Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.
NIGER- Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.
Sipas Flightradar24, që monitoron të dhënat e fluturimeve, aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit.
Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të së hënës.
Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.
Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.
Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.
Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar të dielën, përfaqësuesi i juntës tha se ushtria e Nigerit kishte informacione se një “fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte shtetin.
Pas një takimi krize në Nigeri, shefat ushtarakë të ECOWAS thanë të premten se kanë hartuar një plan të detajuar për përdorimin e mundshëm të forcës.
“Janë hartuar të gjitha elementet që kërkohen për një ndërhyrje të mundshme, përfshirë burimet që kërkohen dhe si dhe kur ne do të dislokonim forcat”, tha Abdel-Fatau Musah, komisionar i ECOWAS për çështje të politikës, paqes dhe sigurisë.
“Ne duam që diplomacia të funksionojë, ne duam që ky mesazh qartazi t’iu transmetohet atyre [juntës së Nigerit] dhe ne u kemi dhënë atyre çdo mundësi të zhbëjnë atë që kanë bërë”, shtoi ai.
ECOWAS dha ultimatum një javë më parë, duke kërkuar nga gjeneralët që të largohen nga pushteti. Tashmë ky afat ka skaduar.
ECOWAS është bllok rajonal i tregtisë ku bëjnë pjesë 15 shtete të Afrikës Perëndimore, përfshirë Nigerinë, Senegalin, Togon dhe Ganën.
Por, liderët e puçit nuk kanë dhënë sinjale se kanë vullnet që të largohen nga pushteti dhe të dielën mijëra mbështetës të tyre mbajtën një tubim në stadiumin në kryeqytetin Niamej.
Dy shtete fqinje të Nigerit – Burkina Faso dhe Mali – më herët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje e jashtme ushtarake në Niger, ata do ta konsideronin “shpallje të luftës” ndaj tyre. Burkina Faso dhe Mali janë anëtarë të ECOWAS, por anëtarësimi i tyre në këtë bllok rajonal është pezulluar që kur këto dy shtete udhëhiqen nga juntat ushtarake. Nigeri është një prodhues i rëndësishëm i uraniumit – një përbërës vital për energji bërthamore – dhe nën udhëheqjen e presidentit Bazoum ishte një aleat kyç i Perëndimit në luftën kundër militantëve islamikë në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore.
Marrë nga REL
Kamera SERBI- Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perënd...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se ai mezi po e pret përballjen në kafaz të propoz...
foto ilustruese ITALI- Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe...
Donald Trump Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në &...
pamje nga vendngjarja KOSOVE- Mbrëmjen e djeshme, Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal ku humbi jetë...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg Lufta e shumëpritur mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtp...
ikja e energjise ne Mykonos GREQI- Mykonos qëndroi në errësirë mbrëmjen e djeshme për më shumë se dy orë...
kepucet te ngjitura ne asfalt nga temperaturat e larta TURQI- Për shkak të temperaturave të larta është shkrirë asfalti n&eu...
mjeket SERBI- Në Serbi ka lindur një djalë që peshon më shumë se 6 kilogramë. Foshnja ka lindur në datën 5 gu...
Treni ne Pakistan PAKISTAN- Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur, pasi një tren ka dalë ...