LIVE UPDATES
Editorial

Analiza: Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”, rënia e madhe elektorale e partisë AKP

Humbja e Stambollit dhe dy bashkive të tjera të mëdha të vendit, Ankarasë dhe Izmirit, por mbi të gjitha rënia e madhe elektorale e partisë AKP, e cila në bazë të rezultateve krahasuese është në vendin e dytë, tregon se presidenti Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”.

31 Mars 2024, 22:45 Nga Nikos Meletis
Analiza: Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”,
Rexhep Tayip Erdogan

TURQIA- Pas gati 22 vitesh, partia e Erdogan bie nga 44% në 37%, duke kaluar në vendin e dytë. Rexhep Tayip Erdogan po përballet me një skenë krejtësisht të ndryshme politike pas përmbysjes së zgjedhjeve lokale, vetëm një vit pas zgjedhjes së tij të tretë si president i Turqisë. Humbja e Stambollit dhe dy bashkive të tjera të mëdha të vendit, Ankarasë dhe Izmirit, por mbi të gjitha rënia e madhe elektorale e partisë AKP, e cila në bazë të rezultateve krahasuese është në vendin e dytë, tregon se presidenti Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”.

Ai tashmë ka përballë një kundërshtar shumë të fortë, Ekrem Imamoglu, i cili megjithë dobësitë dhe copëzimin e opozitës, arriti t’i japë për të dytën herë  Erdogan ‘një goditje politike’ duke fituar Bashkinë e Stambollit. Në një betejë, të cilën Erdogan zgjodhi ta luftojë vetë si kreu i partisë së tij, duke dashur të nënvizojë rëndësinë e betejës së Stambollit për përparimin e vendit nën udhëheqjen e tij.

Rezultatet tani ‘minojnë imazhin politik’ të Erdoganit dhe paraqesin sfida serioze për të për hapat e tij të ardhshëm, që janë rishikimi i Kushtetutës dhe ndoshta zgjedhjet e parakohshme për të kërkuar një mandat tjetër pas vitit 2028. Me faktet e reja, të konsoliduara në skenën politike të Turqisë, Erdogan vështirë se do të mund të fitojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës dhe do të duhet të kërkojë aleanca të reja me partitë dhe forcat e hapësirës konservatore nacionaliste dhe islamike për të pasur ndonjë shpresë për ndryshim.

Kjo ka të ngjarë ta çojë atë drejt politikave të ashpra dhe agresive, megjithëse siç rezulton “thembra e tij e Akilit” ishte ekonomia pasi ai nënvlerësoi pasojat e inflacionit të lartë në shtresat popullore që përbëjnë bazën zgjedhore. Dilemat për liderin turk do të jenë të shumta tashmë, pasi çdo anashkalim i politikës ekonomike “ortodokse” të ndjekur nga ministri i Financave Simsek për të vijuar me përfitime dhe rritje pensionesh do të çonte sërish në rrëzimin e ekonomisë turke. Dhe tani Erdogan konstaton se “recetat” që ai ka ndjekur në 22 vitet e fundit për të zbutur opozitën dhe gjithashtu pakënaqësinë e disa shtresave shoqërore, tashmë nuk bëjnë më punë.

rexhep taip erdogan nikos meletis

Sondazh

Poll
Editorial 20 Mars 2024, 12:49 Lutfi Dervishi

Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset!

Lutfi Dervishi Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiran&...

Editorial 18 Mars 2024, 18:11 Meri Lika

Një gaç Shqipëri!

meri lika Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë kuptimin e fjalës “gaç” dhe paraprakisht më duhet të shjegoj kupti...

Editorial 13 Mars 2024, 12:08 Ditmir Bushati

Rrethimi Demokratik

Ditmir Bushati Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit ru...

Editorial 5 Mars 2024, 17:27 Dosja.al

Ata që duartrokitën dënimin e Belerit

Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ram&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet