Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit të brendshëm të armëve dhe ringjallje të ekonomisë së Ukrainës, të varur në mënyrë të konsiderueshme nga kreditë.
UKRAINA- Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar në këtë shtet në vjetët e fundit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit në periudhë lufte. Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit të brendshëm të armëve dhe ringjallje të ekonomisë së Ukrainës, të varur në mënyrë të konsiderueshme nga kreditë.
Në fjalimin para Kuvendit, Zelensky ka thënë se pret që Qeveria të rrisë numrin e armëve që prodhohen brenda territorit dhe që brenda gjashtë muajve ato jenë të shpërndara në fushëbetejë te 50 për qind e ushtarëve. Ai e ka përmendur edhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me aleatët, si një prej synimeve kryesore të riformatimit më të madh qeveritar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.
Svyrydenko është teknokrate me përvojë, e cila ka shërbyer si zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës prej vitit 2021. Ajo është zotuar se do të veprojë “me shpejtësi dhe vendosmëri”.
“Lufta nuk lë hapësirë për vonesa”, ka thënë ajo përmes një postimi në X – dikur Twitter.
“Prioritetet tona për gjashtë muajt e parë janë të qarta: furnizime të qëndrueshme për ushtrnë, zgjerim të prodhimit të brendshëm të armëve dhe përforcim të kapaciteteve teknologjike për forcat tona mbrojtëse”.
Svyrydenko është e njohur brenda qarqeve të administratës amerikane, pasi ajo e ka negociuar marrëveshjen për qasjen e Shteteve të Bashkuara në minerale e rralla të Ukrainës. Këto negociata konsiderohen kryesore në përforcim të marrëdhënieve në mes të Kievit dhe Uashingtonit. Duke iu adresuar ligjvënësve të enjten, Zelensky ka thënë se do të ketë edhe marrëveshje tjera që do të arrihen me SHBA-në, por ka përmendur diçka specifike.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vëmendjen të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në...
GAZA- Disa persona janë plagosur në Kishë në qytetin e Gazës, pasi raportohet se u godit nga predha artilerie izraelite. Udhëheq...
Foto ANGLI- Qeveria britanike njoftoi të enjten qëllimin e saj për të garantuar të drejtën e votës që nga...
foto ilustruese BRUKSEL- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin...
Foto GJERMANI- Qeveria federale dëshiron të konsolidojë Gjermaninë si lidere evropiane në prodhimin e gjysmëpërçu...
foto ilustruese SIRI- Zyrtarët e Qeverisë në Siri dhe udhëheqësit e komunitetit druz njoftuan se kanë a...
Foto TURQI- Gjendja e lirisë së shprehjes dhe medias në Turqi ka qenë një çështje shqetësuese në G...
Trump SHBA- Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 mili...
zjarri IRAK- Një zjarr masiv në një qendër tregtare në Kut rezultoi fatal për 60 persona. Autoritete irakiane bëjnë...
Foto SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe t&eu...