LIVE UPDATES
Bota

Kontrata me vlerë 28 mln euro, përplasje mes biznesmenit me origjinë shqiptare dhe Malit të Zi për dy HEC-e

Ai kërkon më shumë se 28 milionë euro, tha për Radion Evropa e Lirë Bojana Qiroviç, mbrojtëse e interesave pronësore dhe juridike të Malit të Zi.

30 Prill 2024, 08:25 Nga M.B
Kontrata me vlerë 28 mln euro, përplasje mes biznesmenit me
Mini-hidrocentrali në lumin Kutska afër Andrijevicës, në Mal të Zi - Fotografi nga arkivi.

MALI I ZI- Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Zi për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë - pjesa veriore e Malit të Zi. Ai kërkon më shumë se 28 milionë euro, tha për Radion Evropa e Lirë Bojana Qiroviç, mbrojtëse e interesave pronësore dhe juridike të Malit të Zi.

“Shteti u padit nga persona juridikë [kompanitë e Krasniqit] për dëme të pretenduara prej 1.2 milion eurosh dhe fitime të humbura prej 27 milionë eurosh, në lidhje me një marrëdhënie koncesionare kontraktuale për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Plavë”, tha Qiroviç.

Kontrata për koncesionet me kompaninë e Krasniqit, për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, u nënshkrua në vitin 2014 nga Qeveria e kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Atëkohë, koncesionet u dhanë për 30 vjet. Të dhënat se kur është ndërprerë kontrata, janë kontradiktore: Qeveria thotë fundi i vitit 2020, kurse, sipas Krasniqit, bëhet fjalë për fundin e vitit 2019.

Radio Evropa e Lirë, as pas shtatë ditësh, nuk mori përgjigje në pyetjet e dërguara tek avokatja Ana Gjukanoviq, motra e Millo Gjukanoviçit, e cila përfaqëson Krasniqin në mosmarrëveshjen me shtetin malazez. Shkëputjes së kontratës i kontribuuan edhe protestat e vendasve dhe të sektorit joqeveritar në komunat veriore të Malit të Zi, kundër këtij projekti qeveritar. Krahas kontratave koncesionare, Qeveria u dha investitorëve subvencione të larta shtetërore, të cilat, deri në verën e vitit 2019, i paguanin qytetarët, në kuadër të faturave mujore të rrymës.

Sipas dokumentacionit zyrtar, të cilin e pa REL-i, kompania kosovare e Krasniqit “Triangle” mori një kontratë koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë, në qershor të vitit 2014. Megjithatë, kompania e tij pretendon se e mori kontratën tre vjet më vonë, në prill të vitit 2017. Dokumentet qeveritare tregojnë se kompania e Krasniqit “Plava Hydro Power”, me seli në Ulqin, paraqiti në vitin 2014 një kërkesë në Qeverinë e Malit të Zi për dhënien e kushteve urbanistike dhe teknike për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Në katër vjetët në vazhdim, kjo kompani mori nga autoritetet një nga dy lejet e nevojshme të ndërtimit, dhe atë më 18 tetor të vitit 2018. E, ndërkohë, ndërtimi i hidrocentraleve u kundërshtua nga popullata lokale dhe sektori joqeveritar i mjedisit. Në protestat në Plavë dhe në qytete të tjera në veri të Malit të Zi, ata thanë se “futja e lumenjve në tubacione” do ta rrezikojë mjedisin dhe “do t’i lërë pa ujë të pijshëm”.

Ata i mbështetën edhe organizatat ndërkombëtare. Balkanwatch, me seli në Pragë, tha në shtator të vitit 2019 se “njerëz të afërt me Gjukanoviçin ose Partinë e tij Demokratike të Socialistëve përfituan nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla”. Qeveria u dorëzua përballë presionit të protestave dhe, në seancën e 17 tetorit, 2019, vendosi t’i nisë procedurat për shkëputjen e kontratës.

“Marrë parasysh se koncesionari kishte probleme me popullsinë vendase, Qeveria konstatoi se duhet të fillojë procesi i përfundimit të marrëveshjes”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Në rastin e kompanisë së Krasniqit, Qeveria tha se nuk janë respektuar as afatet kontraktuale. Kompania e Krasniqit pretendon se shteti i Malit të Zi është fajtor për ndërprerjen e kontratës. Sipas saj, Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi, më 9 dhjetor, 2019, e ka njoftuar me një shkresë, se Qeveria e ka ngarkuar atë me fillimin e procesit të shkëputjes së marrëveshjes.

“Qeveria nisi procesin e negociatave për ndërprerjen e marrëveshjes dhe zgjodhi procesin gjyqësor pa alternativë”, thanë nga kompania e Krasniqit për Radion Evropa e Lirë.

Në dokumentacionin zyrtar të Qeverisë, në anën tjetër, përmendet dhjetori i vitit 2020. Siç thuhet aty, vetë Krasniqi, përmes zyrës së tij avokatore, e njoftoi shtetin për përfundimin e marrëveshjes së koncesionit, më 4 dhjetor, 2020. Atë ditë, përndryshe, u zgjodh Qeveria e re e Malit të Zi, e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, pasi Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit i humbi zgjedhjet tre muaj më herët.

Procesi i ndërprerjes së kontratës u përfundua nga Qeveria e Krivokapiqit, më 30 dhjetor, 2020, kur u miratua informacioni se “koncesionari nuk ka dhënë garanci bankare në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratë” dhe për këtë arsye “kushtet për ndërprerjen e kontratës janë plotësuar”. Krasniqi, pastaj, ngriti padi kundër Malit të Zi. Pavarësisht përpjekjeve disaditëshe, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë ndonjë koment nga Florin Krasniqi. Kompania e tij nuk specifikoi shumën që kërkon Krasniqi nga Mali i Zi.

“Përgjigjja jonë është e qartë - shumën do ta përcaktojë eksperti gjyqësor i caktuar nga gjykata”, thanë nga kjo kompani për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertiza tregoi se, për shkak të pezullimit të ndërtimit, kompania “Plava Hydro Power” e Krasniqit humbi rreth një milion euro fitim real dhe mbi 21.5 milionë të parealizuar, sepse koncesioni ishte për 30 vjet. Përfaqësuesja e interesave të shtetit në këtë mosmarrëveshje e kundërshtoi këtë konstatim.Qiroviç tha se ka kërkuar raporte shtesë të ekspertëve, të cilat gjykata i ka miratuar.

“Procedura e ekspertizës është në zhvillim e sipër”, tha Qiroviç.

Gjyqi i radhës u caktua për në fund të majit.

Ramo Gutiç, drejtor i organizatës joqeveritare “T’i ruajmë lumenjtë e Malit të Zi”, njëherësh edhe banor i Plavës dhe pjesëmarrës në protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka, beson se Krasniqi nuk ka bazë ligjore për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti i Malit të Zi.

“... sepse burimi i lumit Gjuriçka, ku Krasniqi ka dashur të ndërtojë dy hidrocentrale, e furnizon gjithë popullsinë e Plavës me ujë të pijshëm. Vetëm ky fakt i thotë të gjitha”, thotë Gutiq për Radion Evropa e Lirë.

Gutiq thotë se të gjitha kontratat koncesionare dhe dokumentet mbështetëse të investitorëve, përfshirë të Krasniqit, janë të pavlefshme, sepse nuk korrespondojnë me situatën në terren.

“Ky dokumentacion nuk është bërë sipas rregullave dhe kushteve në terren, por për para”, thotë ai.

Gutiç thotë, po ashtu, se ata që i kanë nënshkruar, duhet të mbajnë përgjegjësi për lejet e dhëna.Shton se, pavarësisht luftës së tyre, dy hidrocentrale të vogla janë duke u ndërtuar në Parkun Kombëtar Prokletije.

“Njëri është në Babin Pole, e tjetri është në rajonin Jara, në lindje të Plavës, në kufi me Kosovën. Burimet dhe ujëmbledhësit e atyre hidrocentraleve të vogla janë në zonën e Parkut Kombëtar Prokletije”, thotë Gutiç.

Florin Krasniqi nuk është i vetmi që e paditi Malin e Zi për biznesin e parealizuar me hidrocentralet e vogla.Deri më tani, nëntë ish-koncesionarë e kanë paditur shtetin, i konfirmuan REL-it nga Gjykata Ekonomike e Malit të Zi.

“Nëntë procedime civile janë në vazhdim e sipër, për të vërtetuar ndërprerjen e kontratës, kompensimin e dëmeve faktike dhe fitimet e humbura. Duke pasur parasysh se janë çështje që nuk kanë përfunduar ligjërisht, nuk mund të japim informacione më të detajuara”, tha gjykatësi zëdhënës, Vlladimir Bullatoviç.

Ai është gjykatës edhe në rastin Krasniqi. Krasniqi merret me prodhimin e energjisë elektrike edhe në Kosovë. Atje operon përmes kompanisë “Triangle”, me seli në Pejë. I lindur në vitin 1963 në Kosovë, ai u largua prej aty për në SHBA në vitet ‘90. Sipas burimeve jozyrtare të REL-it, ai ka një biznes të zhvilluar ndërtimi në Nju Jork dhe themeloi “Triangle” me qendër në Bruklin. Krasniqi u kthye në Kosovë para bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e më pas anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës./ REL

mali i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj