LIVE UPDATES
Bota

Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?

Kaloni nga një dyqan i ndërtuar me tulla e lloç tek interneti... dhe është pothuajse e njëjta gjë. Kjo është shqetësuese, pasi njerëzit sot, kur kërkojnë informacione, rrallë marrin një libër, por hapin Google, ose YouTube, ose burime të tjera në mediat sociale.

2 Korrik 2022, 19:52 Nga I.A

SERBI- Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një libër për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës dhe titulli i parë që shihni është: “Srebrenica është gënjeshtër”. Dhe, ai nuk është i vetmi. Gjashtë ose shtatë titujt tjerë në raft janë të ngjashëm. Çfarë do të mendonit?

Kaloni nga një dyqan i ndërtuar me tulla e lloç tek interneti... dhe është pothuajse e njëjta gjë. Kjo është shqetësuese, pasi njerëzit sot, kur kërkojnë informacione, rrallë marrin një libër, por hapin Google, ose YouTube, ose burime të tjera në mediat sociale.

Në Bosnje, të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç mbështeten në informacionet e mbledhura në rrjetet e mediave online dhe sociale, tregon një sondazh i vitit të kaluar, i realizuar nga Mediacentar Sarajevo. Kjo e fundit është një organizatë joqeveritare, që mbështet dhe ndihmon zhvillimin e mediave të pavarura në Bosnje.

Merreni shembull Google. Shkruani “Srebrenica është...” në motorin më të njohur të kërkimeve në botë dhe rezultatet, në disa gjuhë, do të jenë tronditëse. Ato do të përfshijnë përgjigje si: “Srebrenica është gënjeshtër”.

Kur Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka kontaktuar Google, duke ia vënë në dukje këtë, kompania ka ndërmarrë veprime për ta hequr përmbajtjen që e mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Megjithatë, kjo duket se zbatohet vetëm për rezultatet e kërkimit në gjuhën angleze në Google. Kërkimet për gjenocidin e Srebrenicës në gjuhë të tjera vazhdojnë të nxjerrin dezinformata.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës janë mbledhur dhe janë vrarë nga forcat serbe pranë qytetit lindor të Srebrenicës. Ka qenë kjo vrasja më e rëndë masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Masakra në Srebrenicë është cilësuar si gjenocid edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiq, dhe ish-udhëheqësi politik i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiq, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, për shkak të roleve të tyre në gjenocidin e Srebrenicës.

Zyrtarët serbë mohojnë se forcat serbe kanë kryer gjenocid. Për Qeverinë në Serbi, ky është një “krim i tmerrshëm”, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qershorin e vitit të kaluar.

Në qendër të Beogradit, një mural i Mlladiqit është vizatuar në fasadën e një ndërtese, çfarë nxjerr në pah faktin se për shumë serbë ai mbetet hero.

Për ata që jetojnë sot në Srebrenicë, qytetin që ndodhet në Republikën Sërpska - rajon i banuar më shumicë serbe i Bosnjës - dominimi i mohimit të gjenocidit në internet nuk është befasues.

“Kur e pashë të shkruar ‘Srebrenica është gënjeshtër’, nuk u çudita, sepse, për fat të keq, edhe sot shumë njerëz e mohojnë gjenocidin, duke thënë se e gjitha ishte gënjeshtër, se nuk ka ndodhur”, thotë Azemina Suliq, një nxënëse e shkollës së mesme në Srebrenicë, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, Valentin Inzko, kreu i atëhershëm i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit. Ligji është kritikuar ashpër nga udhëheqësit serbë të Bosnjës.

Google - në pronësi të kompanisë mëmë Alphabet - ka thënë se përpunon 63,000 pyetje çdo sekondë, ose 5.6 miliardë “google-ime” çdo ditë, përfshirë ato të nxënëses Suliq.

Edhe pse mendon se shumica e informacioneve të mbledhura nga ky motor i kërkimeve, nuk janë 100 për qind të sakta, Suliq thotë se Google është një burim i shpeshtë informacioni për të. “Kryesisht për shkollën, kur jam duke bërë ndonjë punim për një temë të caktuar”, thotë ajo.

Tijana Stefanoviq, nga qyteti Gornji Millanovac në Serbinë qendrore, gjithashtu mbështetet te Google për gjetjen e informacioneve. “Unë e kontrolloj internetin fillimisht”, thotë Stefanoviq për Radion Evropa e Lirë dhe shton se ajo përdor edhe burime të tjera online.

Pasi të shkruash “Srebrenica është...” jo vetëm në Google, por edhe në YouTube, dalin rezultate të ngjashme; “Srebrenica është gënjeshtër” është ndër rezultatet e para që shfaqen. “Nuk u befasova, por as nuk e prisja që të ishte rezultati i parë i kërkimit. Është ndoshta tema më e kërkuar në vendin tonë, kështu që është në krye”, thotë Stefanoviq.

Kur një kërkesë shtypet në Google, motori i kërkimit llogarit shumë faktorë, përfshirë “gjuhën e pyetjes”, “vendndodhjen nga vjen pyetja” dhe “kërkimet tuaja të kaluara”.

Të gjithë këta faktorë ndikojnë në atë që shfaqet në fund në ekranin e kompjuterit, thotë Fillip Millosheviq nga Fondacioni Share, një OJQ që mbron dhe promovon të drejtat dhe liritë në internet.

“Për të vendosur se çfarë të shfaqin, sistemet i analizojnë pyetjet e shpeshta dhe të njohura, por gjithashtu marrin parasysh faktorë të tjerë, si: gjuha dhe vendndodhja e përdoruesit që bën kërkimin”, thotë Millosheviq për Radion Evropa e Lirë.

“Sisteme të tilla që punojnë në bazë të algoritmeve, nuk mund të jenë të përsosura dhe neutrale, për shkak të vetë natyrës së të dhënave që përpunojnë, të cilat krijohen nga njerëzit, të cilët nuk janë neutralë”, shton ai.

Për rrjedhojë, thotë Millosheviq, shpesh ndodh që motorët e kërkimit “të kthejnë rezultate që janë të njëanshme, diskriminuese, fyese, ose madje fakte që nuk janë të verifikuara ose të njohura”.

Google ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “kur komuniteti na tërheq vërejtjen për rezultate që, për çfarëdo arsyesh, duken të papërshtatshme për të, ne i vlerësojmë dhe marrim masa”.

“Çdo përdorues mund të raportojë një rezultat të papërshtatshëm direkt në kutinë e plotësimit automatik”, ka thënë Google.

“Në rastin e frazës ‘Srebrenica është gënjeshtër’, ne kemi ndërmarrë veprime dhe e kemi hequr këtë rezultat automatik”, ka thënë kompania.

Sipas Millosheviqit, “Google trajnon sisteme të inteligjencës artificiale, por gjithashtu punëson ekipe njerëzish që i vënë re shkeljet e politikave të kompanisë”.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës thotë se rezultatet e kërkimit në Google nuk janë befasuese, sepse shumica e njerëzve “në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska besojnë se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë”.

“Ajo që mund të them është se njerëzit që duan të kërkojnë për Srebrenicën dhe vijnë nga një rajon që e mohon gjenocidin, preferojnë të gjejnë të pavërteta, për ta bërë më të lehtë për veten e tyre dhe pastaj i ndalojnë kërkimet e tyre aty”, thotë zëdhënësja e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Allmasha Salihoviq, për Radion Evropa e Lirë.

“Fakt është se njerëzit në këto zona shpesh preferojnë të besojnë në mite dhe deklarata të paverifikuara, më shumë se në fakte dhe vlerësime”, shton ajo.

Një raport nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka mbledhur 234 raste të mohimit të gjenocidit, që janë shfaqur në mediat në Bosnje midis majit 2020 dhe majit 2021.

“Më shumë se dy dekada pas gjenocidit, ndoshta më shumë se kurrë, ne po përballemi me faktin se të gjitha gjeneratat dhe kategoritë e njerëzve në Republikën Sërpska dhe në Serbi, po përpiqen të thonë sa më fort që të jetë e mundur se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë të interesuar për të vërtetën. E vërteta është shumë më e vështirë për t’u pranuar sesa gënjeshtra”, thotë Salihoviq.

Në fillim të këtij viti, në Priboj, një qytet në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, ku jetojnë serbë dhe boshnjakë, është kënduar një këngë, në prani të policëve serbë, që bënte thirrje për përsëritjen e Srebrenicës dhe përdhunimin dhe vrasjen e boshnjakëve.

Së voni, në rrjetet sociale është postuar një video, ku shfaqen fëmijë të vegjël duke kënduar një këngë të këngëtarit popullor, Mirko Pajçin, i njohur më mirë me pseudonimin Baja Malli Kninxha. Kënga “Nuk të dua, Alija” madhëron krimet kundër popullatës boshnjake, gjatë luftës.

Marrë nga REL

baja malli kninxha google

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet