Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Me më shumë se një milion banorë në zonat bregdetare nën urdhra për evakuim, ata që po largoheshin drejt zonave më të larta bllokuan autostradat dhe pikat e karburantit, në rajonin që ende po rimëkëmbet nga pasojat e uraganit Helene, më pak se dy javë më parë.
SHBA- Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për t'u evakuuar ose për t'u strehuar përpara se të godasë uragani Milton, që parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës.
Me më shumë se një milion banorë në zonat bregdetare nën urdhra për evakuim, ata që po largoheshin drejt zonave më të larta bllokuan autostradat dhe pikat e karburantit, në rajonin që ende po rimëkëmbet nga pasojat e uraganit Helene, më pak se dy javë më parë.
Stuhia parashikohet të godasë zonën metropolitane të Tampa Bay, ku jetojnë mbi tre milion njerëz, megjithëse parashikuesit thanë se rruga e saj mund të ndryshojë përpara se të prekë tokën në orët e vona të së mërkurës në mbrëmje ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryetarja e Tampas, Jane Castor, paralajmëruan njerëzit në zonat e evakuimit që të largoheshin ose do ta rrezikonin vdekjen.
Michael Tylenda, i cili po vizitonte djalin e tij në Tampa, tha se po i përgjigjej këtij këshillimi.
“Nëse dikush di diçka për Floridën... kur nuk evakuohesh pasi urdhërohesh, ke gjasa të vdesësh”, tha Tylenda. “Ka pasur shumë njerëz që kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe kanë përfunduar duke u mbytur. Nuk ia vlen. Shtëpia mund të zëvendësohet. Gjërat mund të zëvendësohen. Kështu që është më mirë të largohesh nga qyteti”.
Milton pritet të ruajë forcën si uragan ndërsa kalon gadishullin e Floridës, duke sjellë gjithashtu rrezik për stuhi në bregun Atlantik të shtetit.
Rreth 2.8 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së është në rrugën direkte të Miltonit, tha Ryan Sweet, kryeekonomist i SHBA-së në Oxford Economics. Linjat ajrore, kompanitë e energjisë dhe një park i Universal Studios janë ndër kompanitë që kanë ndaluar operacionet e tyre në Florida ndërsa po përgatiten për ndërprerje.
Milton u bë stuhia e tretë me intensifikimin më të shpejtë në historinë e Atlantikut, duke kaluar nga Kategoria 1 në Kategorinë 5 në më pak se 24 orë.
“Këto temperatura jashtëzakonisht të ngrohta të sipërfaqes së detit ofrojnë karburantin e nevojshëm për intensifikimin e shpejtë që pamë të ndodhte”, tha shkencëtari klimatik, Daniel Gilford, nga Climate Central, një grup kërkimor jofitimprurës. “Ne e dimë që ndërsa njerëzit rrisin sasinë e gazeve serrë në atmosferë, kryesisht duke djegur lëndë djegëse fosile, ne po rrisim atë temperaturë në të gjithë planetin”.
Trafiku i dendur bllokoi rrugët që çonin jashtë Tampas të martën, kur rreth 17 për qind e afro 8.000 stacioneve të karburantit të Floridës kishin mbetur pa furnizime, sipas monitoruesit të tregjeve të karburantit GasBuddy./REL
Foto ilustruese KOSOVË- Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore p&...
foto ilustruese LIBAN- Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën dhe udhëheqësi në det...
Pamja nga hapsira SHBA- Pamje mbresëlënëse të uraganit "Milton" nga hapësira janë publikuar nga NASA. Videoja me ti...
Foto ilustruese SHBA- FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të...
Yoav Gallant SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të më...
Melania Trump SHBA- Në një kujtim të sapo publikuar, ish-Zonja e Parë Melania Trump ndan qëndrimin e saj pro-zgjedhjes për a...
Donald trump dhe Vladimir Putin SHBA- Një libër i ri nga gazetari Bob Woodward ka zbuluar se Donald Trump i dërgoi fshehurazi teste p&e...
pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident tragjik ka ndhdur në Gjermani. Mësohet se rreth 50 persona janë lënduar në nj...
Foto ilustruese SHBA- Votuesit amerikanë ka gjasa të përballen me një valë dezinformatash dhe fushatash drejtuar ndaj tyre, të...
Alexander Kasanof BALLKAN- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara m...