LIVE UPDATES
Bota

“Kamioni i vdekjes”, familjet vajtojnë për viktimat në San Antonio

Adoleshentët, që udhëtonin të pashoqëruar për në Shtetet e Bashkuara, ishin dy nga 53 personat nga Meksika, Guatemala dhe Hondurasi që gjetën vdekjen brenda një kamioni në San Antonio të Teksasit për shkak të të nxehtit.

2 Korrik 2022, 22:45 Nga I.A
“Kamioni i vdekjes”, familjet vajtojnë për viktimat
Familjar te viktimave

SHBA- Pesëdhjetë e tre persona u gjetën të vdekur pak ditë më parë në rimorkion e një kamioni të braktisur në San Antonio të Teksasit, 7 prej të cilëve ishin shtetas nga Guatemala. Dy prej tyre ishin adoleshentë. Familjarët rrëfejnë për Zërin e Amerikës kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetonin dhe që i detyruan ata të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm.

Pascual Guachiac dhe Juan Tulul ishin kushërinj, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç. Ata banonin në Guatemala.

Pesëmbëdhjetë ditë më parë ata u larguan, për një jetë më të mirë, për të bërë përpara. Ndoshta mendonin se do të kishin një të ardhme atje, por më pas ndodhi kjo tragjedi”, thotë Nicolás Suy, familjar i viktimave.

Adoleshentët, që udhëtonin të pashoqëruar për në Shtetet e Bashkuara, ishin dy nga 53 personat nga Meksika, Guatemala dhe Hondurasi që gjetën vdekjen brenda një kamioni në San Antonio të Teksasit për shkak të të nxehtit.

Familjarët e viktimave thonë se komunikimi i fundit që kanë pasur me ta, ka qenë mesdita e 27 qershorit, kur dy adoleshëntët u nisën një mesazh ku njoftonin të afërmit se ndodheshin në Shtetet e Bashkuara.

“Ne këtu në Guatemala, jemi të varfër. Djali tha se donte një jetë më të mirë, ndaj dhe u largua. Por ndodhi kjo fatkeqësi”, thotë Manuel Tulul, babai i një prej vitkimave.

Autoritetet ndërkohë kanë konfirmuar se 5 persona nga Guatemala humbën jetën në kamion.

Krahas 5 viktimave, 3 shtetas të tjerë ndodhen në spital. Gjendja e tyre është shumë delikate”, tha Mario Búcaro, Ministër i Jashtëm i Guatemalës.

Sipas tij testet e ADN-së po kryhen për të konfirmuar identitetin e viktimave dhe Guatemala do të kujdeset për riatdhesimin e tyre. Edhe në Honduras disa familje janë në zi. Mes viktimave ishin edhe dy vëllezërit Fernando dhe Alejandro Caballero, si dhe bashkëshortja e Alejandros, Margie Tamara Paz. Nëna e dy vëllezërve thotë se fëmijët e saj nuk gjenin dot punë aty ku jetonin ndaj dhe vendosën të largohen.

“Kemi nevojë për veprime e zgjidhje që do të ndihmonin për të ndalur migrimin e të rinjve”, thotë Karen Lara, nëna e viktimave.

Autoritetet e Guatemalës dhe Hondurasit thonë se do të mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e viktimave dhe se po punojnë për të ndihmuar familjet e prekura. Incidenti është tragjedia më numrin më të madh të viktima si pasojë e trafikimit të qenieve njerëzore përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Marrë nga VOA

pascual guachiac juan tulul nicolás suy mario búcaro

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë