LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Gjiri i Guantanamos, një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.

27 Shkurt 2025, 14:29 Nga N.F
Analiza e VOA: Gjiri i Guantanamos, një front i ri në politikën
Foto ilustruese

GUANTENAMO- Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë.  I njohur si vendi ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit dhe që ka ngjallur kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, Guantamo është përdorur kohë pas kohe edhe si qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përmes Haitit dhe Kubës.

Megjithëse Qendra e Operacioneve të Emigracionit në Guantanamo është e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë, kjo nuk do të thotë se ajo u ka shpëtuar kritikave. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.

“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo ku do të dërgojmë kriminelët më të këqinj të huaj pa dokumente, që kërcënojnë popullin amerikan. Disa prej tyre janë aq të këqinj, saqë ne nuk u besojmë as vendeve të tjera që t’i mbajnë ata”, ka dekluarar Presidenti Trump.

Njoftimi u pasua me protesta nga grupet për të drejtat e njeriut. Kjo nuk është hera e parë që kjo bazë përdoret për mbajtjen e emigrantëve. Shumica e njerëzve e njohin Guantanamon si vend paraburgimi për të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, duke përfshirë autorin e dyshuar të tyre, Khalid Sheikh Mohammed.

Por, sipas kritikëve, ai është gjithashtu vendi i abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.Më pak e njohur është një qendër e Shteteve të Bashkuara për paraburgimin e emigrantëve në Guantanamo, e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë. Qendra u hap më 1991, kur mijëra haitianë u larguan drejt SHBA-së pas një grushti të dhunshëm shteti.

Administrata e Presidentit George H. W. Bush krijoi një kamp refugjatësh në Guantanamo për të strehuar disa prej tyre, ndërsa shqyrtoheshin kërkesat për azil. Mijëra kubanë dhe të tjerë që kërkojnë azil politik në SHBA janë kapur gjithashtu në det dhe janë vendosur përkohësisht në këtë qendër.

Më 1999 SHBA shqyrtoi një plan për të strehuar 20 mijë refugjatë që po iknin nga konflikti në Kosovë. Por kjo ide u hodh poshtë për shkak të shqetësimeve se Guantanamo ishte shumë larg atdheut të tyre.

Gjatë kohëve të fundit, administrata e ish-Presidentit Biden mendoi shfrytëzimin e Guantanamos për të shqyrtuar kërkesat për azil të një vale të re emigrantësh nga Haiti, megjithëse në fund kjo ide nuk përparoi. Ashtu si burgu i Guantanamos për të dyshuarit për terrorizëm, edhe qendra e emigrantëve është përballur me akuza për kushte çnjerëzore dhe të paligjshme.

Raportet e Projektit Ndërkombëtar të Ndihmës për Refugjatët flasin për ndalime të zgjatura, mungesë të procesit të rregullt ligjor, ujë të papijshëm, kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe ekspozim ndaj ujërave të zeza të hapura.

Sot, 15 persona janë të burgosur në Guantanamo ndërsa Qendra e Operacioneve të Emigracionit strehon një grup të vogël refugjatësh, kryesisht nga Haiti dhe Kuba. Zgjerimi i propozuar për dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente, do të shënonte një ndryshim të madh në politikat amerikane të emigracionit.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka thënë se “do të ndiqet procesi i duhur” për prurjet e reja të emigrantëve, por kritikët paralajmërojnë se strehimi i emigrantëve në Guantanamo mund të rezultojë me shkelje të të drejtave të njeriut ngjashëm me rastet e dokumentuara në të kaluarën. Deri tani, më shumë se 175 burra janë transferuar në Guantanamo nga një qendër emigracioni në Teksas./VOA

gjiri i guantanamos shba

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara