LIVE UPDATES
Bota

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish

Mikrogjysmëpërçuesit janë të nevojshëm për tranzicionin energjetik, përkatësisht për teknologjitë e erës dhe diellit dhe automobilët elektrikë, si dhe për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Gjysmëpërçuesit janë komponentë të vegjël, por shumë bazë për shumë produkte aktuale.

17 Korrik 2025, 13:30 Nga N.F
Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja
Foto

GJERMANI- Qeveria federale dëshiron të konsolidojë Gjermaninë si lidere evropiane në prodhimin e gjysmëpërçuesve. "Ne do të krijojmë stimuj për të rritur prodhimin e gjysmëpërçuesve, pajisjeve dhe produkteve paraprake në Gjermani me të paktën tre fabrika të reja", thuhet në agjendën e re të teknologjisë së lartë, të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

"Ne po sjellim fabrika të reja gjysmëpërçuesish në Gjermani dhe po konsolidojmë Gjermaninë si qendrën kryesore të prodhimit të gjysëmpërçuesve në Evropë", shton Ministria Federale e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Hapësirës në dokument. Nuk jepen hollësi të tjera. Agjenda do të miratohet nga qeveria në korrik. 

TSMC ndërton një fabrikë gjysëmpërçuesish në Dresden

Mikrogjysmëpërçuesit janë të nevojshëm për tranzicionin energjetik, përkatësisht për teknologjitë e erës dhe diellit dhe automobilët elektrikë, si dhe për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Gjysmëpërçuesit janë komponentë të vegjël, por shumë bazë për shumë produkte aktuale. Gjysmëpërçuest inteligjentë dhe me efikasitet energjetik për IA do të zhvillohen dhe prodhohen kryesisht në Gjermani. Një projekt pilot i parë për një superkompjuter në automjete do të lançohet këtë vit.

Qeveria e kaluar gjermane kishte vendosur tashmë një objektiv për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin e gjysmëpërçuesve, por ndeshi në pengesë kur kompania amerikane Intel anuloi përkohësisht ndërtimin e një fabrike në Magdeburg. Kompania amerikane Wolfspeed gjithashtu shtyu ndërtimin e një fabrike të planifikuar gjysmëpërçuesish në Ensdorf, në landin e Zarës (Saarland), në tetor. Nga ana tjetër, ndërmarrja e përbashkët e Kompanisë Evropiane të Prodhimit të Gjysmëpërçuesve (ESMC), e formuar nga TSMC, Bosch dhe Infineon, po ndërton që nga vera një fabrikë gjysmëpërçuesish të teknologjisë së fundit në Dresden.

Ministrja Federale e Kërkimit Shkencor, Dorothee Bär (CSU) planifikon të nxisë kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të ardhshme si inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike, si dhe zbatimin e tyre industrial. Sipas agjencisë Reuters, aplikimet gjermane për Gigafabrikat evropiane të IA do të koordinohen me ekonominë, shkencën dhe landet federale deri në fund të vitit 2025, dhe Gigafabrikat do të jenë funksionale në vitin 2027.

Dhjetë përqind e performancës ekonomike

Të ashtuquajturat Gigafabrika janë institucione veçanërisht të fuqishme që, për shembull, u lejojnë kompanive të nxisin zhvillimin e produkteve me mbështetjen e IA. Po në vitin 2025 do të vihet për herë të parë në punë në Gjermani sateliti i parë kërkimor për komunikimet kuantike. Një "përforcues i robotikës së IA-së" do të lançohet në vitin 2026 me projekte pilot për robotë shumëfunksionalë, dhe një program i ri kërkimor mbi "inxhinierinë e softuerëve" do të lançohet në vitin 2027.

"Me një ofensivë të IA, ne duam të nxjerrim 10% të prodhimit tonë ekonomik duke u bazuar në IA deri në vitin 2030 dhe ta bëjmë atë një mjet të rëndësishëm në fushat themelore të kërkimit", thuhet në strategjinë e teknologjisë së lartë. Gjermania dhe Evropa janë në garë për të arritur Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Pas një takimi në malin Zugspitze midis Kancelarit Friedrich Merz (CDU) dhe Kryeministrit të Bavarisë Markus Söder (CSU), të dy theksuan rëndësinë e strategjisë së teknologjisë së lartë për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, ministrja Bär nuk dëshiron të përqendrohet vetëm në zhvillim, por edhe në zbatimin ekonomik të rezultateve të kërkimit. "Studimet vlerësojnë një potencial për krijimin e vlerës së shtuar përmes IA-së midis 300 dhe 400 miliardë euro në vit në Gjermani dhe dhjetë herë më shumë se kjo shumë në të gjithë botën", thuhet në dokument përsa u përket viteve të ardhshme. Edhe pse Gjermania po përjeton suksese në fazën fillestare të inovacionit, ajo qartësisht po mbetet prapa në komercializim.

Plan veprimi për një termocentral me fuzion

Agjenda e teknologjisë së lartë njofton gjithashtu se, deri në fund të vitit 2025, do të paraqitet një plan veprimi strategjik afatgjatë për ndërtimin e një termocentrali me fuzion në Gjermani. Për më tepër, kërkimet në teknologjitë e erës dhe diellit do të nxiten më tej, dhe Gjermania do të bëhet një "vend kryesor për inovacionin, prodhimin dhe zbatimin e akumulatorëve stacionarë të baterive".

Prej vitit 2026, do të krijohen të ashtuquajturat "grupime kompetencash" për materialet e baterive, prodhimin e baterive dhe bateritë e këtij lloji. Në fushën e gjeotermisë, Gjermania do të bëhet pioniere globale. Dokumenti 35-faqësh thekson se, sipas ekspertëve, tregu global për teknologjitë e energjisë së gjelbër do të rritet nga 700 miliardë dollarë në vitin 2023 në më shumë se 2 bilionë dollarë në vitin 2035.

Kërkime civile dhe ushtarake

Megjithatë, agjenda e teknologjisë së lartë përfshin gjithashtu kërkime shëndetësore, navigim hapësinor dhe integrimin e ardhshëm të kërkimeve civile dhe ushtarake.

Për më tepër, njoftohet rinovimi i flotës kërkimore gjermane, duke përfshirë kërkimet mbi klimën dhe biodiversitetin në dete. Përveç mbështetjes, financimi do të vijë nga më shumë kapital sipërmarrës dhe një fond gjerman ku bashkohen fondet publike dhe private. Shteti përmendet shprehimisht si një "klient bazë", i cili duhet të blejë produkte të reja për t'i bërë ato të tregtueshme./ DW

qeveria gjermane fabrika të reja gjysmëpërçuesish

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet