LIVE UPDATES
Insights

Përplasjet kufitare Izrael-Hezbollah, a do të zgjerohet lufta edhe në Liban?

23 Dhjetor 2023, 10:14 Nga a.d
Përplasjet kufitare Izrael-Hezbollah, a do të zgjerohet lufta edhe
foto ilustruese

Nga Rany Ballout “National Interest”

Ndërsa pritet të ngadalësohen luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, zhvillimet në kufirin jugor të Libanit midis Hezbollahut dhe Izraelit, tregojnë se përplasjet ndërkufitare mes palëve e rrisin potencialin e shpërthimit të një lufte në shkallë të gjerë.

Ndërsa presioni nga ana e SHBA-së dhe vendosja e aeroplanmbajtësve të saj në Mesdheun Lindor e kanë penguar me sa duket Hezbollahun dhe Iranin nga përshkallëzimi i konfliktit, zhvillime të tilla në frontin Izrael-Liban, po nxisin frikën se çdo përllogaritje e gabuar apo incident mund të çojë drejt një lufte në shkallë të gjerë.

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer vazhdimisht zjarr ndaj njëri-tjetrit përgjatë kufirit Liban-Izrael. Si Izraeli po ashtu edhe Libani kanë evakuuar dhjetëra mijëra njerëz që jetonin përgjatë vijës kufitare për arsye sigurie, pasi përleshjet e kufizuara po shkaktonin gjithnjë e më shumë viktima.

Sipas disa raporteve, numri i të vdekurve është rritur. Deri tani përleshjet spontane kanë shkaktar vdekjen e 11 ushtarëve dhe civilëve izraelitë, ndërsa mbi 130 njerëz janë vrarë në Liban, shumica e tyre luftëtarë të Hezbollahut. Edhe pse këto përleshje nuk i kanë kaluar deri tani “vijat e kuqe” të asnjërës palë, dinamikat po ndryshojnë dhe po ecin drejt një përshkallëzimi më të rrezikshëm.

Sulmet e Hezbollahut po rriten në aspektin e shtrirjes gjeografike, shpeshtësisë dhe  sofistikimit. Hezbollahu ndërhyri fillimisht në konflikt më 8 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin Jugor, duke sulmuar me raketa në pozicionet izraelite në fermat e Shebaa-s.

Por që nga ajo kohë lufta është zgjeruar dhe përshkallëzuar duke përfshirë disa qytete kufitare. Hezbollahu, dhe në një masë më të vogël fraksione të tjera militante palestineze, janë duke kryer sulme të përditshme me raketa mbi pozicionet izraelite, ndërsa Izraeli po kundërpërgjigjet me sulme ajrore dhe të artilerisë.

Për më tepër, sipas disa raporteve, përveç shtimit të valëve të sulmeve me raketa dhe dronë ndaj postave ushtarake izraelite, Hezbollahu ka shënjestruar dhe shkatërruar edhe infrastrukturën mbështetëse, dhe sidomos sistemet e vëzhgimit. Raportet mediatike theksojnë se qytetet në Izraelin Verior janë objektiva shumë të arritshëm për Hezbollahun, dhe zona e Galilesë mund të shndërrohet në një pikë kyçe në konflikt.

Nga ana tjetër, që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, takimet e shpeshta midis Hassan Nasrallah dhe udhëheqësve të lartë të Hamasit, sugjerojnë ekzistencën e një koordinimi të ngushtë midis të dyja organizatave në fushën e betejës në Gaza dhe Libanin jugor.

Në fillim të konfliktit, disa udhëheqës të Hamasit, përfshirë zyrtarin e lartë Khaled Mashal, e kritikuan ashpër Hezbollahun për refuzimin e hapjes së një fronti në kufirin jugor. Por sipas disa mediave, Nasrallah është takuar me udhëheqës të lartë të Hamasit pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Hamas në nëntor.

Në këto takime u diskutua mbi ngjarjet e fundit në Gaza, duke treguar për një koordinim të mëtejshëm dhe të vazhdueshëm. Kjo ka të ngjarë të shpjegojë ndalimin e sulmeve ndërkufitare nga Hezbollahu gjatë armëpushimit. Thuhet shpesh se qëllimi i Hezbollahut për të hyrë në betejën Izrael-Hamas është të zhvendosë vëmendjen e Izraelit në frontin e tij verior, duke e lehtësuar kështu Hamasin.

Kaloi gati 1 muaj përpara se kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të mbante fjalimin e tij të parë televiziv dhe të shumëpritur për luftën në Gaza. Vonesa pasqyroi kujdesin e madh mbi nivelin e përfshirjes së Hezbollahut në konflikt. Në fjalimin e tij të parë, Nasrallah nuk shpalli një luftë të plotë ndaj Izraelin, por paralajmëroi mundësinë e saj në varësi të zhvillimeve në frontin libanez dhe në Gaza.

Ndërkohë në fjalimin e tij të dytë televiziv, disa ditë më vonë, u duk sikur synoi të nënvizonte ndikimin e Hezbollahut në betejën me Izraelin, duke e vënë theksin tek sofistikimi i paprecedentë në operacionet e Hezbollahut.

Gjithsesi, deri tani angazhimi i Hezbollahut në konflikt është karakterizuar nga një kufizim relativ, dhe shumica e deklaratave të mëvonshme të lëshuara nga milicia duket se e pasqyrojnë një qasje të tillë. Por menjëherë pas fjalimit të dytë të Nasrallah, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant e paralajmëroi Hezbollahun që të mos e përshkallëzojë konfliktin përgjatë kufirit Izrael-Liban.

Me sa duket ishte si përgjigje ndaj aludimit të Nasrallah për një shtim të operacioneve ushtarake. Thuhet se Gallant, së bashku me shumë zyrtarë të lartë në Forcat Mbrojtëse të Izraelit, kërkuan nisjen e një sulmi të madh parandalues ​​kundër Hezbollahut menjëherë pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Por mbi atë propozim nuk pati konsensus. Në këtë rast ndikoi edhe presioni i SHBA-së ndaj Izraelit për të mos u përfshirë në një luftë me Hezbollahun. Gati dy javë më parë, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy deklaroi se parandalimi është politika aktuale e Izraelit kundër Hezbollahut, dhe jo përfshirja në një luftë me të.

Por 2 ditë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënoi se do të shkatërronte Bejrutin dhe Libanin Jugor nëse Hezbollahu vazhdon sulmet e tij ndaj Izraelit. Kjo deklaratë u bë gjatë një vizite tek Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të pozicionuara pranë kufirit.

Disa deklarata të kohëve fundit nga udhëheqës të lartë izraelitë, përfshirë Gallant, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit Tzachi Hanegbi, ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe udhëheqës të tjerë të lartë ushtarakë izraelitë, sugjerojnë se është ende një skenar i mundshëm një sulm parandalues ​​izraelit kundër Hezbollahut dhe zgjerimi i luftës.

Kjo për shkak të rëndësisë që ka siguria e qyteteve kufitare. Një tregues i rëndësishëm është takimi i Gallant më shumë se një javë më parë me një grup kryebashkiakësh dhe kryetarësh të këshillave të qyteteve kufitare.

Gjatë atij takimi, u diskutua për rikthimin e mundshëm të banorëve në shtëpitë e tyre. Gallant premtoi se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do ta sprapsin Hezbollahun në veri të lumit Litani në Liban përpara rikthimit të banorëve.

Sipas tij kjo mund të ndodhë ose nëpërmjet zbatimit të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës Izrael-Hezbollah në vitin 2006 dhe e ndaloi praninë ushtarake të Hezbollahut në kufirin jugor me një marrëveshje politike ndërkombëtare, ose nëpërmjet veprimeve ushtarake.

Në të njëjtën frymë, gazeta “Times of Israel” citoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit Tzachi Hanegbi, të thoshte se Izraelit mund të detyrohet të rinisë luftën kundër Hezbollahut për të parandaluar një sulm të ngjashëm me atë të Hamasit më 7 tetor, por këtë herë nga veriu.

Ndërkohë të hënën, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, tha se nëse kërcënimi i Hezbollahut në kufi me Izraelin nuk zhduket me mjete diplomatike, Izraeli do të përdorë veprimet ushtarake. Në fakt, një numër në rritje i figurave politike libaneze dhe ndërkombëtare po bëjnë thirrje për zbatimin e Rezolutës 1701.

Këtu përfshihet kreu i Forcave të Armatosura Libaneze, Samir Gegea; kreu i partisë Kataeb, Sami Gemayel; dhe disa deputetë të pavarur. Disa delegacione të huaja në Liban kanë kërkuar respektimin e Rezolutës 1701 gjatë bisedimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë libanezë.

Por Nabil Kaouk, anëtar i Këshillit Qendror të Hezbollahut, i përshkroi përpjekjet të tilla si promovim të qëllimeve izraelite brenda Libanit dhe në kurriz të sovranitetit të tij. Rezoluta 1701 kërkon nëpërmjet pikës nr.8 respektimin e plotë të Linjës Blu, një zonë kufitare e njohur nga OKB-ja që ndan Libanin nga Izraeli.

Ajo gjithashtu krijon një zonë midis Linjës Blu dhe lumit Litani pa asnjë grupim të armatosur, përveç ushtrisë libaneze dhe Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL). Për më tepër, kërkon çarmatimin e të gjitha grupeve të armatosura jo-shtetërore në Liban, në përputhje me Marrëveshjen e Taefit, e cila i dha fund luftës civile të Libanit në 1990.

Sipas kushtetutës së Libanit, kompetenca e shpalljes së luftë i takon ekskluzivisht shtetit, veçanërisht pushtetit ekzekutiv. Por duke pasur parasysh paralizën e paprecedentë institucionale në shtetin libanez, pa president në detyrë dhe me një qeveri të përkohshme jo-funksionale, veprimet e Hezbollahut, duke përfshirë strategjinë e tij përshkallëzuese përgjatë kufirit, janë pothuajse të pa sfiduara nga askush.

Brenda Libanit mbretëron pasiguria, teksa qytetarët janë të atashuar pranë lëvizjeve të ndryshme sektare. Megjithatë, kundërshtarët politikë të Hezbollahut refuzojnë kategorikisht mundësinë e shpalljes së njëanshme të luftës kundër Izraelit nga Hezbollahu. Ndërsa ekziston një konsensus thelbësor se një luftë me Izraelin do të ishte katastrofike për një ekonomi tashmë të rrënuar, kjo pikëpamje ndahet edhe në rangjet e ulëta të Hezbollahut.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet