LIVE UPDATES
Bota

E pazakontë/ Lindin në Britani 8 foshnje të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së së 3 personave

Shumica e ADN-së gjendet në bërthamën e qelizës dhe përbëhet nga materiali gjenetik i trashëguar nga nëna dhe babai. Por, një pjesë e vogël e ADN-së ndodhet jashtë bërthamës, në struktura të quajtura mitokondri. Mutacionet e rrezikshme në këtë pjesë mund të shkaktojnë sëmundje serioze te fëmijët, si dobësi muskulore, kriza epileptike, vonesa në zhvillim, dështim të organeve dhe vdekje.

17 Korrik 2025, 19:29 Nga M.B
E pazakontë/ Lindin në Britani 8 foshnje të shëndetshme pas
Foto ilustruese

BRITANI- Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t'i ndihmuar nënat të shmangin transmetimin e sëmundjeve të rralla dhe të rënda te fëmijët e tyre.

Shumica e ADN-së gjendet në bërthamën e qelizës dhe përbëhet nga materiali gjenetik i trashëguar nga nëna dhe babai. Por, një pjesë e vogël e ADN-së ndodhet jashtë bërthamës, në struktura të quajtura mitokondri. Mutacionet e rrezikshme në këtë pjesë mund të shkaktojnë sëmundje serioze te fëmijët, si dobësi muskulore, kriza epileptike, vonesa në zhvillim, dështim të organeve dhe vdekje.

Testimet gjatë procesit të fekondimit artificial (in vitro) zakonisht mund të identifikojnë nëse janë të pranishme këto mutacione. Por, në raste të rralla, kjo nuk është e qartë. Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë që përpiqet ta shmangë këtë rrezik duke përdorur mitokondri të shëndetshme nga një vezë dhuruese. Ata raportuan për herë të parë në vitin 2023 se kanë lindur foshnjat e para me këtë metodë, në të cilën materiali gjenetik i vezës apo embrionit të nënës transferohet në një vezë apo embrion dhurues me mitokondri të shëndetshme, por pa pjesën tjetër të ADN-së origjinale.

“Kjo është një arritje e rëndësishme”, tha Dr. Zev Williams, drejtor i Qendrës së Fertilitetit në Universitetin Kolumbia, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Zgjerimi i mundësive riprodhuese do t’iu japë më shumë çifteve mundësinë të ndjekin shtatzëni të sigurta dhe të shëndetshme”.

Me këtë metodë, embrioni përmban ADN nga tre persona – nga veza e nënës, sperma e babait dhe mitokondria e dhurueses – dhe për ta lejuar atë, në Mbretërinë e Bashkuar është ndryshuar ligji në vitin 2016. Kjo teknikë lejohet edhe në Australi, por jo në shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ekspertë nga Universiteti Newcastle në Britani dhe Universiteti Monash në Australi raportuan në revistën New England Journal of Medicine se teknika u aplikua në embrione të fekonduara nga 22 paciente, dhe solli në lindjen e tetë foshnjave që duken pa sëmundje mitokondriale. Një grua është ende shtatzënë.

Njëra nga foshnjat e lindura kishte nivele pak më të larta të mitokondrive jonormale sesa pritej, tha Robin Lovell-Badge, ekspert i qelizave burimore dhe gjenetikës zhvillimore në Institutin Francis Crick. Ai shtoi se kjo nuk konsiderohet ende nivel që shkakton sëmundje, por duhet monitoruar gjatë zhvillimit të fëmijës.

Dr. Andy Greenfield, ekspert i shëndetit riprodhues në Universitetin e Oksfordit, e quajti këtë “një triumf të inovacionit shkencor” dhe theksoi se teknika do të përdoret vetëm për një numër të vogël grash për të cilat metodat e tjera për të shmangur sëmundjet gjenetike, si testimi i embrioneve në fazë të hershme, nuk janë efektive.

Lovell-Badge theksoi se sasia e ADN-së nga dhuruesja është e papërfillshme dhe nuk ndikon në karakteristikat e fëmijës. ADN-ja nga veza e dhuruar përbën më pak se 1% të përbërjes gjenetike të fëmijës së lindur me këtë teknikë.

“Nëse merrni një transplant palce kockore nga një dhurues … do të keni shumë më tepër ADN nga një person tjetër”, tha ai.

Në Britani, çdo çift që kërkon të ketë fëmijë me mitokondri të dhuruara, duhet të marrë miratimin e rregullatorit shtetëror për fertilitetin. Deri në këtë muaj, 35 paciente janë autorizuar për këtë procedurë. Kritikët kanë ngritur shqetësime, duke paralajmëruar se është e pamundur të dihet se çfarë ndikimi mund të kenë këto teknika të reja në brezat e ardhshëm.

“Për momentin, transferimi pronuklear nuk lejohet për përdorim klinik në SHBA, kryesisht për shkak të kufizimeve rregullative ndaj teknikave që sjellin ndryshime të trashëgueshme në embrion”, tha Williams nga Columbia përmes emailit. “Nëse kjo do të ndryshojë, mbetet e pasigurt dhe do të varet nga zhvillimet shkencore, etike dhe politike”.

Për gati një dekadë, Kongresi amerikan ka përfshirë ndalime në ligjet e buxhetit vjetor që ndalojnë Agjencinë shtetërore të ilaçece të shqyrtojë kërkesa për hulumtime klinike që përfshijnë krijimin apo modifikimin e embrioneve me ndryshime gjenetike të trashëgueshme.

Por, në vendet ku kjo teknikë lejohet, mbështetësit thonë se ajo mund të ofrojë një alternativë premtuese për disa familje. Liz Curtis, vajza e së cilës Lily vdiq nga një sëmundje mitokondriale në vitin 2006, tani punon me familje të tjera të prekura. Ajo tha se ishte shkatërruese të dëgjoje se nuk kishte trajtim për vajzën e saj tetëmuajshe dhe se vdekja ishte e pashmangshme.

Ajo tha se diagnoza “na përmbysi jetën, dhe megjithatë askush nuk mund të na thoshte shumë – çfarë ishte kjo sëmundje apo si do ta prekte Lilyn”. Curtis më vonë themeloi Fondacionin Lily në emër të vajzës së saj për të rritur vetëdijen dhe për të mbështetur kërkimin për këtë sëmundje, përfshirë edhe punën e fundit në Universitetin e Newcastle-it.

“Është diçka shumë emocionuese për familjet që nuk kanë shumë shpresë në jetën e tyre”, tha Curtis./ REL

britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj