LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, mos të përsëritet gabimi i vitit 2006

Pasi Hristijan Mickoski e përmendi koalicionin opozitar "Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, BDI kujtoi gabimin e vitit 2006 kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo fituese.

30 Prill 2024, 10:27 Nga M.B
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Ne shqiptarët nuk
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimet partiake, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE, se "është koha që BDI të zëvendësohet me parti që do të punojnë për një siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët".

Pasi Hristijan Mickoski e përmendi koalicionin opozitar "Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, BDI kujtoi gabimin e vitit 2006 kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo fituese. "Opozita nuk duhet të bëjë gabimet që i ka bërë ish-kolegu im në vitin 2006 – partia e atëhershme e ka bërë këtë gabim dhe e ka paguar çmimin e lartë”, ka thënë Ahmeti në Dibër. Në vitin 2006, VMRO-DPMNE formoi një qeveri me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI.

"Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, ne jemi përfaqësues legjitimë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe tani Fronti përfshin komunitetin rom, turk dhe boshnjak. Populli vendos”, tha Ahmeti në Dibër.

Мickovski: Mos dërgoni emisarë

Mickoski, nga ana tjetër, beson se koha e BDI-së ka kaluar. "BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre - se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi”, tha ai në tubimin e mbrëmshëm në Manastir.

Nga aty ai publikisht i ka dërguar mesazh BDI-së – të mos i dërgojnë asnjë emisar apo emisare. "Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë - mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë - kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, tha Mickoski për BDI-në.

Ahmeti hedh poshtë pretendimet se ka dërguar emisarë. Ai thotë se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se populli e ka votuar për 22 vjet. "Kam formuar një front me partitë politike shqiptare. Këtë front e kam bërë të pathyeshëm duke përfshirë komunitetet që ju i përbuzni, siç janë komuniteti turk, rom dhe boshnjak. Ne po mundohemi që kjo Kushtetutë, të cilën e bëmë edhe më afër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të përfshijë komunitetin bullgar, egjiptian, malazez dhe kroat. Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politiko-juridik të shqiptarëve nuk e shkatërroi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Ahmeti: UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë

Mickoski ka kritikuar edhe thirrjet e fundit të Ahmetit në sheshin e Shkupit "UÇK, UÇK...”, ndërsa në të njëjtën kohë BDI flet për Evropën dhe vlerat evropiane. "Ata fshihen pas perdes ‘Evropa'. E derisa kanë gojën plot me Evropë, dhe Kovaçevski i dëgjon me përulësi dhe gjunjëzohet para Ahmetit, ne i dëgjojmë ata në mes të Shkupit duke brohoritur UÇK, UÇK”, kritikoi kryetari i VMRO-DPMNE-së nga tubimi në Manastir.

Për Ahmetin, ajo brohoritje nuk është kontestuese, sepse UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë. Ai theksoi se së bashku duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, standardet evropiane dhe të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

"Ky shtet e ka vendin në Evropë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedonas dhe shqiptarë, e të mos kthehemi në të kaluarën dhe të hidhërohemi pse unë i kam brohoritur "UÇK-së”. UÇK-ja është krenaria shqiptare, e UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Kovaçevski: Kjo nuk është rruga për të shkuar në Evropë

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimi i mbrëmshëm në Krushevë, u drejtua me thirrjet se në mitingje duhet të jenë edhe flamujtë evropianë.

"Nuk mund ta quash veten Fronti Europian dhe të shesësh një ide të së ardhmes në Europë, e të mos kesh një flamur të vetëm europian në mitingje dhe të bërtasësh slogane që na kthejnë më shumë se 20 vjet në të kaluarën, të cilën e kemi varrosur dhe harruar. Të dashur maqedonas, shqiptarë dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike që jetoni në Maqedoni, jemi bashkë me të gjithë ju dhe ju bëjmë thirrje që të mos na lejoni që brenda natës ta shkatërrojmë bashkëjetesën multietnike për të cilën po punojmë shumë për ta ndërtuar për më shumë se tre dekada. Nuk kemi vend tjetër. Fëmijët tanë kanë lindur këtu, ata duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, tha Kovaçevski.

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të ndalojnë përdorimin e parullave që mund të shkaktojnë intolerancë ndëretnike, vetëm për të fituar disa pikë më shumë politike./ DW

ali ahmeti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj