LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

Forcat qeveritare filluan tërheqjen nga qyteti Suveida, por nuk është e sigurt nëse armëpushimi do të respektohet. Një armëpushim i mëparshëm - i shpallur të martën - u prish shpejt, ndërsa një udhëheqës i njohur druz, sheiku Hikmat Al-Hijri, e hodhi poshtë marrëveshjen e re. Sulmet izraelite vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit.

17 Korrik 2025, 13:24 Nga E. D

 

Analiza: Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
foto ilustruese

 

SIRI- Zyrtarët e Qeverisë në Siri dhe udhëheqësit e komunitetit druz njoftuan se kanë arritur një armëpushim, pas disa ditësh me përleshje, që rrezikonin të prishnin tranzicionin politik në këtë vend dhe shkaktuan ndërhyrjen ushtarake të Izraelit.

Forcat qeveritare filluan tërheqjen nga qyteti Suveida, por nuk është e sigurt nëse armëpushimi do të respektohet. Një armëpushim i mëparshëm - i shpallur të martën - u prish shpejt, ndërsa një udhëheqës i njohur druz, sheiku Hikmat Al-Hijri, e hodhi poshtë marrëveshjen e re. Sulmet izraelite vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit.

Kush janë druzët?

Druzët janë një pakicë etno-fetare që flet arabisht dhe jeton në Siri, Liban, Izrael dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit. Besimi druze është një degë e Islamit shiit - me identitet dhe rite të veta unike. Rreth gjysma e ndjekësve të këtij besimi - me gjithsej afro një milion pjesëtarë - jetojnë në Siri, ku përbëjnë rreth 3% të popullsisë.

Në Izrael, ky komunitet konsiderohet në masë të madhe si besnik ndaj shtetit, për shkak të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të tij në shërbimin ushtarak. Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Izraelit, rreth 152.000 druzë jetojnë në Izrael dhe në Lartësitë Golan - të pushtuara nga Izraeli.

Historikisht, druzët kanë pasur një pozitë të pasigurt në rendin politik të Sirisë. Gjatë luftës civile gati 14-vjeçare, ata vepruan me milicitë e tyre në jug të këtij vendi. Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor, druzët u kanë rezistuar përpjekjeve të shtetit për të vendosur autoritetin në jug të Sirisë.

Fraksionet druze në Siri nuk kanë qëndrim të njëjtë ndaj autoriteteve të reja - disa tregohen të kujdesshme, e të tjerat i refuzojnë hapur. Megjithatë, shumë prej tyre kundërshtojnë praninë e forcave zyrtare të sigurisë në Suveida dhe nuk pranojnë të bashkohen me ushtrinë siriane, duke u mbështetur në forcat e tyre lokale për mbrojtje.

Megjithëse Qeveria siriane i dënoi sulmet e fundit ndaj komunitetit druz dhe premtoi se do ta rikthejë rendin në jug të Sirisë, forcat e saj u akuzuan edhe për sulme ndaj kësaj pakice. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, dokumentoi “ekzekutime të menjëhershme” të druzëve nga forcat qeveritare.

Raportet e tilla shtuan mosbesimin e disa pjesëtarëve të komunitetit druz ndaj autoriteteve në Damask.

Pas rrëzimit të papritur të Assadit, Izraeli filloi të afrohej me komunitetin druz pranë kufirit të tij verior, në përpjekje për të krijuar aleanca me pakicat në Siri.

Izraeli po përpiqet të paraqitet si mbrojtës i këtyre pakicave - përfshirë kurdët, druzët dhe alavitët - ndërkohë që vazhdon t’i godasë forcat qeveritare dhe objektivat ushtarake brenda Sirisë.

Gjatë përleshjeve sektare në maj, Izraeli kreu sulme pranë pallatit presidencial në Damask, duke thënë se ato ishin një paralajmërim kundër sulmeve ndaj komunitetit druz. Megjithatë, disa figura druze në Siri dhe në Liban e akuzuan Izraelin se po nxit përçarje sektare për të avancuar qëllimet e veta ekspansioniste në rajon.

Pse Izraeli po e sulmon tani Sirinë?

Izraeli po sulmon Sirinë për t’i penguar forcat siriane që të ushtrojnë kontroll ushtarak në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin. Ai do që kjo zonë të mbetet pa ushtri për t’i shmangur rreziqet, sidomos nga luftëtarët islamistë që janë afër kufirit.

Më 15 korrik, Izraeli goditi forcat e sigurisë në qytetin Suveida, ndërsa më 16 korrik sulmet u zgjeruan, duke goditur selinë e ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Damask.

Siria i dënoi këto sulme.

Ato ishin më të rëndat që nga fundi i vitit 2024, kur Izraeli goditi bazat ushtarake siriane dhe mori nën kontroll një zonë kufitare. Izraeli dëshiron ta dobësojë ushtrinë siriane për të mos u rrezikuar, dhe paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pas sulmit të parë ajror në Damask, shkroi në X se “goditjet e dhimbshme kanë filluar”. Ai tha se ushtria izraelite “do të vazhdojë t’i sulmojë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen nga zona dhe, së shpejti, do të rrisë nivelin e përgjigjeve ndaj regjimit, nëse mesazhi nuk kuptohet”.

Cilat ishin reagimet në botë?

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja është “shumë e shqetësuar” për dhunën.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme”, tha ai më 16 korrik, pa dhënë më shumë detaje.

Disa shtete arabe, përfshirë Libanin, Irakun, Katarin, Jordaninë, Egjiptin dhe Kuvajtin, i dënuan sulmet e Izraelit në Siri. Irani i përshkroi sulmet si “shumë të parashikueshme”.

Turqia tha se ato janë “një akt sabotimi kundër përpjekjeve të Sirisë për të siguruar paqen dhe stabilitetin”. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i dënoi gjithashtu sulmet e Izraelit në Suveida dhe Damask./REL

druzët izrael

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale