21 Korrik 2026, 09:26
Nga D.S

TEPELENË- Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të një operacioni të koduar “Rrjedha”. Në pranga ka rënë Ilir Muçi, banues në Tepelenë, i cili kishte zgjedhur një terren të vështirë dhe të pazakontë për të zhvilluar aktivitetin e paligjshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas një hetimi me metoda proaktive të kryer nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, u finalizua operacioni që çoi në kapjen në flagrancë të 57-vjeçarit.
Efektivët e policisë kanë zbuluar se në thellësi të kanioneve të fshatit Progonat, i dyshuari kishte kultivuar në vazo gjithsej 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Njoftimi i policisë:
"Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari. Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.
Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
tepelene cannabis sativa
Aktualitet
21 Korrik 2026, 09:21
D.S
TIRANË- Brenda çdo sistemi që duket kompleks, në fund ekziston një thjeshtësi e madhe: njeriu. Sot flasim çd...
Aktualitet
21 Korrik 2026, 09:05
D.S
ELBASAN- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në një lokal në...
Aktualitet
21 Korrik 2026, 08:51
D.S
Flutura Kusari duke marrë pjesë në Këshillin e Platformës së Evropës “Rikthimi i lirisë së medieve pas R&eu...
Aktualitet
21 Korrik 2026, 08:35
D.S
TIRANË- Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri. Televi...
Aktualitet
21 Korrik 2026, 07:30
D.S
TIRANË- Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në...
Aktualitet
21 Korrik 2026, 07:24
D.S
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimit,...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 51-të të protestës së tyre. Ata nisën grumbullimin në sh...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Prestigjozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërin&eu...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Rama...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 21:41
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Emrat e personave të cilët mbetën të plagosur në atentatin e ndodhur pak minuta më parë në ...