LIVE UPDATES
Bota

Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë marijuanën me kokainën

Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërdarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

7 Gusht 2023, 07:40 Nga I.A
Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë
foto ilustruese

ITALI- Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishin aktive në transportimin e marijuanës përmes hapësires detare me Shqipërinë dhe shpërndarjen në tregun e brendshëm italian.

Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërdarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

Ndërkohë në transportimin dhe shpërdarjen e kanabisit në vitin 2022 u denoncuan 239 shetas shqiptarë nga 300 që ishin denoncur në vitin 2021 me një rënie prej 20,33%.

Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i autorëve shqiptarë të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.

Raporti vlerwson rolin e autoriteteve policore shqiptare dhe atyre italiane nw bllokimin e trafikut të marijuanws në hapësiren detare mes tw dy vendeve.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se numri i shqiptarëve të përfshirë në fushën e narkotikëve në vitin 2022 dhe të denoncuar pranë organeve gjyqësore italiane pësoi një rënie të lehtë me 1562 persona krahasur me vitin 2021 kur ishin denoncuar në autoriteet gjyqësore 1599 persona.

Raporti i antidrogës italiane sjell analiza për aktivitetin e rrjeteve të huaja të drogës.

“Krahas aktivizmit "tradicional" në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë, thuhet në raport.

Sipas antidrogës italiane rrjetet shqiptare, nga pikëpamja strukturore shpesh organizohen në grupe të vogla me një bazë familjare.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga aftësia për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe nga aftësia për të kërkuar projeksione ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike”, vlerëson raporti.

“Në disa raste, thuhet në raport është vënë re funksionimi i grupeve të vogla, shpesh multietnike; nga ana tjetër, është vënë re një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ndërkombëtar të drogës në nivele të larta, të kryera nga struktura të mëdha kriminale të organizuara sipas skemave tipike mafioze, me disponueshmëri të burimeve të mëdha financiare.

Sipas raportit të antidrogës italiane “afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar me kalimin e kohës zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë vitti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.

“Në janar të vitit 2022 “Guardia di Finanza” e Brindizit zbuloi aktivitetin e rrjeteve italo-shqiptare me ekzekutimin e 23 masave të sigurimit me burg, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë.

“Grupi shqiptar, së bashku me shtetas italianë, mundi të importonte ngarkesa të konsiderueshme heroine dhe kokaine në provincën e Brindizit, të ardhura përkatësisht nga Turqia - nëpërmjet rrugës ballkanike - dhe nga Holanda,”, thuhet ne raport.

Raporti i antidrogës italiane sjell hollësi për mënyrën e organizmit të rrjeteve tw drogws.

“Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen e mundshme nga forcat e policisë ndaj tyre, mbanin kontakte me furnitorët dhe klientët, duke përdorur pajisje telefonike të koduara, të cilat garantonin "komunikim të sigurt", si dhe bllokues frekuencash, për të penguar çdo përgjim të komunikimit "midis njerëzve" dhe vendndodhjen GPS të makinave. Pagesa e ngarkesave të drogës bëhej kryesisht me dërgimin fizk të parave drejt Shqipërisë, me anë të "shoferëve", që operonin në linjën e autobusit në seksionin Vlorë - Italia Veriore, thuhet në raport.

Raporti përmend gjithashtu një operacion të gjerë në Bolonja ku një organizatë italo-shqiptare ishte përfshirë në shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. “Në muajin korrik të vitin 2022 u dhanë 31 masa të paraburgimit ndaj të shtetasve shqiptarë dhe italianë përgjegjës për trafikun e drogës dhe tregtimin e drogës”, thuhet në raport lidhur me këtë rast.

Marrë nga VOA

rrjetet shqiptare të drogës itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj