LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Washington

Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t'iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.

8 Tetor 2024, 22:58 Nga M.B
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Washington
Yoav Gallant

SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, tha Pentagoni, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.

Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t'iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.

Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.

Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.

Kur u pyet për anulimin e vizitës së zotit Gallant, Shtëpia e Bardhë tha se për këtë gazetarët duhet të pyesin qeverinë izraelite. Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij kanë shqyrtuar mundësinë e një telefonate me Kryeministrin Netanyahu që nga fundi i shtatorit. Por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje nëse një telefonatë e tillë tashmë është planifikuar.

Presidenti Biden tha të premten se mendonte se Izraeli nuk kishte arritur ende në përfundimin se si duhej t'i përgjigjej Iranit dhe shtoi se ai do të shqyrtonte mundësinë e goditjes së rafinerive iraniane të naftës nëse do të ishte në vendin e Izraelit.

Irani të martën paralajmëroi Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse. Ministri i Jashtëm iranian tha se çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të merrte një përgjigje. Ndërkohë një zyrtar i lartë iranian u tha shteteve të Gjirit se do ta konsideronte "të papranueshëm" dhe do të merrte masa ndaj tyre nëse ato lejojnë që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Iranit.

Fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje diplomatike nga frika se konflikti do të mund të zgjerohej në zona të tjera të Lindjes së Mesme, një rajon me burime të mëdha të naftës./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez