LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Qeveria po teston durimin e Brukselit, a po luan Gjeorgjia sërish me zjarrin?

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj kanë tentuar të miratojnë një projektligj pothuajse identik me atë të prezantuar vitin e kaluar. Autoritetet kishin hequr dorë nga legjislacioni i kaluar për shkak të protestave masive dhe presionit nga Perëndimi.

30 Prill 2024, 08:22 Nga M.B

 

Analiza: Qeveria po teston durimin e Brukselit, a po luan Gjeorgjia sërish
Foto ilustruese

 

GJEORGJIA- Qeveria e Gjeorgjisë edhe një herë po teston durimin e Brukselit duke tentuar që të riparaqesë të ashtuquajturin ligj për agjentë të huaj. Ky projektligj ka kaluar një prej tre leximeve në Parlament. Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj kanë tentuar të miratojnë një projektligj pothuajse identik me atë të prezantuar vitin e kaluar. Autoritetet kishin hequr dorë nga legjislacioni i kaluar për shkak të protestave masive dhe presionit nga Perëndimi.

Përderisa kjo përpjekje duket se synon të konsolidojë dhe të ngjallë bazën elektorale para zgjedhjeve parlamentare të tetorit, pyetja tani që ngrihet është nëse partia e ka zotëruar artin cinik që të krijojë raporte me BE-në dhe t’i prishë ato njëkohësisht. Padyshim që nuk ka ndonjë kohë më të mirë për të shtyrë përpara ligjin për agjentë të huaj, i cili kërkon që organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat mediale që marrin fonde nga jashtë, jo vetëm që duhet të raportojnë për këtë tek autoritetet lokale, por do t’iu nënshtrohen një mbikëqyrjeje që mund të përfshijë sanksione për vepra penale, deri më tani të papërcaktuara.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen më 6 deri më 9 qershor do të nxisin një betejë për postet kyçe në Bruksel, betejë që mund të zgjasë për muaj të tërë. Përveç çështjeve të brendshme të bllokut, shumica e vëmendjes së Brukselit do të përqendrohet në ndihmën për Ukrainën, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia, ose në përpjekjet për të parandaluar që e gjithë Lindja e Mesme të zhytet në luftë.

Sigurisht, Brukseli foli fuqishëm për lëvizjen e fundit të Tbilisit: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje “Gjeorgjisë që të përmbahet nga miratimi i legjislacionit që mund të komprometojë rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, një rrugë që gëzon mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve gjeorgjianë”. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i ashpër.

“Më lejoni të jem i qartë, Projektligji për transparencën e ndikimit të huaj nuk është në përputhje me aspiratën e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE dhe trajektores së saj drejt anëtarësimit dhe do ta largojë Gjeorgjinë edhe më tej nga BE-ja”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Më 25 prill, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që përfshinte kritika drejtuar Tbilisit. Megjithatë, nëse shikohet më nga afër është e qartë që BE-ja nuk është krejtësisht e përqendruar. Gjatë një samiti të BE-së të mbajtur më herët gjatë prillit në Bruksel, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare miratuan konkluzione për Ukrainën dhe Turqinë dhe shpenzuan shumicën e kohës duke debatuar se si blloku duhet të jetë më konkurrues. Por, ata nuk thanë asnjë fjalë për Gjeorgjinë.

Kur ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën javën e kaluar, Gjeorgjia nuk ishte në agjendë. Lituania dhe Kroacia e ngritën si çështje kah fundi i takimit, në pjesën ku flitet “për çështje të tjera”, por në këtë takim nuk kishte diskutime të mirëfillta për Tbilisin. Ka të ngjarë që një grup i ministrave të Jashtëm të BE-së do të planifikojë të udhëtojë drejt Tbilist shumë shpejt, apo që ministri i Jashtëm gjeorgjian, Ilia Darchiashvili, të mund të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Por, në ndërkohë, rezoluta e Parlamentit Evropian edhe pse ka qëndrim të ashpër, ajo nuk është obliguese për shtetet anëtare.

Burimet në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk ka mundësi që të vendosen sanksione ndaj figurave udhëheqëse politike gjeorgjiane, as ndonjë lloj vlerësimi “afatmesëm” për atë se si Gjeorgjia po largohet nga reformat e nevojshme për të ndërmarrë hapin e radhës në procesin e pranimit në BE. Ky shtet ka statusin e vendit kandidat për të hapur bisedimet me Brukselin.

Raporti për zgjerimin, që përgatitet nga Komisioni Evropian, do të bëhet publik në fund të tetorit. Deri atëherë ka kohë të mjaftueshme që në Tbilisi të zhbëhet ndonjë vendim. Disa nga burimet e REL-it në Bruksel thanë se presin që dikush në Tbilisi – potencialisht ish-kryeministri, njëherësh kryetari i nderit i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili – ta zbusë apo tërheqë krejtësisht projektligjin për agjentë të huaj në një përpjekje për t’u dukur burrështetas.

Po ashtu është e qartë se Qeveria gjeorgjiane ka vendosur “vezët në shumë shporta” jo vetëm në atë properëndimore. Nuk mund të kalojë pa u vënë re se brenda udhëheqjes së Gjeorgjisë se Rusia është larg kapitullimit në Ukrainë dhe Brukseli duhet ta pranojë këtë gjë po ashtu.

Si mund të interpretohet ndryshe ftesa e Francës drejtuar udhëheqësve rusë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, duke rritur mundësinë e pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është nën sanksione të BE-së?

Apo merrni samitin e paqes të udhëhequr nga Ukraina, që do të zhvillohet në Zvicër në mesin e qershorit. Kievi po shpreson që mbi 100 shtete do të marrin pjesë, përfshirë edhe Kinën. Por, sipas burimeve të REL-it në Bruksel, Pekini kryesisht po kërkon që “plane të paqes” të diskutohen vetëm me presidentin ukrainas, Voldoymyr Zelensky, duke hapur potencialisht rrugën për ndonjë prani ruse në një takim të ri të ngjashëm.

Në njëfarë kuptimi, lëvizjet e Gjeorgjisë gjithnjë e më shumë i ngjasojnë një tjetër shteti kandidat për anëtarësim në BE: Serbisë. Beogradi, pavarësisht se hapur lavdëron Moskën dhe refuzon të përshtatet me sanksionet e Brukselit ndaj Rusisë, ende është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në BE.

Megjithatë, Serbia as nuk ka hapur as nuk ka mbyllur ndonjë kapitull të anëtarësimit në tre vjetët e fundit. Por, nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndryshojë në qershor, nëse disa shtete anëtare të BE-së kërkojnë që Beogradi të lëvizë përpara me procesin e anëtarësimit nëse do të ketë ndonjë dritë jeshile për nisjen e bisedimeve de facto të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Pavarësisht se për Brukselin, përgjithësisht është “i vështirë” për shumë çështje, Beogradi ende merr shumë karota e pak shkopinj nga blloku. Deri më tani, Serbia iu ka shpëtuar sanksioneve të BE-së për sulmin vdekjeprurës të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Po ashtu, së fundi, BE-ja miratoi një “plan të rritjes” për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh për një periudhë trevjeçare. Beogradi është përfituesi më i madh i kësaj ndihme.

Gjeorgjia ka të ngjarë që të përsërit të njëjtin trik. Diplomatët e BE-së së fundi kanë miratuar 30 miliardë euro për ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse për këtë shtet, përmes Ndihmës evropiane për paqe (EPF), që është një buxhet që BE-ja kryesisht e përdor për të financuar dërgesat e armëve në Ukrainë.

Sikurse Serbia, Gjeorgjia po varet nga ndihma e një mikeshe të veçantë brenda bllokut: Hungaria. Nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orban, Budapesti ka arritur që të kushtëzojë BE-në sa me mbështetjen për ndihmën për Ukrainën. Shembull, Budapesti e ka kushtëzuar përparimin e Bosnje e Hercegovinës drejt bllokut me mbështetjen e ndihmës për Ukrainën. Me marrjen e udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Hungaria në korrik për gjashtë muaj, Budapesti e ka bërë të qartë prioritetin e tij që të lëvizë përpara zgjerimin. Këtu përfshihen edhe hapa pozitivë për Tbilisin./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës