LIVE UPDATES
Bota

Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike

Shumica konservatore e gjykatës vendosi për herë të parë që Kushtetuta amerikane i jep një individi të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.

2 Korrik 2022, 21:36 Nga I.A
Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike
Foto Ilustruese

SHBA- Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që ndalon armët në shumë vende publike, duke përfshirë sheshin “Times Square”, dhe kërkon nga aplikantët për licencë të armëmbajtjes të ofrojnë prova mbi aftësinë e tyre për ta përdorur armën dhe të dorëzojnë llogaritë e tyre të mediave sociale për shqyrtim nga zyrtarët qeveritarë.

Ligji, i miratuar në një seancë legjislative urgjente, u nxit nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që rrëzoi ligjet kufizuese të Nju Jorkut për marrjen e licencës për armë. Shumica konservatore e gjykatës vendosi për herë të parë që Kushtetuta amerikane i jep një individi të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.

Udhëheqësit demokratë të Nju Jorkut e dënuan vendimin e gjykatës, duke thënë se do të ketë më shumë dhunë me armë nëse më shumë njerëz do të mbanin armë në publik. Ata e pranuan se duhet të lehtësojnë disa nga kushtet ligjit mbi 100 vjeçar të dhënies së lejes për armëmbajtje për të respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por u përpoqën të mbanin në fuqi një numër sa më të madh kufizimesh në emër të mbrojtjes së sigurisë publike. Disa prej tyre ka të ngjarë të jenë në shënjestër të sfida të mëtejshme ligjore.

Gjykata vendosi se regjimi i mëparshëm i licencave në shtetin e Nju Jorkut, i cili daton nga viti 1911, u jepte shumë liri autoriteteve për të refuzuar lejet e armëmbajtjes. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut, Kathy Hochul, e cila thirri seancën e jashtëzakonshme të legjislaturës, tha se rregulloret e shtetit për licencimin e armëve kanë ndihmuar që Nju Jorku të ketë shkallën e pestë më të ulët të vdekjeve nga armët në mesin e 50 shteteve amerikane.

"Shteti ynë do të vazhdojë t'i mbajë njujorkezët të sigurt, pavarësisht nga pengesa që solli vendimi i Gjykatës së Lartë", tha ajo në një konferencë shtypi në kryeqytetin e shtetit, Albany, ndërsa ligjvënësit po debatonin mbi projektligjin.

Vendimi i gjykatës e pranon që njerëzit mund të mos lejohen të mbajnë armë në disa "zona të ndjeshme", por paralajmëroi ligjvënësit kundër aplikimit në shkallë të gjerë të këtij rregulli.

Ligji i miratuar të premten e bën krim të rëndë mbajtjen e armës në një listë të re vendesh të ndjeshme, duke përfshirë: ndërtesat qeveritare, objektet mjekësore, ato fetare, bibliotekat, parqet, kopshtet zoologjike, shkollat, kolegjet, kampet verore, qendrat për të pastrehët, shtëpitë e azilit, transporti publik, duke përfshirë metronë e qytetit të Nju Jorkut, vendet ku konsumohet alkool ose marjuana, muzetë, teatrot, stadiumet, qendrat e votimit dhe sheshin “Times Square”.

Marrë nga VOA

kathy hochul gjykata e larte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet