LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Hyrja në Merdare e mallrave nga Serbia, përfitim apo vështirësi?

Një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar ndalimin e importit të mallrave nga Serbia me kontrolle të shtuara në Merdare, bizneset në jug të lumit Ibër e mirëpresin këtë veprim. Ky tregtar e ka zëvendësuar mallin nga Serbia kryesisht me atë që vjen nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia.

9 Tetor 2024, 09:00 Nga N.F
Analiza: Hyrja në Merdare e mallrave nga Serbia, përfitim apo
Foto ilustruese

KOSOVË- “Njerëzit vijnë dhe kërkojnë mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur për një vit. Mendoj se do të kthehen në rafte”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Josifoviç, pronar i një prej dyqaneve më të mëdha në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe afër Prishtinës.

Një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar ndalimin e importit të mallrave nga Serbia me kontrolle të shtuara në Merdare, bizneset në jug të lumit Ibër e mirëpresin këtë veprim. Ky tregtar e ka zëvendësuar mallin nga Serbia kryesisht me atë që vjen nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia.

"Raftet janë plot, por gradualisht do të përpiqemi t’i kthejmë mallrat nga Serbia, pasi ato tradicionalisht kërkohen dhe blihen", shtoi Josifoviç.

Megjithatë, ai është i shqetësuar sepse vetëm pika kufitare Merdare është hapur për importin e mallrave nga Serbia, dhe, siç thotë ai, mund të krijohen radhë të gjata.

Kurse Jellena nga veriu i Kosovës, e cila merret me tregti tekstili, thotë se hapja e pikës kufitare në Merdare nuk ka asnjë rëndësi për të. Ajo shpjegoi se kjo i rrit kostot, transporti zgjat më shumë dhe gjithashtu ka frikë se do të krijohen radhë të gjata.

Pika kufitare në Merdare e hapur për mallrat nga Serbia

Në pikën kufitare Merdare, vendimi i Qeverisë së Kosovës filloi të zbatohej rreth mesditës më 8 tetor, kur një kamion me mallra nga Serbia, i shoqëruar nga policia, u dërgua në terminalin doganor për një kontroll të detajuar.

Kontrolli i këtij kamioni zgjati rreth dy orë, por shoferi nuk pranoi të flasë për detajet për mediat. Nga ana tjetër, Visar Rexhepi, shofer i një kompanie transporti nga Kosova që merret me importin e grurit, tha se kishte pritur me orë të tëra për kontrollin e mallrave që importon nga Serbia.

Sipas tij, më parë ky kontroll zgjaste gjysmë ore deri në një orë. Qeveria e Kosovës më parë kishte njoftuar për kontrolle të detajuara të kamionëve me mallra nga Serbia, deri në mbërritjen e skanerëve.

“Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare”, shkroi në Facebook, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Gjithashtu, u njoftua se hapja e pikave të tjera kufitare do të lejohet për të gjitha mallrat sapo skanerët të bëhen funksionalë në ato pika. Por, aktualisht nuk dihet kur do të ndodhë kjo. Me skanerët, autoritetet kosovare synojnë të sigurojnë që mallrat që hyjnë nga Serbia të mos paraqesin "rrezik për sigurinë" e Kosovës.

Një ditë më parë, më 7 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti se masat nuk ishin ekonomike, por të sigurisë, dhe se situata e sigurisë nuk kishte ndryshuar, duke theksuar se po priten skanerët për të hapur pikat e kalimeve kufitare në veri të Kosovës për mallrat serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 7 tetor tha se vendimi i Prishtinës ishte i rëndësishëm për ekonominë serbe, por shtoi se priste nga autoritetet e Kosovës që "të bëjnë gjithçka" për ta penguar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve. Vendimi i Qeverisë së Kosovës që mallrat nga Serbia të mund të hyjnë pjesërisht e gëzoi shumë Bojan Rajkoviqin, pronar i një dyqani të vogël në fshatin Llapllasellë në komunën e Graçanicës.

"Shpresoj që biznesi të jetë shumë më i mirë, pasi kohët e fundit nuk ka pasur shumë punë. Jemi mësuar me (mallrat nga Serbia)", tha ai.

Produktet nga Serbia për vite me radhë kanë qenë ndër më të kërkuarat në tregun e Kosovës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova importoi mallra nga Serbia me vlerë mbi 372 milionë euro, ndërsa në vitin 2023, kjo vlerë ishte afër 199 milionë euro.

Importi dhe eksporti mes Kosovës dhe Serbisë

Tregtarët e vegjël blejnë mallra nga Serbia përmes distributorëve të autorizuar për Kosovën, dhe një prej tyre është kompania Elkos Group, në kuadër të së cilës funksionon dhe zinxhiri i dyqaneve të mëdha ETC.

Ramiz Kelmendi, pronari i këtij zinxhiri tregtar, shpjegoi për REL-in se disa konsumatorë janë mësuar me shijen e produkteve që vijnë nga Serbia, dhe shtoi se ato do të rikthehen menjëherë në rafte.

ETC-ja ka rrjet dyqanesh të mëdha të shtrirë në të gjithë Kosovën, përfshirë Graçanicën. Banorët e Mitrovicës së Veriut, gjithashtu, shpesh bëjnë blerje në dyqanet e këtij rrjeti që ndodhet në Mitrovicën e Jugut.

"Shtetasit serbë janë rritur me ato shije (mallrat nga Serbia), ata kanë gjetur mënyra për t'i importuar ato (pavarësisht ndalimit)", tha Kelmendi.

Ai beson se me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, manipulimet rreth importit do të kthehen në tregti të rregullt.


"Shtetasit do të vijnë për të blerë, si dhe disa tregtarë që operojnë në Mitrovicën e Veriut", shtoi Kelmendi.

Produktet nga Serbia, ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës, në komunat veriore mund të gjendeshin në disa dyqane, edhe pse ndalimi i importit ishte në fuqi. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me doganën, ka kryer një sërë operacionesh kundër kontrabandës së mallrave nga Serbia gjatë vitit e gjysmë të fundit, ndërsa rrugët alternative midis Kosovës dhe Serbisë janë kontrolluar rreptësisht.

Vendimin për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia Qeveria e Kosovës e mori në mes të korrikut 2023 për arsye "sigurie", pasi policia serbe arrestoi tre policë kosovarë. Megjithëse, ndërkohë, policët kosovarë u liruan, ndalimi për importin e mallrave serbe mbeti në fuqi.

Një hap drejt zhbllokimit të marrëveshjes CEFTA

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalimin e importit të mallrave nga Serbia pasoi presionin nga Gjermania, e cila insistonte se me këtë dëmtohej Marrëveshja për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), si dhe Procesi i Berlinit.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit, një iniciativë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian (BE), mbahet më 14 tetor.

Kështu mendon edhe Nenad Gjuriq, këshilltar i presidentit të Dhomës së Tregtisë së Serbisë, i cili tha se vendimi që mallrat të kalojnë vetëm përmes pikës në Merdare është simbolik për kryeministrin e Kosovës.

"Ai në këtë mënyrë tregon se pjesa veriore e Kosovës ende nuk është e qëndrueshme, pasi për masën e ndalimit të importit dha arsye sigurie dhe jo ekonomike. Arsyeja ekonomike është krejtësisht e pajustifikueshme, sepse një pjesë e madhe e tregut të Kosovës varet nga importi i lëndëve të para dhe materialeve nga Serbia", tha Gjuriq.

Ai vlerësoi se Kurti dha një mesazh politik se veriu i Kosovës është ende i bllokuar për hyrjen e mallrave nga Serbia, pasi atje "nuk ka kontroll të plotë".

"Kurti dërgoi një mesazh politik se ai është ai që vendos kontrollin politik mbi të gjithë territorin e Kosovës," shtoi ai.
Gjuriq beson se ky është hapi i parë drejt zhbllokimit të funksionimit të marrëveshjes CEFTA.

"Për katër vjet, CEFTA është bllokuar. Ministrat duhet të bien dakord për të gjitha vendimet që janë negociuar deri tani në nivel teknik, por nuk kanë kaluar në këshillin ministror për të hyrë në fuqi," thotë Gjuriq.

Takimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s është planifikuar për 9 tetor në Beograd, ku pritet të miratohen vendimet e dakorduara. Bllokimi i CEFTA-s erdhi për shkak të ndalimit të importit të mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës dhe mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në këtë iniciativë.

Kosova është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2007, por përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Qeveria e Prishtinës ka kërkuar që kjo përfaqësim të ndryshojë, ndërsa Gjermania kohët e fundit ka ofruar një "zgjidhje" në këmbim të heqjes së ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, duke shtuar një yll pranë emrit të Kosovës, me një fusnotë që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht./ REL

mallra serbe merdare kosove

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më