LIVE UPDATES
Bota

Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze

Qeveritë komunale kanë blerë dhe vendosur kamerat si në qytetet, qytezat dhe fshatrat e tjera serbe, në emër të sigurisë. Sipas zyrtarëve, prezenca e tyre do të pakësojë shkeljet e rregullave të trafikut, do të zvogëlojë krimin dhe do ta bëjë më të lehtë kapjen e kriminelëve.

7 Gusht 2023, 08:13 Nga I.A
Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze
Kamera

SERBI- Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perëndimore. Ky qytet përbëhet thjesht nga dy kryqëzime. Por, në pesë vjetët e fundit, së bashku me qytetin më të gjerë me rreth 10.000 banorë që e administron atë, në qytet janë instaluar kamera të sigurisë të prodhimit kinez.

Qeveritë komunale kanë blerë dhe vendosur kamerat si në qytetet, qytezat dhe fshatrat e tjera serbe, në emër të sigurisë. Sipas zyrtarëve, prezenca e tyre do të pakësojë shkeljet e rregullave të trafikut, do të zvogëlojë krimin dhe do ta bëjë më të lehtë kapjen e kriminelëve.

Mirëpo, shkalla e përhapjes së sistemit të mbikëqyrjes – në Oseçinë, për shembull, që nga një kamerë për çdo 100 banorë – së bashku me çështjen ligjore të vendosjes së teknologjisë së njohjes së fytyrës, që është një proces prokurimi jotransparent dhe me informacion të kufizuar nga autoritetet serbe për mënyrën se si sistemet janë të rregulluara, rrit shqetësime serioze për atë se çfarë do të thotë për të ardhmen e Serbisë shtimi i kamerave në të gjithë vendin.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë hulumtoi për muaj të tërë mekanizmat e prokurimit për sistemet e video-mbikëqyrjes në më shumë se 40 qytete dhe komuna dhe gjeti se kishte një proces të ndërlikuar lidhur me përhapjen e vendosjes së kamerave, që ka ndodhur me pak informacion publik ose konsultim me qytetarët.

Duke u mbështetur në të dhënat publike, dokumentet qeveritare të marra në bazë të kërkesave për lirinë e informacionit, intervistave të ekspertëve dhe vizitave të drejtpërdrejta në komunat, rrugët dhe sheshet publike të të cilave janë mbuluar me kamera të prodhimit kinez, REL zbuloi se zgjerimi është financuar nga buxhetet lokale – jo buxheti qendror i Beogradit, përkatësisht të Ministrisë së Brendshme – një marrëveshje që mund të prodhojë pengesa ligjore.

Radio Evropa e Lirë zbuloi gjithashtu se 42 qeveritë lokale i kanë dhënë kontratat e tyre ekskluzivisht Macchina Security, një kompani serbe në hije, gjithnjë e më aktive në tregun e mallrave dhe shërbimeve të sigurisë, e cila viteve të fundit ka fituar tenderë dhe ka importuar teknologji vëzhgimi të prodhuar nga Kina.

Ka informata të kufizuara për publikun se ku janë vendosur të gjitha kamerat e blera dhe si po përdoren në Serbi, por dokumentet e siguruara nga REL-i tregojnë se të paktën 10 komuna kanë blerë kamera përmes Macchina Security, teknologjia e së cilave ka aftësi për njohjen e fytyrës, një temë që ka qenë një pikë e nxehtë politike në Beograd për vite me radhë për shkak se përdorimi i këtyre kamerave është bërë para vendosjes së masave ligjore për të kontrolluar teknologjitë e vëzhgimit publik përmes videos dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Nevena Ruziq, eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila më parë ka punuar në zyrën e Komisionarit të Serbisë për Informacionin me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e rregullores për vëzhgimin me video ishte një çështje e madhe ligjore me të cilën ballafaqohet ky vend ballkanik, dhe se shtimi i kamerave në komuna krijoi paqartësi ligjore, pasi qeveritë lokale nuk kanë mandat të qartë për të përdorur sistemet e vëzhgimit.

"Komunat dhe qytetet mund të vendosin mbikëqyrje në hapësirat e tyre, por zonat publike, me qëllim të parandalimit të krimeve ose sigurisë së trafikut, nuk janë në kompetencën e tyre. Kjo do të thotë që [ligjërisht] ata as nuk duhet të jenë në gjendje të blejnë pajisje të tilla", tha Ruziq.

Është e paqartë pse Macchina Security ka dominuar kontratat për shpërndarjen e pajisjeve të vëzhgimit të prodhimit kinez në qytezat dhe qytetet serbe. Në 42 tenderët për komunat e ndryshme serbe, që i ka shikuar Radio Evropa e Lirë, Macchina Security u përball me konkurrencë vetëm në tetë raste.

Macchina Security dhe kompanitë që konkurruan kundër saj refuzuan kërkesa të shumta nga Radio Evropa e Lirë për të dhënë koment në lidhje me procesin e tenderëve.

Sipas dokumenteve të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, Qeveria e Serbisë ka miratuar 15 lloje të ndryshme kamerash nga prodhues të ndryshëm nga Polonia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Italia, Sllovakia, Hungaria, madje edhe një kompani vendase serbe. Megjithatë, firma kineze Dahua duket se është zgjedhur mbi opsionet e tjera.

Nemanja Nenadiq, drejtor i programit të Transparency Serbia, komitet kombëtar i organizatës mbikëqyrëse Transparency International, i tha Radios Evropa e Lirë se niveli i ulët i konkurrencës në procesin e tenderimit ishte i zakonshëm në Serbi dhe se kjo kërkon hetime të mëtejshme.

"Duke gjykuar nga reklamat e ndryshme, ka një numër të madh kompanish që mund të supozohet se kanë kushtet për të aplikuar për tender. Në një rast të tillë, Zyra e Prokurimit Publik duhet të mbikëqyrë dhe të zbulojë pse ka një nivel kaq të ulët të konkurrencës”, tha Nenadiq.

Macchina Security funksionon që nga viti 1994 dhe është në pronësi të Velibor Buljevac. Ka pak informacione publike për Buljevacin dhe ai nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.

Macchina Security, nga ana tjetër, ka zgjeruar veprimtarinë e saj vitet e fundit, pavarësisht faktit se kompania ishte regjistruar më parë në Malin e Zi fqinj, ku u detyrua të mbyllte degën e saj pesë vjet më parë për shkak të një skandali që përfshiu shpërdorimin e fonde për një tender për sigurimin e pajisjeve për monitorimin e kufirit detar midis Kroacisë dhe Shqipërisë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Malit të Zi, Prokurorinë Speciale dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Podgoricë.

Delegacioni i BE-së konfirmoi se procedurat gjyqësore për rastin ishin në vazhdim dhe se blloku siguroi fonde për projektin, fonde që dyshohet se u keqpërdorën.

“Ne presim që të gjitha akuzat për keqpërdorim të fondeve të BE-së do të marrin përgjigje institucionale të besueshme, të pavarura dhe efektive”, tha delegacioni i BE-së në Mal të Zi për Radion Evropa e Lirë.

Shqetësimet për vendosjen e sistemeve të mbikëqyrjes dhe mungesa e rregullores nuk janë diçka e re në Serbi.

Pas vitesh negociatash, Serbia filloi të instalonte kamera vëzhgimi në vitet e fundit të prodhuara nga Huawei i Kinës përmes një projekti Safe City për Beogradin. Qeveria është aktualisht në procesin e prezantimit të rreth 8.000 kamerave të vëzhgimit Huawei me teknologji për njohjen e fytyrës, mijëra prej të cilave janë vendosur tashmë në kryeqytetin serb.

Beogradi tha se softueri i njohjes së fytyrës nuk është vendosur ende për shkak të mungesës së legjislacionit të duhur. Por përdorimi – dhe abuzimi i mundshëm – i teknologjisë ka qenë një burim shqetësimi për aktivistët, opozitën politike të vendit, grupet e të drejtave civile dhe ekspertët e sigurisë kibernetike.

Qeveria është përpjekur disa herë të shtyjë përpara legjislacionin që do t'i jepte autoritet të gjerë për përdorimin publik të teknologjisë së vëzhgimit dhe njohjes së fytyrës brenda ligjeve të reja për policinë, por e ka tërhequr projektligjin – në fund të dhjetorit të vitit 2022 – për shkak të protestave dhe presionit publik.

Megjithatë, ndërkohë që sistemet kineze Huawei në Beograd kanë tërhequr vëmendjen në Serbi, vendosja e kamerave të vëzhgimit në të gjithë zonën rurale përmes marrëveshjeve me Macchina Security ka ndodhur heshturazi, me kamerat Dahua – një tjetër furnizues i rëndësishëm kinez i teknologjisë së vëzhgimit – që janë zgjedhja më pëlqyer.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë në bazë të kërkesave për lirinë e informacionit, 10 nga 42 komuna dhe qytete me të dhëna të disponueshme kanë pajisje për njohjen e fytyrës, ku të gjitha blejnë të njëjtën teknologji DSS PRO Dahua.

Përtej blerjeve së pajisjeve Dahua, informacione të tjera mund të shihen në dokumentet zyrtare. Thuhet se të dhënat e regjistruara do të kalojnë në komisariatet lokale të policisë, por nuk ka detaje se si do të përdoren materialet nga policia.

Kamerat për vëzhgim publik dhe përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës po përhapen globalisht dhe po nxisin debate dhe polemika rreth ligjshmërisë dhe etikës së përdorimit të tyre. Këto shqetësime ekzistojnë pavarësisht nga vendi i origjinës së prodhuesit, por disa qeveri perëndimore dhe ekspertë të pavarur kanë paralajmëruar kundër përhapjes së kamerave nga disa shitës kinezë. Ata kanë shprehur shqetësime për sigurinë e të dhënave dhe mungesën e masave mbrojtëse për të parandaluar abuzimin me këtë teknologji.

Dahua, për shembull, u vendos në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në vitin 2019 për shkak të pretendimeve se ishte bashkëpunëtore në shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Kompania zhvilloi softuer për njohjen e fytyrës që mund të identifikojë ujgurët etnikë në rajoni perëndimor Ksinjiang të Kinës, ku Pekini ka zhvilluar një fushatë masive shtypjeje kundër ujgurëve, kazakëve dhe pakicave të tjera myslimane. Këtë fushatë shtypjeje disa parlamente perëndimore i kanë njohur si gjenocid dhe Kombet e Bashkuara kanë thënë se shkeljet mund të përbëjnë po ashtu krime kundër njerëzimit.

Pavarësisht nga ndërlikimet ligjore të ngritura nga Ruziq dhe shqetësimet rreth procesit të tenderimit, komunat dhe qytetet duket se po ecin përpara me një marrëveshje në të cilën komuna lokale blen pajisjet nga buxheti i saj, por ato përdoren nga Ministria e Brendshme.

Nenadiq tha se kjo është një marrëveshje e çuditshme që mund të pengojë qëllimet e deklaruara të përdorimit të një teknologjie të tillë për të përmirësuar sigurinë publike.

“Nëse siguria është arsyeja e këtyre prokurimeve, lind pyetja se pse duhet të varet nga qeveria komunale për të marrë vendimin e nevojshëm dhe jo nga Ministria e Brendshme”, tha Nenadiq.

Policia lokale refuzoi kërkesën e Radios Evropa e Lirë për koment mbi mënyrën se si përdoret teknologjia e blerë, duke iu drejtuar gazetarët në Ministrinë e Brendshme, e cila nuk pranoi të komentojë.

Përgjigja e vetme erdhi nga qyteti Beçej, që gjendet rreth 120 kilometra në veri të Beogradit, administrata komunale e të cilit deklaroi se sistemet e tij nuk ishin instaluar ende plotësisht.

Edhe qytetet e tjera janë prapa planit në instalimin e kamerave. Për shembull, Subotica – një qytet në Serbinë veriore afër kufirit hungarez – e ka rishikuar afatin e saj disa herë dhe nuk i ka instaluar ende të gjitha kamerat.

Administrata e qytetit të Beçej tha për Radion Evropa e Lirë se teknologjinë e kanë blerë për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike dhe se prokurimi është paguar nga buxheti lokal, i cili financohet nga arkëtimi i gjobave në trafik.

Komuna shtoi se pasi të instalohen nga pushteti vendor, pajisjet do të përdoren nga policia dhe do të rregullohen nga një kontratë e përbashkët për bashkëpunimin teknik mes dy subjekteve.

Nenadiq tha se lidhja e një kontrate të tillë nuk është standarde dhe mund të paraqesë probleme ligjore midis Ministrisë së Brendshme dhe komunës.

“Kur organet shtetërore lidhin kontrata të tilla, ato shpesh shkelin ligjin sepse kjo është një mënyrë për të anashkaluar detyrat dhe detyrimet e tyre të përcaktuara me ligj. Është e paqartë nëse ky është pikërisht rasti këtu, por ka shumë shenja që organet shtetërore duhet të hetojnë”, tha Nenadiq.

Marrë nga REL

kamera kineze

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari