës ndonjë shtet ka qenë kaq i përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Kemi vepruar së bashku me të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës, raporti është pozitiv, të gjitha detyrat e shtëpisë janë bërë, prandaj presim që gjatë marsit, gjatë prillit por edhe gjatë majit të kemi lëvizje në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, megjithatë zyrtarë të Malit të Zi nga radhët e Partisë Demokratike Popullore pro serbe lanë të kuptohet se delegacioni i tyre do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ndonëse vendi e njeh pavarësinë e Kosovës. A i druheni votës në Asamblenë Parlamentare në muajin prill apo në Këshillin e Ministrave në takimin e majit?

Donika Gërvalla: Vota për anëtarësimin e Kosovës që do të jepet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të jetë një votë masive pozitive për Kosovën, të paktën kështu na tregojnë të gjitha bisedat që kemi zhvilluar deri tani ndërsa sa i përket Malit të Zi, me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira dhe unë nuk besoj që shtetet tona fqinje do të duhej të votonin kundër, megjithatë mbetët të shohim gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk do të varet nga vota e Malit të Zi anëtarësimi apo mos anëtarësimi i Kosovës, por do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë më herët se keni bërë detyrat e shtëpisë. Mbyllja e çështjes së pronave të Manastirit të Deçanit përmbushi një nga kriteret që lidhej drejtpërdrejtë me kërkesën tuaj për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Por diplomatë amerikanë thanë se çështje të tjera si ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të ndikojë në këtë proces. A mund të shfaqet kjo çështje si pengesë në rrugën tuaj?

Donika Gërvalla: Raporti i Këshillit të Evropës e thotë shumë qartë se Kosova përmbushë të gjitha standardet më të larta të demokracisë, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë, sundimi i ligjit dhe të tjera që janë kritere për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. I hapur pati mbetur vetëm implementimi nga ana e institucioneve i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një temë që është zgjidhur në ndërkohë, dhe krijimi i kushteve shtesë, pra shtimi i kushteve të cilat nuk janë paraparë në raport, do të ishte një qasje shumë e padrejtë ndaj kërkesës sonë, prandaj edhe nuk besoj që ka për të ndodhur.

Zëri i Amerikës: Një ditë më parë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan për herë të dytë në Bruksel, por pa gjetur sukses për një zgjidhje rreth mbështetjes financiare të serbëve të Kosovës nga Beogradi pas vendimit të Bankës Qendrore që përcakton se për pagesat kesh mund të përdoret veëm monedha euro në Kosovë. Cilat janë gjasat për të arritur një marrëvshje.

Donika Gërvalla: Ndërkohë që duhet konstatuar që nuk asnjë dyshim që euro është e vetmja monedhë që vlen në Kosovë, sipas parimit të të gjitha shteteve demokratike ku vlen ‘një shtet – një valutë’, kemi konstatuar që mund të ketë ndonjë problem aty-këtu për ndonjërin nga qytetarët tanë që duhet të kërkoj zgjidhje. Mirëpo, mos të harrojmë se kemi që nga viti 2011 që diskutojmë me Serbinë në Bruksel rreth institucioneve ilegale edhe rreth shpërbërjes së tyre, që ka qenë një premtim i qeverisë së atëhershme serbe në vitin 2013. Një shpërbërje e tillë e tërësishme nuk ka ndodhur deri tani, prandaj edhe ende jemi duke diskutuar tema të vjetra. Ne me Serbinë jemi marrë vesh në Bruksel duke pranuar të dyja palët atë që në fillim quhej propozimi franko-gjerman e më pas u bë propozimi i BE-së, i cili rezultoi në marrëveshjen e 27 shkurtit të vitit të kaluar. Në si Kosovë kemi qenë e gatshme ta nënshkruajmë menjëherë në Bruksel. Serbia ka refuzuar. Sot, fatkeqësisht nuk jemi në gjendje të themi kemi apo nuk kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, për shkak se kemi mbetur e vetmja palë, pra Kosova, që lufton për implementimin e plotë të asaj marrëveshjeje. Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, por edhe me ndihmën e partnerëve tjerë, dhe atyre të Shteteve të Bashkuara, kohën e skadencës e ka vetëm disa javë, derisa Serbia të tërhiqet nga ago vendime, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ja vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet.

Zëri i Amerikës: Çështja e dinarit nxiti mospajtime ndërmjet jush dhe aleatëve kryesore të Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Diplomatët amerikanë thanë se mungesa e bashkërendimit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë tuaj. A jeni të shqetësuar për dëmtimin e këtij partneriteti?

Donika Gërvalla: Unë mendoj se ka shumë keqkuptime dhe shumë keqinterpretime lidhur me një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës që është një institucion i pavarur, në punët e së cilës qeveria e Republikës së Kosovës nuk përzihet. Mirëpo, çfarë jemi duke diskutuar është çështje e implementimit të asaj rregulloreje, ku e kemi pranuar në ndërkohë, se bashku me partnerët tanë që mund të jetë nevojë aty-këtu për ndonjë fazë më të gjatë ose më të zgjatur për implementimin e saj. Mund t’ju them që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Dhe janë shumë të mira sepse në të gjitha temat që trajtojmë në rajonin tonë, kemi të njëjtin qëndrim dhe kemi të njëjtat synime.

Zëri i Amerikës: Megjithatë shqetësimi ka qenë i pranishëm zonjë Gërvalla mbi qëndrimet që kanë mbajtur autoritetet e Prishtinë mbi çështjen e dinarit. A mendoni se mund të ketë një ndryshim të qëndrimit tuaj për të zbutur këtë tensionim të raporteve?

Donika Gërvalla: Ne, e para, nuk kemi tensionim të raporteve prandaj duhet të ishim shumë të kujdesshëm në terminologjinë që përdorim. Kemi disa tema ku nuk pajtohemi 100 për qind në aspektin teknik, mirëpo kjo është plotësisht normale në marrëdhëniet mes dy partnerësh të ngushtë. Konsideroj se kjo është shumë normale, jo vetëm mes partnerësh, mes dy shtetesh, por është normale edhe në një familje, e cila, përsëri po e përsëris, kemi të njëjtat synime të dyja, edhe SHBA edhe Republika e Kosovës, në të gjitha temat që kanë të bëjnë me rajonin tonë edhe me përparimin e vendeve tona. Që kemi debat lidhur me tema të caktuara është krejtësisht normale. Mirëpo, vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk ka qeveri të Kosovës, nuk ka institucione të Kosovës, as këto të tanishmet, as ato që mund të vijnë në të ardhmen të cilat do të mund ta vinin në pikëpyetje një relacion të tillë./ VOA

donika gërvalla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet