6 Gusht 2023, 17:29
Nga m.s
Treni ne Pakistan
PAKISTAN- Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në Pakistanin jugor, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.
Disa vagona të Hazara Express u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km (171 milje) nga qyteti më i madh Karaçi. Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.
Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit, nuk janë të rralla. Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq, tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.
Një zëdhënës i hekurudhave në Karaçi, tha se të paktën tetë vagonë dolën jashtë binarëve. Disa njerëz ishin ende të bllokuar brenda një vagoni treni, sipas transmetuesit lokal Geo.
“Nuk e dimë se çfarë ndodhi, thjesht ishim ulur brenda”, tha një grua që u shpëtua. Një emergjencë është shpallur në spitalet kryesore në Nawabshah dhe rrethet fqinje të Sindh.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra persona në vendin e aksidentit, me disa pasagjerë që dalin nga vagonët e përmbysur.
Shërbimet e trenave në rrethet e brendshme të Sindhit janë pezulluar. Ministri i Informacionit të Sindhit, Sharjeel Memon i tha "BBC News" se përparësia kryesore e qeverisë ishte "puna e shpëtimit, në të cilën ne jemi plotësisht të fokusuar".
Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Midis 2013 dhe 2019, 150 njerëz vdiqën në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.
pakistan tren
Bota
6 Gusht 2023, 16:47
m.s
zjarrfikes
GREQI- Në të gjithë Greqinë, beteja me zjarrin është një fenomen që për fat të keq ...
Bota
6 Gusht 2023, 16:14
m.s
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në një intervistë të dhënë ...
Bota
6 Gusht 2023, 15:58
m.s
Vladimir Putin
RUSI- Një grua ruse është gjobitur nga autoritetet policore, për shpërndarjen e një imazhi të një &...
Bota
6 Gusht 2023, 15:38
m.s
foto ilustruese
Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. ...
Bota
6 Gusht 2023, 15:13
m.s
foto ilustruese
UKRAINE- Sulmet ruse kanë goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dy perso...
Bota
6 Gusht 2023, 15:00
m.s
zjarrfikese
GREQI- Në Greqi, nesër parashikohet për rrezik të lartë nga zjarret. Mediat greke njoftojnë se rrezik shumë...
Bota
6 Gusht 2023, 14:56
I.A
Ukraine
UKRAINË- Rusia sulmoi gjatë natës Ukrainën me goditje të vazhdueshme ajrore, duke përdorur raketa kruz dhe hipersonik...
Bota
6 Gusht 2023, 14:39
I.A
SHBA
SHBA- Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bash...
Bota
6 Gusht 2023, 14:20
I.A
Termet
KINË- Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore herët n...
Bota
6 Gusht 2023, 13:55
I.A
Treni
PAKISTAN- Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së nj&eum...