LIVE UPDATES
Insights

Gënjeshtra, arma e Putinit për të mposhtur Perëndimin, na duhet një tjetër Plan Marshall

25 Dhjetor 2023, 09:16 Nga a.d

Gënjeshtra, arma e Putinit për të mposhtur Perëndimin, na

Nga Tobin Harshaw “Bloomberg

“Ju pëlqen apo jo, historia është në anën tonë. Ne do t’ju varrosim!”. Kështu iu drejtua perëndimorëve udhëheqësi sovjetik Nikita Khrushchev në vitin 1956. Por historia kishte plane të tjera. Tani, 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Vladimir Putin, një historian i vetëshpallur i historisë ruse dhe sovjetike, duket se është në njëjtën gjatësi vale me Khrushchev.

“Periudhës historike të dominimit të pandërprerë të Perëndimit mbi çështjet botërore po i vjen fundi”- deklaroi ai vitin e kaluar në konferencën e fundvitit për mediat. Po si mund ta rrëzojë Putini rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, me një ekonomi ruse që është 10 herë me e vogël se ajo e Amerikës, dhe me një ushtri të dërrmuar dhe të bllokuar në fushën e betejës në Ukrainë?

Natyrisht, këtë do të bëjë këtë në një mënyrë të fshehtë, siç i ka hije një ish-agjenti të KGB-së. Po ashtu, paralajmëron Calder Walton, duke u mbështetur në predikimin e fundit amerikan mbi epokën e “pas të vërtetës”. Walton, autor i librit “Spiunët:Lufta epike midis shërbimeve sekrete të Perëndimit dhe Lindjes”, dhe ndihmësdrejtor i Projektit të Historisë së Aplikuar dhe Projektit të Inteligjencës të Qendrës Belfer të Universitetit Harvardit, shton:“Kur ne nuk mund të biem dot dakord as për gjëra të tilla si faktet, është e vështirë pasja e një strategjie koherente mbi luftën informative ndaj armiqve”.

Në rast se flasim për një manipulim të opinionit publik, mendja na shkon që në fillim tek Rusia. Vladimir Putin është ish-agjent i i KGB-së. Si e dikton kjo botëkuptimin e tij dhe atë që po ndodh në Ukrainë?

KGB-ja e ka formësuar që në fillim botëkuptimin e tij. Edhe pse nëse gërvishtim në sipërfaqe, unë mendoj se karriera e tij në KGB, nuk ishte ashtu siç pretendon ai se ka qenë. Sepse ai ishte vërtet me shërbim në Gjermaninë Lindore, por jo në Berlin, ku ishte epiqendra e vëmendjes.

Dhe terreni i veprimit për spiunët e Luftës së Ftohtë...

Putin ishte caktuar të shërbente në Drezden, një zonë me një rëndësi periferike për

KGB-në. Ai ka lënë të kuptohet se ka punuar me bashkëpunëtorë të fshehtë, tamam si në serialin “Amerikanët”.Ai u përpoq të bëhej vetë një agjent sekret, por dështoi në testin e gjuhës.

Atëherë si përfundoi në krye të Rusisë?

Po aq e rëndësishme për karrierën e tij ishte kalimi i fillimit të viteve 1990 në Shën Petersburg, dhe krijimi i lidhjeve me krimin e organizuar atje. Në fundin e viteve 1990, kur ai u bë drejtor i FSB-së, shërbimit të ri të sigurisë, ai i bashkoi që të dyja. FSB, që jep llogari përpara Putinit, është de fakto një agjenci që drejton krimin e organizuar rus dhe pastrimin masiv të parave.

Por sa i përket formimit të botëkuptimit të tij më të gjerë?

Vladimir Putin e quajti rënien e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX-të. Që nga ajo kohë ai i ka vendosur vetes misionin ta bërë Rusinë serish të  madhe, për t’i dhënë asaj vendin e saj midis fuqive të mëdha të botës.

Është një etno-nacionalizëm rus që e sheh Ukrainën jo si një shtet të veçantë, por si pjesë të trashëgimisë së rusëve. Esetë që ai botoi në prag të pushtimit në shkallë të gjetë të vitit 2022, e bënë shumë të qartë këtë pikëpamje. Në fakt, edhe nëse analizoni fjalimet e tij në fillim të viteve 2000, nuk mund ta akuzoni për mungesë koherence.

Ai thoshte se SHBA-ja është diktatura e vërtetë në peizazhin ndërkombëtar; ankohej se ajo nuk merr parasysh interesat e vendeve të tjera; se nuk është një demokraci; se rendi ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja po prapa qëllimisht Rusinë dhe vendet e tjera. Është e pabesueshme, sesi Perëndimi ka pasur iluzione se ai do të bënte diçka tjetër përveç asaj që bëri në Ukrainë.

E megjithatë ushtria e tij nuk hyri në Kiev brenda një jave. Pse ndodhi kjo?

Kjo për 2 arsye kryesore. Së pari, nga demaskimi i planeve nga shërbimet sekrete të Perëndimit. Të dhënat e tyre demaskuan para opinionit publik ndërkombëtar pretekstet që po sajonte si justifikime për pushtimin.

Së dyti, Putin e konsideron veten si analistin e tij kryesor të inteligjencës, ashtu si dikur Josif Stalini. Shefat e inteligjencës nuk i thonë asnjëherë të vërtetën liderit suprem në Kremlin. Ata dhe mund ta bëjnë, por është e sigurt se shumë shpejt do të zhduken nga qarkullimi.

Të dy biem dakord që kemi hyrë në një Luftë të re të Ftohtë. A mendoni se është e dobishme ta shohim këtë përballje jo si midis Kinës dhe SHBA-së, por midis fuqive autokratike dhe atyre demokratike?

Kjo është një kornizë e dobishme, qoftë edhe vetëm për ne në Perëndim, që përpiqemi të kuptojmë se çfarë përfaqësojmë  dhe mbrojmë realisht. Për këtë arsye, lufta në Ukrainë ka të bëjë me shumë më tepër sesa vetëm me shpëtimin e Ukrainës si shtet.

Në lojë është për demokracia, mënyra jonë e jetesës dhe vlerat tona. Nuk ka asnjë dyshim se Kina po konkurron me të gjitha mjetet me SHBA-së sa i përket fuqisë ekonomike. Por ideologjia që qëndron pas saj përfshin autoritarizmin dixhital.

Kina po e eksporton atë model në Jugun Global. Në mbarë botën ka liderë autokratë që janë shumë të interesuar në përdorimin e mjeteve të Kinës për qëllimet e tyre të brendshme. Sigurisht, do të ketë edhe zona gri të vendeve autokratike, me të cilat Perëndimi duhet të mbajë marrëdhënie të ngushta.

Pra na duhen disa diktatorë që janë miqësorë me ne...

Por dhe ja ku jemi sërish tek modeli i Luftës së Ftohtë të dikurshme. Nuk është një model i përsosur, por sigurisht që është i dobishëm për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur.

Amerikanët priren të mendojnë se në fund modeli ynë demokratiko-kapitalist do të arrijë të triumfojë. Po ashtu, priremi të besojmë se në fund të fundit të gjithë njerëzit duan të jenë të lirë.

Ashtu është.

Por nëse Kina po eksporton mjetet për t’i mbajtur njerëzit të robëruar, si t’i kundërvihemi kësaj?

Ne mund të jemi më pak përcaktues në marrëdhëniet me liderët dhe qeveritë e vendeve në Jugun Global. Kohët e fundit mora vesh se një delegacion nga disa vende afrikane vizitoi Shkollën Kenedi në Harvard. Ata thanë se sa herë takohen zyrtarët e SHBA-ja u japin zakonisht leksione; ndërsa kinezët na ndërtojnë aeroporte të reja. Pra, ne duhet të jemi më pak mesianikë dhe disi më shumë pragmatikë.

Jam dakord edhe unë që nuk duhet t’u mbajmë shumë leksione. Por nga ana tjetër s’mund të ndërtojmë aeroporte për ta. Buxheti i Departamentit të Shtetit është i vogël, po ashtu edhe ai i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar...

Është e vërtetë, por ne kemi një avantazh të madh:njerëzit që duan të vijnë dhe të jetojnë në Amerikë, janë më të shumtë në numër, sesa ata që duan të shkojnë dhe të jetojnë në Kinë. E di që përmendja e Planit Marshall është bërë një klishe. Por nëse gjendemi në një përplasje gjeopolitike të re dhe kemi të palë të treta që duan të jenë me Amerikën, atëherë çfarë mund t’u ofrojmë atyre? Një Plan i ri Marshall, mund të jetë pikërisht ajo që na nevojitet.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet