LIVE UPDATES
Bota

Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse i ka shqetësuar zyrtarët izraelitë?

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkruar në terma të përgjithshëm për masa nga GJNP-ja kundër trupave dhe zyrtarëve izraelitë, ndërsa Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se po i përcjell raportimet për masa të mundshme.

30 Prill 2024, 13:15 Nga M.B
Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse
Pamje nga jashtë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë. Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më të shqetësuar se GJNP-ja mund të lëshojë fletarrestime për udhëheqësit e vendit.

HAGË- Zyrtarët izraelitë po shprehen gjithnjë e më të shqetësuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) mund të lëshojë fletarrestime për udhëheqësit e Izraelit, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit ekstremist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – po shkon drejt fundit të muajit të shtatë. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkruar në terma të përgjithshëm për masa nga GJNP-ja kundër trupave dhe zyrtarëve izraelitë, ndërsa Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se po i përcjell raportimet për masa të mundshme.

GJNP-ja është themeluar më 2002, si gjykatë e përhershme e nivelit më të lartë për ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krimet më të rënda në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit. Statuti i Romës, i cili ka paraparë krijimin e GJNP-së, është miratuar më 1998, dhe ka hyrë në fuqi kur ka arritur 60 ratifikime, më 1 korrik të vitit 2002. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka mbështetur GJNP-në, por gjykata është e pavarur. Pa një forcë policore, GJNP-ja varet nga shtetet anëtare për arrestimin e të dyshuarve, gjë që është dëshmuar të jetë pengesë e madhe për ndjekje penale. Netanyahu ka thënë të premten në platformën sociale X se Izraeli “nuk do të pranojë kurrë ndonjë përpjekje nga GJNP-ja për të minuar të drejtën e tij të patjetërsueshme për vetëmbrojtje”.

“Përderisa GJNP-ja nuk do të ndikonte te veprimet e Izraelit, ajo do të mund të vinte një precedent të rrezikshëm”, ka shkruar ai.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë të dielën se i ka informuar misionet jashtë vendit për “thashetheme” se gjykata mund të urdhërojë arrestimin e zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë izraelitë. Ministria nuk ka përmendur ndonjë burim të thashethemeve. Nëpërmjet një deklarate dërguar agjencisë së lajmeve Associated Press, prokuroria e gjykatës ka refuzuar të japë hollësi. Shtetet anëtare të GJNP-së, gjithsej 124, e kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e kanë nënshkruar dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës për krime lufte, gjenocid dhe krime të tjera. Ndër to janë Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

GJNP-ja përfshihet kur vendet nuk munden apo nuk shprehin vullnet t’i ndjekin penalisht krimet e kryera në territorin e tyre. Izraeli argumenton se ka një sistem funksional gjyqësor, ndërsa përplasjet rreth aftësisë apo gatishmërisë së një vendi për ndjekje penale kanë nxitur grindje në të kaluarën ndërmjet gjykatës dhe vendeve të caktuara. Më 2020, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, vendosi sanksione ekonomike dhe kufizime udhëtimi ndaj prokurores së GJNP-së dhe ndaj një tjetër zyrtari të lartë prokurorial të saj. Stafi i GJNP-së po hetonte trupat dhe zyrtarët e inteligjencës të SHBA-së dhe të vendeve aleate për krime të mundshme lufte në Afganistan.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, administrata e të cilit ka ofruar mbështetje vendimtare ushtarake dhe politike për ofensivën izraelite në Gazë, i ka hequr sanksionet më 2021. GJNP-ja aktualisht ka 17 hetime të hapura, ka lëshuar gjithsej 42 fletarrestime, dhe ka arrestuar 21 të dyshuar. Gjyqtarët e saj kanë dënuar 10 të dyshuar dhe kanë liruar nga akuzat katër të tjerë. Në vitet e hershme të saj, gjykata ishte kritikuar për fokusin e hetimeve mbi krimet në Afrikë – 10 prej hetimeve të saj të hapura janë në vendet afrikane – por tani ajo po zhvillon hetime në Azi, Evropë, Lindje të Mesme dhe Amerikë Latine.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2012 e ka ngritur statusin e palestinezëve në OKB në shtet joanëtar vëzhgues, duke i hapur derën territoreve palestineze që t’i bashkoheshin organizatave ndërkombëtare, përfshirë GJNP-në. GJNP-ja ka pranuar “Shtetin e Palestinës” si anëtare më 2015, një vit pasi palestinezët pranuan juridiksionin e gjykatës.

Kryeprokurorja e atëhershme e gjykatës njoftoi më 2021 për hapjen e një hetimi për krime të mundshme në territore palestineze. Izraeli shpesh hedh akuza për anshmëri ndaj OKB-së dhe ndaj organizmave ndërkombëtarë, ndërsa Netanyahu e ka kritikuar vendimin si hipokrit dhe antisemit. Prokurori aktual i GJNP-së, Karim Khan, vizitoi Ramallahun dhe Izraelin, në dhjetorin e 2023-tës, ku u takua me zyrtarë palestinezë dhe me familjarë të izraelitëve të vrarë apo të rrëmbyer nga luftëtarët e Hamasit në sulmin e 7 tetorit 2023, i cili nxiti luftën Izrael-Hamas. Khan i cilësoi veprimet e Hamasit si “disa prej krimeve më serioze ndërkombëtare, të cilat tronditin ndërgjegjen e njerëzimit, krime të cilat GJNP-ja është themeluar për t’i trajtuar”, dhe bëri thirrje për lirim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve.

Ai tha se “e drejta humanitare ndërkombëtare duhet të zbatohet” në luftën Izrael-Hamas, dhe se “ushtria izraelite e di se ligji duhet të zbatohet”. Pas vizitës, Khan deklaroi se një hetim i GJNP-së për krimet e mundshme të kryera nga luftëtarët e Hamasit dhe nga forcat izraelite ishte “prioritet për zyrën e tij”. Një vit më parë, pasi gjykata lëshoi një fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, mbi akuzat për përgjegjësinë e tij për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina, Rusia u kundërpërgjigj, duke lëshuar fletarrestimet e veta për Khanin dhe gjyqtarët e GJNP-së.

Udhëheqës të tjerë të nivelit të lartë, të akuzuar nga gjykata, përfshijnë udhëheqësin e rrëzuar sudanez, Omar al-Bashir, mbi akuzat që përfshijnë gjenocid në rajonin e Darfurit, në vendin e tij. Ish-udhëheqësi libian, Moammar Gadhafi, ishte zënë dhe vrarë nga kryengritësit, pak pasi GJNP-ja lëshoi një fletarrestim për të, mbi akuzat e lidhura me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare më 2011./ REL

gjykata nderkombetare penale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj