LIVE UPDATES
Bota

Trump tha se do të shkurtojë programet e sigurimeve shoqërore dhe ndihmave sociale, ligjvënësit amerikanë në përpjekje për kompromis për buxhetin

Përpara votimit, disa ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve shprehën shqetësim për nivelin e lartë të shpenzimeve dhe shtimin e deficitit që do të shkaktohej nga vazhdimi i shkurtimit të taksave.

27 Shkurt 2025, 07:28 Nga r.ll
Trump tha se do të shkurtojë programet e sigurimeve shoqërore dhe
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Donald Trump iu përgjigj të mërkurën pyetjeve lidhur me shqetësimet nëse legjislacioni që do të sigurojë financimin e qeverisë federale pas afatit të 14 marsit, do të përfshijë shkurtime të programeve të sigurimeve shoqërore si Medicaid dhe ndihmave sociale.

"Nuk do t’i prekim ato (programe)," u tha zoti Trump gazetarëve. "Do të kontrollojmë për shpërdorime, natyrisht. Jam i sigurt që jeni dakord për masat për ata që nuk duhet të përfitojnë, për ata që janë këtu në mënyrë të paligjshme dhe të tjerë që kanë shkelur ligjin”.

Këto shkurtime të mundshme janë një nga çështjet që ligjvënësit po përpiqen të zgjidhin përpara se një projekt-ligj për buxhetin e përkohshëm të skadojë pas më pak se dy javëve.

Të martën, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për buxhetin, duke hedhur hapin e parë drejt shkurtimit të taksave dhe paralelisht, shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Buxheti i miratuar me 217 vota pro dhe 215 kundër u kritikua nga ligjvënësit demokratë, të cilët e quajtën "të papërgjegjshëm”.

"Ne premtuam të respektojmë agjendën e plotë të Presidentit [Donald] Trump, jo vetëm një pjesë të saj, " u tha zoti Johnson gazetarëve më herët të martën.

Përpara votimit, disa ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve shprehën shqetësim për nivelin e lartë të shpenzimeve dhe shtimin e deficitit që do të shkaktohej nga vazhdimi i shkurtimit të taksave. Shqetësimi i tyre lidhet me faktin se fondet e munguara në buxhet për shkak të shkurtimit të taksave, është pothuajse e pamundur të kompensohen pa shkurtuar programet kryesore sociale që ndihmojnë votuesit amerikanë. Senati, në variantin e tij të buxhetit, propozon që shkurtimi i taksave të bëhet në një moment të dytë, me një tjetër projektligj, më vonë gjatë këtij viti.

"Jo vetëm që po punojmë për të gjetur kursime për taksapaguesit amerikanë, një përdorim më të mirë dhe më efikas të parave të tyre, por ne gjithashtu kemi një detyrim moral për të ulur borxhin", tha ligjvënësi Johnson.

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje ligjvënësve që të miratojnë "një projektligj të madh dhe të bukur" që do të përfshinte pjesët kyçe të axhendës së tij politike.

Pavarësisht se Presidenti Trump kishte shprehur preferencën e tij për versionin e Dhomës së Përfaqësuesve të projektligjit për buxhetin, Senati të premten e kaluar miratoi një projektligj për financimin e qeverisë, i cili parashikon 150 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 175 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit. Ky projektligj gjithashtu shmang shkurtimet e debatueshme të programit ‘Medicaid’, programi i sigurimeve shëndetësore për të varfrit, që parashikon projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësi republikan Tony Gonzales udhëhoqi një grup prej shtatë republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve që janë shprehur kundër shkurtimit të programit të kujdesit shëndetësor “Medicaid”, si dhe ndihmave ushqimore dhe programeve të tjera sociale.

“Shkurtimi i programit “Medicaid” do të kishte pasoja serioze, veçanërisht në komunitetet rurale dhe kryesisht hispanike, ku spitalet dhe shtëpitë e azilit për të moshuarit tashmë po ndeshen me vështirësi në përpjekjet për të shmangur mbylljen”, thanë ligjvënësit në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson javën e kaluar.

Presidenti Trump postoi në rrjetin social Truth Social javën e kaluar se "Dhoma e Përfaqësuesuve dhe Senati po bëjnë një punë SPEKTAKOLARE, duke punuar së bashku si një EKIP i unifikuar dhe i pamposhtur, megjithatë, ndryshe nga versioni i senatorit Lindsey Graham, projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve zbaton në mënyrë të PLOTË axhendën time Amerika e Para, GJITHÇKA, jo vetëm pjesë të tij!"

Projektligjet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit tani do të duhet të unifikohen parapara se të dërgohen për nënshkrim tek presidenti.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një kompromis deri më 14 mars, do të ketë një mbyllje të pjesshme të qeverisë, duke lënë përkohësisht miliona punonjës federalë pa paga dhe duke pezulluar disa shërbime jo thelbësore të qeverisë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, nuk përjashtoi mundësinë e një projektigji tjetër të financimit afatshkurtër të qeverisë për t'u dhënë ligjvënësve më shumë kohë për të punuar në projektligjin për buxhetin.

"Ne po i mbajmë të gjitha opsionet të hapura, por nuk ka mbetur shumë kohë ", tha senatori Thune për gazetarët të martën.

Senati votoi për versionin e tij të buxhetit, sepse nuk ishte i sigurt se Dhoma e Përfaqësuesve do të mund të miratonte një version të saj të projektligjit për buxhetin.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer e quajti votimin si hapin e parë drejt dëmtimit të votuesve.

"Nuk ka asnjë dyshim se ky projektligji do të prekë të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara për të rritur pasurinë e njerëzve më të pasur. Kjo është e gabuar. Ne do të përdorim çdo mundësi për të ngritur shqetësimet që po dëgjojmë nga votuesit tanë, do të bashkohemi dhe do të organizohemi me ata për të luftuar këtë ulje taksash për miliarderët", tha senatori Schumer të martën./VOA

buxheti ne shba donald trump

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend